Diel, 12 Tetor 2008 20:18:27

Lexoni versionin Print

Një “çerek-burri” që arriti sukses në art, biznes dhe dashuri

Dick Hilburn, lindi më 15 janar 1918, në Bladenboro, Karolina e Veriut. Dick, lindi fizikisht i cunguar. Ai kishte një dorë të vetme dhe asnjë gjymtyrë tjetër. Ai mund të ishte një handikapat i zakonshëm, por Dick nuk e la veten të tillë. Ai nuk kishte gjymtyrë, por kishte një shpirt të paepur.

Shekulli
Premte, 20 Qershor 2008 08:40:00

 

Dick Hilburn, lindi më 15 janar 1918, në Bladenboro, Karolina e Veriut. Dick, lindi fizikisht i cunguar. Ai kishte një dorë të vetme dhe asnjë gjymtyrë tjetër. Ai mund të ishte një handikapat i zakonshëm, por Dick nuk e la veten të tillë. Ai nuk kishte gjymtyrë, por kishte një shpirt të paepur.

Dick arrinte të lëvizte dhe të kryente të gjitha veprimet e një njeriu normal, me një dorë të vetme. Por nuk u mjaftua me këtë aftësi fizike të zhvilluar me forcën e vullnetit. Mendoi edhe për mendjen. Ai provoi të bëhej një artist i mirë dhe nisi të realizonte piktura dhe tatuazhe.

Por Dick kishte edhe një sens natyral biznesmeni. Ai nuk e la veten të “menaxhohej” nga të tjerë. Propozimet për ekzibicion i trajtonte dhe i menaxhonte vetë. Arriti të ishte një njeri relativisht i kamur në Karolinën e Veriut.

I suksesshëm në jetë, art dhe biznes, Hilburn ishte gjithashtu i suksesshëm edhe në dashuri. Ai u martua me një grua krejtësisht normale nga fiziku.

Dick Hilburn jetoi aktiv deri ditën që vdiq, në qershor të vitit 1971. Ai jetoi si një njeri normal. E vetmja gjë që limitoi jetën e tij, ishte ajo që na limiton të gjithëve, vdekja.

DICITURA: Dick Hilburn në një foto të realizuar rreth vitit 1958


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML