Ekziston një term i ri në fjalorin e të rinjve: couchsurfing. Nuk është një sport ekstrem dhe nuk ka fare të bëjë me detin. Për të qenë një "couchsurfer" i vërtetë duhet të kesh mendje të hapur, kurjozitet dhe shpirt aventure. Por, për çfarë bëhet fjalë? Mendoni për një botë ku turizmi klasik nuk ekziston, ku nuk shkohet në hotel, ku njerëzit vendas u presin si miq, pa kërkuar gjë si shkëmbim, gjithçka falas, dhe ku do të keni shansin të njihni një kulture tjetër pa stresin më të vogël. Kjo botë ekziston, dhe është pikërisht... couchsurfing.
Nga pikëpamja letrare couchsurfing do të thotë diçka si 'surf mbi divan', por në të vërtetë është një mënyrë e re për të udhëtuar. Kërkesa kryesore është: të kesh një divan për ta vënë në dispozicion të një udhëtari të panjohur... Duke gjykuar nga gadishmëria për mikpritje, ngjan si një ide shqiptare, por në fakt jo... Ideja ka lindur nga koka e Casey Fenton, një i ri nga Anchorage, Alaskë, që në atë kohë ishte 25 vjet dhe kishte shumë dëshirë për të udhëtuar nëpër botë. Me pak para në xhep, arrin të blejë me një çmim të ulët një biletë për në Islandë, por nuk ka kontakte për të prenotuar një hotel dhe në ate vend nuk njeh asnjeri. Vendos të çojë një e-mail tek më shumë se 1500 të rinj të universitetit të Reykjavik për të parë nëse dikush ka ndonjë divan për ta vënë në dispozicion gjatë qëndrimit të tij në Islandë.
Pas disa ditësh atij i vijnë shumë përgjigje nga studentët të cilët shprehen mjaft të interesuar dhe entuziastë për ta pritur dhe shprehen të gatshëm ta njohin atë me qytetin. Përfundimi i gjithë kësaj sipërmarrjeje është pozitiv. Dhe Casey vendos të mos përdorë më strukturat turistike tradicionale për pushimet e tij. Në vitin 2000 ai krijon një faqe ëeb-i për ti ofruar, kujtdo që dëshiron, "divanë" në vende të largëta, tek të cilët ata do të dëshironin të kalonin disa ditë. Couchsurfing.com, për 7 vjet është bërë një vend i vërtetë aventurierësh nga e gjithë botëa, të cilët shkëmbejnë miqësi mes tyre. Mjafton të hysh në sait-in e inetrnetit, të regjistrohesh ( falas), të përshkruash profilin tënd dhe... gjithcka gati. Të gjithë janë të gatshëm të shkëmbejnë eksperienca dhe...divanë. Ka plot njerëz në të gjithë globin të cilët janë të gatshëm tu mikpresin në rast se vendosni të udhëtoni drejt X vendi.
Sipas disa kërkimeve, couchsurfing.com numëron të regjistruar nga 185 shtete dhe 10.983 qytete përfaqësuese. Mosha mesatare e të regjistruarve është 27 vjeç dhe mosha më përfaqësuesë është ajo nga 18 deri 24 vjeç, e cila përbën dhe 47.8% të numrit të të regjistruarve. Fakti që Couchsurfing është ende një organizatë informale forcon pohimin se kjo organizatë bazohet mbi garancitë që ofrohen nga anëtarët. Organizata parashikon një seri verifikimesh të bera këto posaçërisht për të rritur sigurinë e përdoruesve. Ekzistojnë tre nivele kontrolli, sidomos për të verifikuar që emri dhe adresa ekzistojnë apo jo. Niveli i parë është falas, për dy të tjerat duhet të paguash 25 dollarë, një shifër qesharake kjo po të mendosh se sa mund të kursesh me këtë shërbim. Çdo kush mund të kërkojnë të mikpritet dhe mund të regjistrohet si anëtar, por vetëm përmes një proçedure verifikimi mund të bëhemi " anëtarë të verifikuar". Ekziston, veç kësaj një sistem kontaktesh ndërpersonale direkte, nëpërmjet të cilit përdoruesi i ri, i verifikuar, mund të bëjë një prezantim të fundit. Ky sistem u lejon atyre që mikpritësi të kuptojë nëse janë apo jo të besueshëm këta udhëtarë. Ka mundësi që disa të vendosin tu ofrojnë mikpritje vetëm anëtarëve të verifikuar, të pajisur me një prezantim të një përdoruesi tjetër.
Në faqen e ëeb, në fakt, ekziston një pjesë e cila u dedikohet miqve dhe referencave, tek e cila mund të hysh në kontakt me personat që dalin garantë. Veç kësaj ekziston dhe seksioni i ndihmës, i cili shpjegon se ekzistojnë 6 nivele privacie dhe dy forma kontrolli mbi identitetin personal të komunitetit, një vëzhgim që mund të bëhet vetëm nga një anëtar tjetër ose me një verifikim fizik nga ana e administratorëve të faqes. Gjithçka është falas dhe pa ndonjë detyrim të veçantë, ekziston dhe një chat dhe grupe për të biseduar mbi këtë temë.Sigurisht, ekziston rreziku për të mikpritur dhe për tu mikpritur nga njerëz jo shumë të sjellshëm, ose jo të respektueshëm, por pjesa më e madhe e atyre që kanë kaluar këtë eksperiencë, sipas dëshmive kanë pasur të bëjnë me persona xhentilë dhe shumë të disponueshëm. Dhe sigurisht që nuk mungojnë shqiptarët. Në faqen e "sërfistave" gjen të regjistruar edhe 14 anëtarë shqiptarë...