Enjte, 16 Tetor 2008 05:03:43

Lexoni versionin Print

Një letër nëne për dhunë në qeli dhe përgjigja e policisë

Nëna e Mikael Stefos, i është drejtuar Avokatit të Popullit si dhe rubrikës “Kontakt” në gazetën “Shekulli”. Në një letër ajo shkruan se “djali i saj ka shenja dhune në trup”.

Shekulli
Premte, 27 Qershor 2008 08:12:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT - Familja e një prej të arrestuarve me një sasi droge disa ditë më parë në Elbasan ka akuzuar policinë për dhunë në qelitë e paraburgimit.

Nëna e Mikael Stefos, i është drejtuar Avokatit të Popullit si dhe rubrikës “Kontakt” në gazetën “Shekulli”. Në një letër ajo shkruan se “djali i saj ka shenja dhune në trup”.

Letra e nënës së Mikaelit

Më datë 16.06.2008 është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit nga oficerët e Sektorit të Drogës, djali im Mikael Stefo. Në Drejtorinë e Policisë djali im është rrahur e keqtrajtuar duke u goditur në mënyrë çnjerëzore në të gjitha pjesët e trupit, me grushte e shkelma, duke i shkaktuar dhimbje të forta në bark, si dhe duke i dëmtuar veshin e majtë, ku edhe aktualisht ka dhimbje të forta në të gjithë anën e kokës.

Në seancën gjyqësore të datës 20.06.2008 djali ka deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga Zihni Shahu, prokuror Petref Asllani dhe avokatit të tij mbrojtës Bajram Stafa, se e kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore duke i thënë që të firmoste procesverbalin dhe të pranonte ato që i thoshin punonjësit e policisë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore nga ana e djalit tim është bërë kallëzimi, i cili është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Jam interesuar për djalin i cili është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit menjëherë dhe vetëm më datë 22 është vizituar nga mjeku. Edhe pse kanë kaluar thuajse 8 ditë, djali vazhdon të ketë ende dhimbje të forta në bark, në kokë dhe në veshin e majtë, ku thuajse nuk dëgjon fare.

Në rast se djali im me të vërtetë është kapur me një sasi prej rreth 0.2 gram drogë, ai mund të marrë dënimin që meriton, por pa u dhunuar, pasi ai është fëmija im dhe unë vetë e di se sa kam vuajtur për ta rritur.

Përgjigja e Drejtorit të Policisë

I kontaktuar për këto deklarime, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Arben Hyseni deklaron se akuzat duhen vërtetuar pasi ka shumë raste kur flitet kundër policisë pa baza.

“I mbetet Prokurorisë të vërtetojë në rast se është bërë një denoncim nëse ndaj të riut është përdorur dhunë apo jo. Unë nuk kam dijeni për këtë gjë por mund t’ju them se në rast se është përdorur dhunë kundër këtij shtetasi, atëherë përgjegjësit do të vihen para ligjit. Tashmë këtë çështje e ka prokuroria në rastin e një denoncimi. Nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur që një drejtues policie të urdhërojë për t’u përdorur dhunë ndaj një të paraburgosuri. Zbatimi i ligjit dhe sjellja korrekte ndaj qytetareve është objektivi dhe motivi ynë, kush nuk i zbaton ligjet edhe brenda radhëve të policisë do të përgjigjet për këtë dhe ne nuk kemi toleruar asnjë rast të tillë”,- tha Hyseni.

8 ditë më parë

Dy shtetas janë arrestuar mesditën e së martës, pasi akuzohen për veprën penale të “prodhim dhe shitjen e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”. Burime të policisë bënë të ditur se, “ rreth orës 13.00 janë arrestuar në flagrancë shtetasit Emiljano Ramazani, 28 vjeç, dhe Mikael Stefo, 22 vjeç, që të dy lindur e banues në qytetin e Elbasanit. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi mesditën e së martës, gjatë një kontrolli të imtësishëm të mjetit të tyre tip “Benz-Mecedes CDI” me targa TR 0309 P, me drejtues shtetasin Emiljano Ramazani, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Spajkorres” në lagjen “ 5 Maji” , iu gjet një masë pluhuri ngjyrë të bardhë, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe një masë pluhuri në ngjyrë të verdhë, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit heroinë.

DICITURAT: Në foto, qytetarja Tefta Stefo; në foton tjetër, djali i saj i arrestuar


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML