Shtune, 22 Nentor 2008 12:26:08

Lexoni versionin Print

Në Brindisi, një labirinth-kafaz për emigrantët shqiptarë

Shënimi dhe fotot e këtij numri na janë dërguar nga një lexuese, studente në Itali, e cila kryen shpesh udhëtime nëpërmjet portit të Brindisit. Shënimi dhe fotoja flasin vetë.

Marte, 08 Korrik 2008 08:31:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Shënimi dhe fotot e këtij numri na janë dërguar nga një lexuese, studente në Itali, e cila kryen shpesh udhëtime nëpërmjet portit të Brindisit. Shënimi dhe fotoja flasin vetë.

Në shumë aeroporte të Europës ka ndarje ku trajtohen “shtetasit e vendeve të BE-së” veç dhe ata “jo të vendeve të BE-së” veç. Është e qartë që procedurat janë më të shpejta dhe më pak burokratike për shtetasit e BE, kurse në sportelet ngjitur për “fakirët”, kontrollet dhe dyshimet janë të shpeshta.

Në fakt, tashmë nuk kanë mbetur shumë vende për këtej nga “sporteli i fakirëve”, sepse edhe ca vende ish-komuniste si Shqipëria, tashmë shkojnë tek “sporteli i të besuarve”.

Sidoqoftë, nuk kemi ç’bëjmë, se kaq vend kemi ditur t’i bëjmë vetes. (Ah, më falni, këto vlejnë për qytetarët e thjeshtë, sepse politikanët që na kanë katandisur në këtë gjendje, kalojnë me pasaporta diplomatike, pa ua lodhur kush kokën shumë).

Por në këtë shënim dhe në këto fotografi, kisha qëllim të sillja diçka tjetër. Bëhet fjalë për portin e Brindisit. Në portin e Brindisit, emigrantët duhet të kalojnë përmes këtij labirinthi-kafaz, për të arritur tek ai tipi që vë vulat e daljes në dokumente.

Fotot janë bërë pikërisht në këtë port, ne vendin ku merren vulat e daljes nga Italia. Duhet kaluar nëpër këtë kafaz-labirinth asfiksues që të arrish te polici.

Kalimi bëhet akoma më i vështirë në ditët kur fluksi i emigrantëve drejt Shqipërisë është maksimal, sidomos nëse dikush është klaustrofobik, ka handikap ose valixhe të mëdha.

Mendova se mund të ishte mirë t’i ndaja me ju, për të ditur si do silleshit para një pamjeje të tillë, pamje që në fakt është optimale në krahasim me atë që ndodh kur ka shumë udhëtarë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Pamje nga vendi ku merren vulat e daljes në Portin e Brindisit

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML