Këto janë bizhuteritë e vërteta të familjes. Gjithmonë të kërkuara dhe të ccmuara janë tashmë në treg. Të nisemi nga disa cështje të mirëfillta shkencorë: diamantët përbëhen prej karboni, qeniet njerëzore gjithashtu përbëhen nga karboni. Ka vetëm një ndryshim të vogël: një diamant është i përjetshëm, një qenie njerëzore jo. Ja dhe idea gjeniale, mënyra e fundit për të qenë të pavdekshëm: të transformosh të vdekurin në një diamant, të bësh një unazë dhe t'i japësh atij jetë të përjetshme..
"LifeGem Memorials", një shoqërie funerale në Ccikago, nuk i shpëtoi ky fakt dhe ka vendosur të prodhojë diamantë duke përdorur mbetjet e një njeriu të vdekur. Për këtë janë dashur tre vjet kërkimesh me lloj- lloj shkencëtarësh të ulur mbi mikroskop, por më në fund Lifegem gjetën zgjidhjen dhe shpikën një mënyrë për të trasformuar hirin e një të vdekuri në një diamant të shkëlqyeshëm, për tu vendosur në vendet ku dëshirohet dhe ku mund ta kemi gjithmonë me vete.
Tre etapat e procesit janë këto: kremim (pra të kthesh kockat në formë të lëngshme) krijim dhe dhënia e formës. Si për fillim, trupi i të vdekurit bën një udhëtim në "ferr": digjet në një furrë me një temperaturë prej 3.000 gradësh, duke u kthyer në karbon, i mirë ky dhe për tu përdorur për lapsat. Një laps për të shkruar historinë e të vdekurit me vetë trupin e tij, një ide tjetër brilante për një biznes funeral.
Por jo për lapsat, këtu po flitet për bizhuteri. Atëherë e gjithë masa kremoze, shpërndahet në një laborator rus, i pajisur me aparatura shumë të përparuara, të cilat të ngjajnë më aparaturat e ndonjë filmi fantastiko-shkencor, dhe këtu kjo masë vihet në presim, i cili është 80.000 herë më i madh se ai atmosferik. Më pas me një limë, të specializuar për këtë punë, bëhet një prerje e diamantit sipas kërkesës. Në këtë pikë duhen disa javë dhe më në fund gjithë trupi i të ndjerit do të jetë kthyer në një diamant përfekt, të personalizuar sipas dëshirës. Blu, i verdhë, i kuq, janë ngjyrat nga të cilat mund të zgjedhim për diamantin. Por këto lloj trajtimesh kushtojnë " një thesar" . Sipas përmasave të diamantit ccmimet variojnë nga 2.500 $ për ¼ e karatit dhe 14.000 $ për një karat të plotë. Në fund, njeriu i dashur i vdekur, mund të mbahet në dorë si një diamant ose mund të varet në një varëse, kjo sipas dëshirës. Në tre vjet LifeGem ka realizuar rreth 1.000 diamantë për500 familje, "përkujtimorja më ekskluzive e shpikur ndonjëherë" kështu e quajnë ata shpikjen e tyre. Dean Van den Biesen, zëvendës presidenti i firmës është shprehur: "Kockat janë shumë të vyera dhe speciale për njeriun, por ato nuk kanë një formë dhe një pamje estetike. Njerëzit, tani kanë mundësinë ti gëzojnë me të vërtetë dhe kjo është diccka me të vërtetë ndryshe nga ajo që pret nga një shoqëri funerale.
Shoqëria e Ccikagos, ofron një zgjedhje tjetër pas atyre alternativave që për vite me radhë u janë dhënë konsumatorëve. LifeGem (shpërthimi i jetës) sjell shpikjen e re, pavdekësia që vishet, kjo është dhe "djallëzia" e fundit e tregut funeral, por është dhe një traditë e moderuar dhe e perfeksionuar. Në shumë familje ekziston tradita klasike e të pasurit një bizhuteri të gjyshes, e cila duhet të ruhet me fanatizëm brez pas brezi. Ndërsa me LifeGem, kujtimi nuk duhet të jetë një objekt metaforik, por gjyshja vetë. Bizhuteria e familjes. Është një mënyrë për të përqafuar të dashurit tanë ccdo ditë, dhe kjo vlen më tepër se një vizitë e përjavshme në varreza.
Shpërthimi i jetës, prek zinxhirët më të thella, dëshirën e pashuar për të mos u ndarë nga njeriu që duam. Dëshira për të qenë gjithmonë të bashkuar dhe pse në formë unaze apo në crafëdo lloj forme që ju dëshironi.
Tre diamantë me ADN-n e Bethovenit
Teknologjia e LifeGem Memorials, lejon prodhimin e një diamanti autentik duke shfrytëzuar karbonin edhe "prje një qimeje floku", - thuhet në një njoftim të shtypit spanjoll, ku deklarohet se janë prodhuar tashmë 3 diamantë me emrin e kompozitorit legjendar Ludvig Van Bethoven, nëpërmjet AND-së së Bethovenit. Tre diamantet që njihen si "Ludvig Von Beethoven LifeGems" i janë bashkëngjitur një koleksioni diamantesh të krijuara me AND-në e njerëzve të njohur, ku bëjnë pjesë edhe Napoleoni, ajnshatjni dhe Xhon F.Kenedi. Ky koleksion është në duar të një koleksionisti të quajtur John Reznikoff