Harry Potter nuk duhet të vdesë! Peticione të zjarrta janë bërë në sait-et e internetit, turma fansash të egërsuar që i kërkojnë zonjës më të pasur të Anglisë, autorja e librit J. K. Rowling ( 800 milion euro janë fituar për gjashtë romanët e parë) që të mos vrasë heroin e romanit, Harry Potter.
" Kurrë mos thuaj, kurrë" me këto fjalë shkrimtarja lë të hapur tezën e vazhdimit të tregimit të historisë së Harry Potter dhe miqve të tij. Përballë presioneve në rritje nga lexuesit, të librashtitësve dhe shtëpive botuese, autorja duket se e ka vënë në dyshim vendimin për të përfunduar serinë e aventurave të Harry Potter me librin e saj të gjashtë. Librër që do të shpërndahet në librari pas pak ditësh, në 21 korrik. Në një intervsitë të dhënë për BBC, shkrimtarja ka pohuar se " Kurrë mos thuaj kurrë. Unë nuk po them që me siguri do të shkruaj një libër tjetër, por gjithashtu nuk po them me siguri që nuk do të shkruaj një libër tjetër."
Mjaftoi vetëm kaq, për të vënë në lëvizje të gjithë fansat e saj. Deri tani, shkrimtarja gjithmonë kishte thënë se historia Harry, do të mbyllej me vëllimin e shtatë, ku dy nga personazhet kryesorë të romanit do të humbisnin jetën. Deklaratë kjo, e cila shkaktoi një ankth të madh tek lexuesit, mbi supozimin se njëri prej të vdekuve mund të ishte Harry Potter; disa mendojnë se duke e vrarë, do të ishte sistemi më i mirë për të mbyllur legjendën. Shkrimtarja, kishte bërë të ditur që në të ardhmen do të publikojë një " Enciklopedi të Harry Potter-it" për të bërë një përmbledhje të të gjithë personazheve dhe fakteve më pikante, por aventurat e vërteta të Harry-t nuk do të vazhdonin më. Tani, gjithsesi nuk përjashton faktin të nisë të shkruajë avetura të tjera të magjistarit, Harry. Kjo ndoshta ka ardhur si pasojë e protestave të lexuesve nga e gjithë bota; Ëaterstone's, zinxhiri më i madh i librarive, ka hapur një sait në internet, për të mbledhur firma, për ti kërkuar shkrimtares të vazhdojë të shkruajë mbi Harry Potter-in dhe shokët e tij, pavarsisht ccdo gjëje që mund të ndodhë në vëllimin e shtatë. Deri tani janë mbeldhur jo pak, por me miliona firma. Një sondazh tregon se 85% të lexuesve, nga mosha 8 deri 11 vjecc dhe 66% e lexuesve të të gjitha moshave duan libra të tjerë mbi Harry Potter.
Shkrimtarja tashmë, ndodhet në dilemë, në intervistën e saj ka thënë: " Gjithmonë e kam ditur në zemrën time që historia e Harry Potter do të mbyllej me librin e shtatë, por ti them lamtumirë është më e vështirë nga sa e kisha imagjinuar. Asnjëherë nuk jam ndier kaq euforike dhe kaq e trshtuar". Dhe mes këtyre dyshimeve që ka dhe vet autorja, tashmë nuk është ende e sigurt nëse Harry do të vdesë, apo aventurat e tij do vazhdojnë të lexohen nga fansat e shumë në të gjithë botën.
Disa nga vëllimet e këtij romani:
"Guri filozofik" 1997
"Dhoma e sekreteve" 1999
"I burgosuri i Azkabanit" 2000
" Kupa e zjarrit" 2001
Harry Potter në Shqipëri
Edhe në Shqipëri duket se aventurat e Harry Potter kanë bërë për vete shumë lexues. Si në ccdo vend tjetër të botës, edhe këtu ankthi dhe radha për të blerë këtë libër ka qenë e gjatë. Tek ne, ende nuk kanë ardhur të gjitha vëllimet e Harry Potter, libër i cili për herë të parë del në Angli, dhe për këtë arsye i duhet shumë kohë për të ardhur, në versionin shqip tek lexuesi shqiptar. Si kudo, libri dhe në Shqipëri, ka bërë për vete grup mosha të ndryshme. Dhe pse numri i lexuesve në Shqipëri është i vogël, kjo dhe për shkak të numrit të popullsisë, po të pyesësh të apasionuarit pas aventurave të këtij heroi, duket se dhe ata janë mjaft të shqetësuar dhe nuk duan që Harry të vdesë.Madje në listën e firmave të lexesve, të cilët kundërshtojnë vdekjen e Harry Potterit janë dhe shumë firma nga lexes shqiptarë.