SHËNIM I REDAKTORIT: Kjo është pjesa e dytë e bisedës telefonike të përgjuar mes Radovan Karaxhiç dhe Dobrica Çosiç. Biseda mes kriminelit të luftës aktualisht në Hagë dhe akademikut të njohur për qëndrimet e tij të vazhdueshme antishqiptare, është bërë më 15 shkurt 1992.
(biseda e bërë më 15.02.1992; nr. intern: ÇD-5-30-11.01.006; Kontrolli telefonik ‘’LATAS’’)
Vijon nga numri i djeshëm.... - Dobriça Çosiç: Nuk ka ai tridhjetë mijë vota, po çfarë tridhjetë mijë vota bre...
Radovan Karaxhiç: Jo më, unë po të isha në vend të Milosheviçit, dhe nëse ata do të ushtronin presion, unë para 9 marsit do thosha denonconi, ja një muaj referendum për, ose kundër politikes sime.
Dobriça Çosiç: Po, po.
Radovan Karaxhiç: Un këtë do beja, dhe le të shkojnë në p... të samës ose do shkoja unë...
Dobriça Çosiç: E vërtetë.
Radovan Karaxhiç: Ose un do shkoja, ose do i varrosja ata dhe për katër vitet e ardhshme të mos ua dëgjoj zërin...
Dobriça Çosiç: Po.
Radovan Karaxhiç: Sepse s’ka çfarë tjetër, ata janë budallenj fare. Ata flasin budallallëqe, po dhe ne s’kemi krijuar aq armiq.
Dobriça Çosiç: Po.
Radovan Karaxhiç: Armiq të këqij fare.
Dobriça Çosiç: E vërtetë, qartë.
Radovan Karaxhiç: Shumë qëllime strategjike janë realizuar dhe akoma po realizohen.
Dobriça Çosiç: Po, dhe tamam atëherë kur të vinë këto trupat e Kombeve të Bashkuara...
Radovan Karaxhiç: Unë...
Dobriça Çosiç: Menjëherë thuaje, referendum dhe të shohim pastaj.
Radovan Karaxhiç: E qartë, ta shohim, ta shohim...
Dobriça Çosiç: Po.
Radovan Karaxhiç: Ja pra...
Dobriça Çosiç: Në emër të kujt ti këtë?
Radovan Karaxhiç: Ja pra, të gjitha minoritetet do votojnë kundër meje, por të shohim tani si do jetë tani e tutje.
Dobriça Çosiç: Po, po sepse, edhe shqiptarët kërcënojnë më datë 10.
Radovan Karaxhiç: Që do fillojë ndonjë gjë, e?
Dobriça Çosiç: Po.
Radovan Karaxhiç: Aha.
Dobriça Çosiç: Dhe ata po kërcënojnë.
Radovan Karaxhiç: ... unë ata dhe Vukun do i eliminoja në atë rast.
Dobriça Çosiç: Po, duhet t’i lëshojmë dhe të shohim, të shohim se çfarë do bëjnë...
Radovan Karaxhiç: Po, po.
Dobriça Çosiç: Sa janë ata. Absolutisht ke të drejtë, kjo s’më kishte vajtur në mendje, kjo është...
Radovan Karaxhiç: More unë do, unë mjaft do i thosha, po o serb, çfarë ka?! More unë dhe këtyre njerëzve të mi i thashë mbrëmë. Një budalla prapë prej asaj zone të cilën Milan Babiç po e djeg, unë i thashë, kështu do të merremi vesh, ti je deputet, merr pjesë në formimin e politikës, je anëtar i këshillit të lartë, dhe gjithmonë punon mbrapsht, tani do i mbarojmë të gjitha ose të kërkojmë tjetër, ose do dëgjosh vendimet tona dhe të punosh si të themi ne, dhe kur të doni, cilido nga këshilli i lartë do fillojë të votojë në besim për kryetar të partisë.
Dobriça Çosiç: Po, po.
Radovan Karaxhiç: Cilido këshill i lartë, ju lutem, mes dy këshillave të lartë, vlerësoni se si kam punuar. Votim sekret, votëbesim të kryetarit.
Dobriça Çosiç: E vërtetë
Radovan Karaxhiç: Nuk kam unë asnjë interes të jem as një minutë me tepër, sesa keni ju interes.
Dobriça Çosiç: Po, po, po.
Radovan Karaxhiç: Uuu, rrezikohet baza shtetërore... Shkoni bre në p... të nënës! Ja referendumi.
Dobriça Çosiç: Kjo është paraqitja. Duhen vënë ca norma ose populli t’u gjejë vendin, dhe pastaj, po dëgjo se ata kanë këtë publicitet, ata kështu flasin, njerëzit janë ashtu si janë, nuk janë të lumtur, nuk kanë një jetë normale, nuk kanë një jetë familjare të rehatshme...
Radovan Karaxhiç: E qartë, po duhet ai, duhet ta bëjë atë, dhe pastaj duhet të lajmërohet dy tre herë në televizion dhe të sqarojë rrjedhën e ngjarjes.
Dobriça Çosiç: Po dëgjoj, po përgatitet për në parlament.
Radovan Karaxhiç: Po, po.
Dobriça Çosiç: Nuk mund të të flas kështu, por kam një ide interesante, duhet patjetër me ia lajmëru të hënën.
Radovan Karaxhiç: Po duhet pak ta shtrëngojnë këta miqtë, që dhe ai duhet nga pak të dëgjojë..
Dobriça Çosiç: Hë, hë
Radovan Karaxhiç: Po nuk mundet më kështu, të gjitha gënjeshtrat t’i kemi një përshkrim për të, nuk mundet.
Dobriça Çosiç: Po të gjithë mendojnë që i kemi, dhe ne s’i kemi, nuk i kemi.
Radovan Karaxhiç: S’kemi.
(...)
Dobriça Çosiç: Mos ke telefonuar t’i mbrëmë nga ora 1?
Radovan Karaxhiç: Aaa, po mundet.
Dobriça Çosiç: Unë, vrapova në telefon dhe ai u mbyll.
Dobriça Çosiç: Unë isha për një shëtitje me Mihajlo Markoviçin dhe Miloradin(Vuçeliç), ishim pak në shëtitje.
Radovan Karaxhiç: Aha. Po çfarë po thoshte Mihajlo, a është dashur ajo partia e tyre gjithashtu të aprovojë diçka ...
Dobriça Çosiç: Ata po përgatiten për ndonjë rrugë tjetër. Tani Miloradi do shkojë me Joviçeviçin në një intervistë për dy-tre ditë, ndoshta të mërkurën në Novi Sad.
Radovan Karaxhiç: Për televizionin e Novi Sadit?
Dobriça Çosiç: Po, po për ta pyetur pak.
Radovan Karaxhiç: Aha.
Dobriça Çosiç: A presidenti im duket se po behet gati, nuk po mendoj po e di, po bëhet gati për Parlament.
Radovan Karaxhiç: Po, po duhet patjetër të respektoj parlamentin, duhet të shkoj shpeshherë edhe pse nuk është i lidhur zakonisht me parlamentin, por duhet të shkoj shpeshherë.
Dobriça Çosiç:Normalisht, Normalisht.
(...)
Dobriça Çosiç: A,po e sheh Miloradin, aaa ???
Radovan Karaxhiç: Po, po e shoh në këshillat tanë. Por, ai me të vërtetë i përkryer dhe shpeshherë vjen. Ka një tekst shumë të mirë në Politikën Expres.
Dobriça Çosiç: Kur del ?
Radovan Karaxhiç: Doli dje
Dobriça Çosiç: E, tani do e shoh menjëherë.
Radovan Karaxhiç: Po nuk është ndonjë shkrim i madh por letrar, po të ishte ai Nini i mençur, ai do të duhej ta botonte. Për Ninin është aso shkrimi, nuk është për në Gazetë, por...
Dobriça Çosiç: Po tema cila është?
Radovan Karaxhiç:Po le t’ua gjejnë diçka për parfumet, deri sa ka qenë në Hercegovinë për parfumet e maleve boshnjake dhe atij.
Dobriça Çosiç: Po a?
Radovan Karaxhiç: Po, po. Dhe pastaj për vizitën në Sarajevë, në Bosnjë kur nuk do të jetë më. Dhe tani, sikur shumë gjëra që nuk po ngelen. Po letërsi e pastër. Ja..
Dobriça Çosiç: Haa, hhaa.
Radovan Karaxhiç: Ha, ha literaturë e pastër.
Dobriça Çosiç: E, a i ke dëgjuar këta bashkëvendësit e tu prej Podgorice?
Radovan Karaxhiç: Jo akoma, por thuhet se është bërë në mënyrë të përkryer.
Dobriça Çosiç: Po...Mirë..
Radovan Karaxhiç: Thonë që kjo është gjë e mirë.
Dobriça Çosiç: është mirë e realizuar, këtu janë mjaft të kënaqur.
Radovan Karaxhiç: Aha
Dobriça Çosiç: Edhe pse këtu ka disa lajme, kur të, mmmmmm, do të them diçka kur të të shoh këtu.
Radovan Karaxhiç: Po, po ja më kanë ardhur në vizitë nëna dhe motra këtu. Atje ka qenë populli shumë i pështjelluar rreth atyre...
Dobriça Çosiç: Po normalisht.
Radovan Karaxhiç: Rreth asaj sjelljes së tyre.
Dobriça Çosiç: Këtë doja të ta thosha. Ekzistojnë mjaft verifikime serioze që ata janë të detyruar që të bëjnë këtë.
Radovan Karaxhiç: Ata kanë humbur mjaft tek popullata...
Dobriça Çosiç: Ju ka kurdisur një gjë e tillë...
Radovan Karaxhiç:Vetëm le të lëshohet Niksiçi dhe Titogradi atëherë do ishte gjurullti(rrëmujë).
Dobriça Çosiç: Pastaj Vlaseviç, pastaj Moraça, pastaj...
Radovan Karaxhiç: po, po.
Dobriça Çosiç: Do ishte katastrofë e madhe.
Radovan Karaxhiç:Kjo është një gjë shumë e keqe që kanë bërë.
(...)
Dobriça Çosiç: Miloseviçi është i ftuar në Romë.
Radovan Karaxhiç: Po, po, kjo është mirë gjithashtu. Eshtë mirë. Ata le ta kuptojnë që aty do të ngelë diçka.
Dobriça Çosiç: Po.
Radovan Karaxhiç: Dhe pastaj duhet mbajtur shpresa me të
Dobriça Çosiç: A t’i ka thënë muhabetet që ka bërë me De Mikelin?
Radovan Karaxhiç: Aaaa, është diçka sa ka pas mundësi.
Dobriça Çosiç: Tip i padurueshëm,...
Radovan Karaxhiç: Ai është një hardhuc i rrezikshëm.
Dobriça Çosiç: Uh! Ai, ai veneciani është shumë ...
Radovan Karaxhiç: Hardhuc i rrezikshëm.
Dobriça Çosiç: është i çuditshëm. Kështu ka kohë që s’ka pas në politikë...
Radovan Karaxhiç: Po.
Dobriça Çosiç: Kësi lloj figure evropiane.
Radovan Karaxhiç: Po, po. Ai ndihet shumë mirë kur sillet agresiv. Të thotë ndonjë gjë...
Dobriça Çosiç: Po, po.
Radovan Karaxhiç: Rrezikshëm, disa kërcënime dhe kështu.
Dobriça Çosiç: Ai është njeri i cili krenohet me atë që është i keq.
Radovan Karaxhiç: Po, saktë ashtu.
Dobriça Çosiç: I cili nuk turpërohet nga vetja
Radovan Karaxhiç: Po, kënaqet me atë..
Dobriça Çosiç: Shihet që është inteligjent i shkruar.
Radovan Karaxhiç:Po.
Dobriça Çosiç: Ai është i çuditshëm në një aspekt negativ, ha, ha...
Radovan Karaxhiç: Po, po.
Dobriça Çosiç: E do të veten, bythën e vet, ashtu...
Radovan Karaxhiç: Po, po...
Dobriça Çosiç: Popull i frymëzuar.
Radovan Karaxhiç: Ha,ha. Mirë, bëji të fala Boziçit dhe do të...
Dobriça Çosiç: Përshëndete dhe ti.
Radovan Karaxhiç: Faleminderit-Mirupafshim.