Shtune, 22 Nentor 2008 08:27:32

Lexoni versionin Print

Shqipëria e ëndrrave të mia dhe një histori grabitje

Historia e mëposhtme na është dërguar nga një lexues i veçantë. Ai është nga Sarajevo-Bosnje Hercegovina dhe quhet Admir Kërniq. Mbi këtë temë shkruajtëm disa ditë më parë, dhe tashmë Admiri na ka dërguar versionin e tij të plotë të ngjarjes.

Nga lexuesi Admir Kërniq
Marte, 02 Shtator 2008 09:05:00

SHËNIM I REDAKTORIT: Historia e mëposhtme na është dërguar nga një lexues i veçantë. Ai është nga Sarajevo-Bosnje Hercegovina dhe quhet Admir Kërniq. Mbi këtë temë shkruajtëm disa ditë më parë, dhe tashmë Admiri na ka dërguar versionin e tij të plotë të ngjarjes.

Përshëndetje “Shekulli”! Quhem Admir Kërniq. Në Shqipëri kam ardhur si turist me bashkëshorten time me shpresën se do të kalonim pushime të bukura, si edhe dy vite më parë, por kemi përjetuar natën më të hidhur të jetës sonë të cilën as që e mendonim. Për Shqipërinë kam dëgjuar që në fëmijërinë time të hershme, pasi im atë më ka folur shumë për të. Ai ka kaluar fëmijërinë e tij në Shkodër, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur njerëzit e tij u larguan nga Sarajeva.

Gjithmonë më ka tërhequr që të vizitoj vendin ku babai im është rritur. Për shumë kohë kjo ka qenë krejtësisht e pamundur ose shumë e komplikuar për shkak të rrethanave historike e politike. Për herë të parë kam ardhur para dy vitesh për të vizituar të afërmit e gruas sime. Pastaj kemi ardhur të paktën 2 herë në vit. Shqipëria u bë destinacioni ynë i përhershëm dhe vizitat e të afërmve dhe miqve na lidhnin akoma më tepër.

Çdo herë kemi zbuluar diçka të re në Shqipëri dhe ky vend na i mbushte zemrën jo vetëm me bukuritë e mrekullueshme, por edhe për ngrohtësinë e njerëzve që na kanë pritur dhe na kanë dashur sinqerisht. Nga dita e parë e kemi ndjerë veten si në shtëpi tonë; filluam të mësojmë fjalë shqipe dhe gjithnjë e më tepër t`i përdornim ato. Pushimet nuk i kemi planifikuar asgjëkund tjetër veçse në Shqipëri.

Edhe këtë vit erdhëm në Shqipëri. Planifikuam të qëndronim 20 ditë dhe rezervuam një apartament në një nga shtëpitë private në Plazhin e Ri të Vlorës. Erdhëm në fillim të gushtit dhe me të vërtetë përjetuam ditë çlodhëse në plazhet dhe restorantet e shumta buzë detit, me një ushqim të shijshëm dhe të mrekullueshëm. Por, papritmas në fund të dhjetë ditëve të gushtit, pushimet tona idilike, në moment, u kthyen në natën më të hidhur e të lodhshme të jetës sonë. Atë natë, hajdutët hynë në dhomën ku flija me gruan dhe na morën të gjitha sendet personale që dispononim; dokumentet, kartat e kreditit, të hollat, celularët, etj. Nuk po u besoja syve; pa shpresë dhe i trembur, zgjova gruan dhe të gjithë të tjerët që jetonin pranë nesh. Ndjeva jo vetëm frikë e ankth, por edhe zhgënjim, përbuzje dhe çdo ndjenjë tjetër që e bën njeriun pa dinjitet njerëzor.

Një minutë e më parë donim të iknim nga ai vend i tmerrshëm. Ishim në një vend të huaj, pa asnjë lek dhe pa asnjë dokument; pa asnjë mundësi për t`u larguar për në vendin tonë.

