Shtune, 22 Nentor 2008 13:42:25

Lexoni versionin Print

Hollësi rreth mundësisë së studimeve në Itali dhe Greqi

E dashur Anisa. Për pyetjet tuaja u interesuam pranë Ambasadës Italiane dhe asaj Greke në Tiranë. Të dyja ofrojnë mundësi për të vijuar shkollën e lartë atje, por siç kuptohet lehtë, ka një seri procedurash paraprake.

Shekulli
Premte, 27 Qershor 2008 08:10:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT / Materiali i mëposhtëm është përgatitur nga gazetarja Elona Demollari, për pyetjen e lexueses sonë maturante Anisa Tahiri dërguar me SMS në 0692061489.

E dashur Anisa. Për pyetjet tuaja u interesuam pranë Ambasadës Italiane dhe asaj Greke në Tiranë. Të dyja ofrojnë mundësi për të vijuar shkollën e lartë atje, por siç kuptohet lehtë, ka një seri procedurash paraprake.

Për aplikimin për një Universitet Italian, duhet të keni patjetër certifikatën e njohjes së gjuhës italiane (quhet CELI dhe lëshohet me provim nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë). Nëse e keni këtë (kusht i domosdoshëm) mund të nisni aplikimin. Konsullata pranë Ambasadës ka shpallur një listë datash me universitetet italiane që pranojnë studentë shqiptarë. Nëse do të shkosh në Universitetin e Milanos, ke një datë të paracaktuar paraqitjeje në Ambasadë, nëse aplikon për Bari, ke një datë tjetër paraqitjeje e kështu me radhë (datat i gjeni në afishime pranë ambasadës).

Veç CELI-t duhet të keni certifikatën e notave të tre viteve të gjimnazit dhe atë të semestrit të parë të vitit të katërt (nëse jeni maturant). Kjo certifikatë notash, merr një seri vulash nga Drejtoria e shkollës, te Drejtoria Arsimore, pastaj te Ministria e Arsimit, e më pas legalizohet në Ministrinë e Jashtme.

Në 3 qershor janë shpërndarë gjithashtu nga Ambasada, dy formularë: njëri quhet Model A dhe në të ti shënon gjeneralitetet e tua, plus universitetin, fakultetin dhe degën që dëshiron në Itali dhe tjetri quhet Autentica Foto dhe aty duhet të ngjitësh dy foto të tuat. Dokumentet futen në një zarf dhe dorëzohen dorazi në Konsullatë, duke shënuar lart emrin dhe numrin tënd të telefonit. Nëse të vjen një përgjigje e parë, atëherë dorëzon edhe një seri dokumentesh të tjera, për të vijuar aplikimin, konkretisht, dëftesën e pjekurisë, notat e provimit me zgjedhje dhe certifikatë notash nga AVA.

Kurse për Greqinë, lidhur me pyetjen tuaj, u interesuam pranë Ambasadës së Greqisë në Tiranë

Zyra e shtypit e atjeshme na tha se Ministria e Jashtme e Greqisë ka shpallur gjithashtu këto ditë dhënien e bursave për qytetarët shqiptare për vitin akademik 2008-2009 për studime universitare dhe studime pasuniversitare në Greqi. Këto bursa jepen nga Drejtoria e Çështjeve të Arsimimit dhe nga Drejtoria e Ndihmës Zhvilluese.

Edhe këtu ka sigurisht një seri procedurash për t’u ndjekur. Ti mund të pajisesh me komunikatën, bashkë edhe me materialin informues për kushtet që duhen plotësuar për pjesëmarrje (si dhe kërkesën e kandidimit), pranë Ambasadës së Greqisë në Tiranë (hyrja qendrore). Vetëm kujdes me afatet: Dosjet e kandidimit duhet që të depozitohen nga 30 Qershori deri më 14 Korrik 2008, çdo ditë ora 12.00-14.00. Shpresojmë t’ju kemi dhënë një informacion ndihmës, suksese Anisa!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML