Një reportazh në vijën e kufirit mes Serbisë dhe Maqedonisë, aty ku mediat spekulojnë me vendodhjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiç në një bunker të mbetur nga koha e Titos
SHËNİM İ REDAKTORİT: Kjo është pjesa e fundit e dossierit me materiale mbi kriminelët serbë të luftës, botuar në “Shekulli” gjatë dhjetë ditëve të fundit. Në ditët e mëparshme botuam disa përgjime tëlefonatash mes Karaxhiçit, Milosheviçit, Mladiçit etj., që hidhnin dritë mbi prapaskenat dhe vigjiljet e luftërave të tmerrshme të Ballkanit, në të cilat këta individë ishin nxitës dhe protagonistë. Dhe humbës gjithashtu!
Në këtë artikull të fundit, një gazetar serb, rreket të vërtetojë zërat që Ratko Mladiç fshihet në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë. E lehtë të kuptohet që ideja e reportazhit është që vendndodhjen e Mlladiç e dinë qarqet qëveritare dhe ushtarake serbe.
Këtu është ai – thotë me një dozë sarkazmë të kuptueshme një banor i fshatit Krshevica - po e ruajmë, po e ushqejmë... Mos je gjë budalla, a si? Çfarë Mladiçi, çfarë bunkera të Titos, ça janë këto?
Po e gjithë bota e di se ku ndodhet ai, kurse ti ke ardhur këtu për të pyetur a është me të vërtetë këtu?
Po edhe të jetë, kush mund ta dijë këtu? Fshtarët shohin punët e tyre. Po edhe sikur ta dijë ndokush, ti mendon se do ta thoshte, do guxonte?
Ky është reagimi karakteristik i banorëve rreth manastirit Shen Prohor Pcinjski, pas lajmit që ka publikuar para kësaj jave periodiku “Press” i Beogradit, duke cituar burime që thonë se Ratko Mladiç fshihet në një bunker të Titos, nëkufirin jugor të Serbisë me Maqedoninë.
Pika kufitare mes dy ish-republikave federale të Jugosllavisë shtrihet në më shumë se 300 km, por prapë vetëm gazetarët e të përditshmes Vranjske e përshkojnë këtë territor, kurse mediat prej vendeve të tjera kufitare e kanë vështirë... një gotë e hidhet që gazetarët duhen ta pijnë.
Pse bash pjesa rreth manastirit të Prohor Pcinjski, Pcinja e poshtme, dhe jo, të themi, rreth pikës kufitare me Maqedoninë tek Presheva?
Nëse shkohet me një logjikë të thjeshtë, së pari për shkak të popullsisë etnike që është, me shumicë shqiptare, çfarë kushtëzon dhe praninë më të madhe të pushtetit në këtë trevë. Aty ndodhet edhe policia, edhe xhandarmëria, edhe ushtria.
E dyta, frekuentimi në këtë pikë kufitare është shumë më i madh sesa në atë të Manastirit. E treta vendbanimet shqiptare, janë vendbanime shqiptare, ndërsa pesë milionë dollarë (shumë e vënë për gjetjen e Mladiç)janë pesë milionë dollarë.
Nga ana tjetër, pjesa rreth Manastirit, është bërë gjah i mediave që kur para dy viteve, është botuar lajmi nga gazeta “antiserbe’’ Bosnja e Lirë, që Ratko Mladiç fshihet diku në një pjesë të zonës rreth Manastirit. Dhe tani, pas zgjedhjeve, në mënyrë ideale ka përparuar kjo ide. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë objekt fetar, opium për popullin, por për një bunker të Titos.
Ai fshatari që citova në fillim të artikullit, nuk mund të fshehë buzëqeshjen e vet kur shtrohet kjo temë.
“Ej, komshi, kanë ardhur gazetarët, po pyesin se mos kemi dëgjuar për ndonjë bunker të Titos, në të cilin fshihet Ratko Mladiç! Ke dëgjuar ti ndonjë gjë për këtë?’’
Komshiu po mbart në duar disa kokë lakra... Shumë seriozpërgjigjet: Po, si jo, ja tani sa po i dërgoja lakrat; shëndetshëm po e ushqejmë, sikur një lepur, që të mund të ikë shpejt prej zagarëve...’’
‘’Nuk jeni ju të parët’’ – shton prapë ai i pari – bile bash dje, e kan kërkuar disa nga ambasada Japoneze, tani po presim ca gjermanë, me siguri edhe ata vinë që ta gjejnë Mladiçin...’’
Dhe ai me tufën e lakrave shton: ‘’Mladiçin e? Thon që është diku këtu ëë? Po t’ia gjejmë një grua këtu, të mirë, qeflije dhe do e shifje se do e gjente menjëherë.. O biro, çoje një gotë këtu nga kjo e imja shtëpiake, dhe largohu prej këtyre pallavrave...”
Me sa shihet Mladiç nuk gjendet këtu, dhe as nuk është ky bunkeri i Titos. Vazhdojmë drejt manastirit, në radhë është fshati Klinovac.
Këtu mos pyetni fare për këtë temë, Klinovci është fshati i intelektualëve, kemi mjaft e mjaft doktora, po aq profesora, aq dhe drejtora, me pak fjalë: ‘’Kush do e fshihte Mladiçin këtu, të na marrë fytyrën ?!’’
Nejse, shkojmë më tutje, në drejtim të Svetoj Petki. Këtu, ka lojëra fati të tipit “kujt t’i rraset, ai fiton” dhe të tjera lojëra. Mladiçi nuk është as këtu...
Një grup fshatarësh qëndronin para një shitoreje, pijnë birra dhe po servirin meze. Pas pyetjes sonë - nëse kanë dëgjuar lajmin se Ratko Mladiç fshihet këtu diku, - ca prej tyre filluan të na shihnin me një sy të shtrembër dhe nervoz po shqyenin me thonj etiketat e birrave.
“Po ca ju intereson juve, mos jeni ju të autorizuar që ta kërkoni? Nuk mund ta gjejnë ata që e dinë se ku ndodhet, kurse ju bëni si të zgjuar? Si e arrestuan Karaxhiçin?’’
‘’Ikni prej këtej’’, i bashkangjitet tjetri, - mos t’ju marrin për budallenj... të gjithë e dinë se ku ndodhet, vetëm se...
‘’Po të gjithë e dinë” – kërcen i treti, vetëm se bejnë sikur nuk dinë... Unë kam pas qenë i shtrirë para dy viteve në spital, ngjitur me mua, një oficer. Thoshte: “këta tanët nuk duan ta lejojnë nesër delegacionin maqedonas, në Sitili (një maj mali kufitare më e larta në atë zonë) të vizitojnë dhomën e ASNOM-it në manastirin e Prohor Pcinjskit... - Eh, i them unë, nuk duan t’i lejojnë; po pastaj do thonë nuk ka kurrfarë problemi...”- Ja të shohësh nesër, - buzëqeshte ai... Shohim nesër lajmet, me të vërtetë nuk i lejuan, vetëm deri tek Karaulja mund të shkonin! Dhe mendoje ti tani, nga e dinte ai atë, prej spitalit, ej! E nuk e dikan të tjerët se ku është Mladiç.”
Tjetri shton: “Ju gzetarët po e kërkoni si të humbur për rreth. Degjo vllaçko, po ta them për të mirë, mos i bezdis njerëzit me këtë, akoma janë të turbullt prej arrestimit të Karaxhiçit, bile as Sloben (Milosheviçin) nuk e kanë harruar ende, dhe mund ta pësosh kokës. Larg duart nga kjo!’’
Do e lija unë këtë punë, po nuk më lë ajo mua. Destinacioni i ardhshëm është Klenike.
‘’Mladiçin, ëëë ? Thonë që është k’tu diku ëëë? Djalo, ky është fshat, bujqësia ka rëndësi, puna, puna.. Po afrohet vera, sezoni, nuk di ku të vesh më para në vreshta, në arë apo ku?... Ça Mladiçi këtu aman...
‘’O gjysh’’ – ndërhyn nipi, tetëmbëdhjetë vjeçar.., - unë isha në Beograd kur e arrestuan Karaxhiçin....Iho car turbullirë...”!
Në një hije të një shitoreje tjetër, gjejmë të ulur plakun Mirko:
‘’...E arrestuan Karaxhiçin, tani duan dhe Mladiçin! Pse? Njerëzit kanë luftuar! Ja dhe unë po i filloj të nëntëdhjetat, dhe unë kam luftuar kundra bullgarëve. Çfarë tani, duhet dikush të më marrë dhe të më dërgojë në Hagë, vetëm se ata kanë hyrënë Bashkimin Evropian?!’’
Aty ndërhyn pronari i shitorës: ‘’Ej, po ai ka pasaportat e të gjitha vendeve të mundshme, ndërsa ti ke ardhur ta kërkosh këtu? Po nëse është në Serbi, atëherë është në Beograd, ku ka të gjitha kushtet, ça do kërkojë ai këtu në këtë saharanë tonë...”
Pranë Manastirit, takojmë një grup shoqëror, çifte me fëmijë, kanë ardhur në një piknik.
‘’...Çfarë po kërkon, Mladiçin’? Prit të numërohemi – një, dy, tre.... Tamam jemi ne, nëntë.. Edhe tre fëmijët që kanë dalë për shëtitje, aq jemi 5 milionë dollarë japin për të ëëë? Na bien nga gjysmë milioni. Të biem në ujdi, apo të mos flasim se ku ndodhet... ?’’
Mos flisni më mirë. Kthehem pas. Nuk e gjetëm Ratko Mladiçin në pjesën tonë të vijes kufitare të Serbisë me Maqedoninë. Dhe në fund të kësaj historije më të fortën e la njëri duke pritur autobusin:
“Dihet se kush e fsheh dhe kush sillet tani rreth tij. E sigurtë është që ia kanë dhënë dhisë lakrën për ta ruajt...”
*Artikulli është botuar në 17 gusht 2008 në shtypin serb. Përktheu nga serbishtja per Shekullin, Almir Selimi