Shpresën tonë e mbështetëm tek policia. Erdhën menjëherë. Ishin shumë të dashur kur merrnin të dhënat nga ne. Pasi panë vendin e ngjarjes, folën me ne për të na bindur se nuk kishte gjurmë të sakta krimi dhe se sendet tona nuk ishin vjedhur, por kishin humbur. Por, ne nuk kishim humbur asgjë! Hajdutët erdhën dhe na grabitën ndërsa ne po flinim në dhomën tonë, duke çarë me thikë rrjetën e telin që mbulonte derën e ballkonit. Edhe gjithë ditën në vazhdim ata mbanin hapur ende celularin tonë duke mos patur asnjë frikë se mos zbuloheshin.

Policia përpiqej të na bindte se, “do të ishte një procedurë e gjatë nëse deklaronim se na kishin vjedhur”, gjë e cila do të na pengonte të niseshim për në vendin tonë. Miqtë tanë shqiptarë u munduan që të na bindnin për të kundërtën, pasi kjo mënyrë veprimi nuk ishte profesionale nga ana e policisë, e cila nuk donte që të “hynte në telashe” për një vjedhje të thjeshtë dhe pa viktima.

Shkuam në Tiranë që të siguronim dokumentet e nevojshme për t`u kthyer në vendin tonë. Ndërsa policia “vazhdonte” punën, të njohurit tanë, me këmbëngulje po na ndihmonin të plotësonim dokumentet për t`u nisur sa më shpejt në drejtim të Sarajevës. Me vete do të merrnim një shije të hidhur. Në të gjitha kujtimet tona të bukura ka rënë një mjegull gri, por këto kujtime do t`i lëmë në Shqipëri dhe do të mundohemi të çlirohemi sa më shpejt nga kjo gjendje.

Natyrisht, asnjëherë nuk do të harrojmë ndihmën e madhe dhe përpjekjet e njerëzve tanë dhe miqve shqiptarë. Pa ndihmën e tyre do të kishim qenë përfundimisht pashpresë, përballë indiferencës dhe apatisë së institucioneve të këtij vendi, të cilët lejojnë hajdutët ordinerë të veprojnë pa frikën e forcës së shtetit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • er.ba: - 09-10-08
    Dhe duam turizem....

    Eshte kenaqesi te shkosh ne Mal te Zi apo edhe ne Maqedoni per te te pushuar.Nuk vihet ne diskutim ne keto vende qetesia dhe rendi...Njerezit,sic e do normalja shikojne punen e tyre e nuk merren me tenden.Ne Shqiperi,pervec masakres Matrapaze te cmimeve ku te kerkojne 100 € per nje nate ne Dhermi(As ne Sharm El Shikh nuk ti kerkojne e jo me ne barakat e Dhermiut) eshte reale qe duhet t'u ruhesh edhe vendalinjve qe njohin zonen...Me vjen turp per sa i ka ndodhur zoterise ne Vlore dhe ka shume te drejte per cfaredo mendimi te krijoje per vendin tone...I them thjesht:Zoteri,ne vendin tim as une nuk mund te kaloj pushime te qeta!

  • cjapi: - 09-08-08
    Hajdutet jane midis nesh nuk vijne nga importi

    Turpin ta mbajne organet pergjegjese te rendit dhe qeveria te analizoj kete rast ne shkrimin e siperm sepse ndryshe policet jane ortak te hajdutve dhe siguria do te mungoje per aq kohe sa nuk ndihemi te sigurte dhe nuk mbeshtetemi nga policet.

  • Fatmir: - 09-08-08
    shum shum turp

    eshte shum turp po shkon me pushim dhe te ndodhje kjo gje e till eshte shum keq. po ashtu eshte ne shqiper gjithmon ndodh dicka nuk munte te kthehesh i qet prej pushimeve gjithmon me stres une kam qen 5 vite me radh gjithmon me kandodh dicka ku policia gjithmo po lip lek apo dicka tjeter turp turp turp.

  • alban: - 09-04-08
    Turp

    Turp te kete policia shqiptare.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML