Shtune, 22 Nentor 2008 14:03:31

Lexoni versionin Print

Si vjedhin shtetin, drejtorët e dalë nga sisët e partisë

Denoncimi i mëposhtëm na ka ardhur nga një lexues nga Tirana dhe është dëshmi direkt e një prejqindra rasteve të abuzimeve “të vogla” në administratënshtetërore. Kydenoncim i është dërguar edhe kryeministrit. Nukka patur përgjigje, as reagim.

Nga një lexues nga Tirana
Marte, 02 Shtator 2008 09:01:00

Shënimi i redaktori: Denoncimi i mëposhtëm na ka ardhur nga një lexuesnga Tirana dhe është dëshmi direkt e një prejqindra rasteve të abuzimeve “të vogla” në administratënshtetërore. Kydenoncim i është dërguar edhe kryeministrit. Nukka patur përgjigje, as reagim.

E NDERUAR REDAKSI. Historia që do t’ju dërgoj më ka ndodhur mua personalisht dhe një kolegut tim. Kemi punuar drejtues automjetesh në një dikaster shtetëror dhe tani jemi të dy të papunë.

Unë nuk do flas për rastin tim, sepse ndoshta mund të më paragjykoni, ngase jam autor i këtij denoncimi, por po ju tregoj arsyen (që nuk është arsye pse u pushua kolegu im nga puna).

Drejtori i vet, një person nga ata që dihet si vihen në krye të dikastereve, (unë i quaj individë të rritur në sisët e partisë) e urdhëroi një ditë që të çonte makinën në një servis (me emër dhe adresë të paracaktuar sigurisht). Kolegu im i tha që makina sapo kishte bërë një servis dhe ishte në gjendje shumë të mirë. Tërbimi i drejtorit ishte i pamatë. E nxori me ulërima nga zyra dhe miku im u detyrua ta çonte makinën në atë servis që e kishin urdhëruar. Pas disa ditësh e morën në telefon nga servisi dhe i thanë që mund të vinte të tërhiqte makinën se “ishte bërë gati”. Shkoi të merrte makinën dhe i dhanë të firmoste një faturë 7 milionë lekë të vjetra. Kur i tha që nuk mund ta firmoste, i thanë “po ti çar halli ke, e di drejtori yt atë punë”.

Kur u kthye në punë, kolegu im, mori direkt urdhrin e pushimit. Pse? Sepse nuk pranoi të firmoste vjedhjen e drejtorit të vet?

Këta drejtorë të dalë nga sisët e partive, këto lekë që vjedhin, mos i kanë të mamasë së tyre? Kryeministri ynë që trumbeton me të madhe antikorrupsionin, pse emëron këta drejtorë?

Sa për dijeni këtë denoncim e kemi bërë edhe në numrin celular që Kryeministri ka publikuar vetë në televizion, madje aty kemi shënuar edhe emrin e drejtorit. Por ai vazhdon të jetë në atë post. Epo, me ca të nënës e ca të njerkës nuk luftohet korrupsioni o zotërinj!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • M.H.: - 09-06-08
    Korrupsioni eshte bere Burre i besohet edhe arma.

    Korrupsioni eshte bere per tu rrekrutuar nen arme plot 18 vjet.Eshte e veshtire te largohet mbasi eshte rritur nga te gjitha partit nga nji cike.Per kete kane kontribuar te gjithe si ato te nanos ashtu dhe ato te njerkut berisha, etj etj.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML