Shtune, 22 Nentor 2008 10:34:57

Lexoni versionin Print

Shëtitja e një gazetareje të huaj në Prishtinë

Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.

Shekulli
Marte, 01 Korrik 2008 08:50:00

SHËNIM I REDAKTORIT: Ky reportazh është shkruar nga Sophie Middlemiss, për të përjavshmen britanike “The Observer”. Artikulli u botua më datën 22 qershor 2008. Është sjellë në redaksinë e Kontakt me disa shkurtime nga lexues Adnan Pejka.

Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.

****

Nga replika e Statujës së Lirisë, deri te Pallati i Ngathët për Rini dhe Sport (tani një qendër tregtare), historia e ngjeshur e Kosovës është e shkruar përmes peizazhit urban të Prishtinës. Por, flamuri i ri kaltëreverdhë tani valëvitet gjithkund pranë shqiponjës kuqezi të Shqipërisë dhe nënshkrimet në “New Born” që gjallërojnë qendrën e qytetit, janë një simbol i fortë i rilindjes.

Është vështirë të shmanget logoja e KB-së, por këto ditë, ndikimi më i fuqishëm i prezencës ndërkombëtare është ngritja kulturore dhe ekonomike në vendet siç është lagjja “Dardania”. Menjëherë afër zyrave qendrore të OSBE-së janë një varg i kafeneve me karrige prej thuprash dhe me çadra dielli, që thirren Kafet e Vogla, një vend i freskët për të kaluar kohë në pasditet e verës. Ndërsa, baret siç është “Bamboo” grumbullohen në një kënd tjetër, prej ku fillon Qyteza Pejton. Muzeu i Kosovës, me një ngjyrë të verdhë të hapur, ka një koleksion permanent të shkëlqyeshëm të artefakteve arkeologjike; në katin e saj më të lartë, seksioni i luftës sjell në shtëpi freskimin e ngjarjeve që mund të duken të largëta në kryeqytetin e sotëm.

Zbulojeni Shtëpinë e vogël Muze të Ibrahim Rugovës, ish-Presidentit të Kosovës dhe arkitektit të Pavarësisë së Kosovës. Sjelljet e çuditshme të këtij profesori me shall, i cili kishte dhënë gurë të çmueshëm si dhuratë për mysafirët ndërkombëtarë, janë të ruajtura me dashuri. Afër statujës së Skënderbeut, fotografitë e zverdhura të njerëzve të zhdukur ende rrethojnë ndërtesën e Parlamentit; matanë rrugës në pjesën e vjetër të qytetit, stolitë e argjendit dhe kostumet janë në ekspozitë në Muzeun Etnografik “Emin Gjiku”, një shtëpi e bukur dhe e ruajtur otomane.

Në qendër të Prishtinës, makiato-ja është pjesa më e domosdoshme në çdo kohë të ditës, kështu që shijojeni mëngjesin me kifle në furrën “Odyssea” ose sallatën e drekës në “Metro”. Freskimi në mbrëmje bëhet në “Strip Depot”, ku stripat komikë mbushin brendësinë.

****

Në qendër të Prishtinës, vendkalimi kryesor është bulevardi “Nëna Tereza”. Në çarshinë e vjetër, në rrugët e meremetuara, shtrihen përreth xhamitë e periudhës otomane. Afër rrethinës së Velanisë shtrihet Kodra e Martirëve, aty ku Rugova është i varrosur

Mos e lëshoni Gingerin që është në afërsi të Pejtonit, Shpellën e Aladinit, një shtëpi arti ku ka DVD të volitshme. Në tezgat e rrugëve ka koleksione të gjësendeve me markën “Republika e Kosovës”, por për diçka më pak të parashikueshme, kërkoni shkrepëset e vogla me një bateri të vogël, e cilat pasqyron fytyrën e Tony Blair.

Lokali “De Rada”, vendi i preferuar i kryeministrit Hashim Thaçi, e quan veten si vend i “Elitës prishtinase”; pasqyrat e murit duken të kenë këndvështrimin për vrojtimin e njerëzve. “Chic” te Komiteti, ka një seri të shkëlqyeshme të verërave vendore për të shoqëruar drekën e lehtë. Pjatat tradicionale me ajkë në enë qeramike, janë të gatuara me shumë shije në vendin e quajtur Pishat, por për një shije shpërthyese të mëlmesave të freskëta dhe mishit që piqet në skarë, është te “Tiffany”.

****

Prishtina krenohet me veten për numrin e madh të bareve dhe klubeve madhështore. Kosova ka popullatën më të re në Evropë dhe ata duken se mblidhen në kryeqytet për çdo fundjavë. Pijeni një koktej veror në kopshtin e restorantit “Legere”, ose dëgjoni muzikë të gjallë në Zanzibar dhe Jazz Club 212.

Në enklavën serbe në Graçanicë mund të shkohet për 10 minuta vozitje me taksi. Manastiri madhështor i shekullit XII mbahet nga murgeshat. Me një shikim të afërt, do të fillojnë të dalin në shesh detajet e afreskeve bizantine, të cilat mbulojnë çdo centimetër të mureve. Një ecje e shkurtër prej fshatit, janë mbetjet gjysmë të gërmuara e të pambrojtura të qytetit romak të Ulpianës.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Shkrim në rrugët e Prishtinës, ku thuhet në anglisht “I Sapolindur". Rruge ne Prishtine me portretin e Bill Klinton ne krye

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML