Marte, 07 Tetor 2008 01:32:33

Lexoni versionin Print

Xhelati: 450 vrasje, në emër të Mbretëreshës së Anglisë

Albert Pierrepoint është emri i një njeriu të thjeshtë, i cili u bë i njohur shekullin e kaluar në të gjithë botën pasi ishte xhelati i preferuar i Britanisë së Madhe.

Shekulli
Hene, 16 Korrik 2007 09:42:00

Albert Pierrepoint është emri i një njeriu të thjeshtë, i cili u bë i njohur shekullin e kaluar në të gjithë botën pasi ishte xhelati i preferuar i Britanisë së Madhe. Ai ka punuar në "zyrën" e tij nga viti 1932 deri në vitin 1956, duke shënuar në letrën e punës ekzekutimin e 433 meshkujve dhe 17 femrave. Në këtë listë të gjatë bëjnë pjesë edhe gjashtë ushtarë amerikanë dhe rreth 200 nazistë të ekzekutuar prej tij, pas Luftës së Dytë Botërore. Por ai vetë nuk e ka konfirmuar asnjë herë numrin e ekzekutimeve të kryera. Shifra është nxjerrë nga lista e gjatë e Komisionit Mbretëror për Dënimet Kapitale në Britani dhe mendohet se mund të jetë edhe më e madhe. Ekzekutimet e kryera nga Albert Pierrepoint ishin të gjitha me varje në litar. Ai u bë i njohur për shpejtësinë e ekzekutimit, madje duke vendosur edhe një nga rekordet më të rralla botërore, atë të varjes më të shpejtë në litar.

Albert Pierrepoint ka lindur në mars të vitit 1905, në Clayton, Bradford të Britanisë dhe është djali i madh i Henry dhe Mary Pierrepoint. Ai është ndikuar tej mase nga profesioni i babait dhe xhaxhait të tij dhe gjatë një eseje të shkruar në shkollë, në moshën 11-vjeçare, Albert Pierrepoint ka shkruar "kur të rritem dëshiroj të bëhem një ekzekutor zyrtar". Kjo ka trembur tej mase mësuesit e tij të shkollës, por është pritur me gëzim nga babai dhe xhaxhai, të dy ekzekutorë zyrtarë të Mbretëreshës prej shumë vitesh në Britani. Një ndër gjërat që ka ndikuar më shumë tek djali i vogël, ishte leximi i ditarit të fshehtë të xhaxhait të tij, i cili ka punuar si ekzekutor për më shumë se pesë vjet. Në 19 prill të vitit 1930, Albert Pierrepoint, bëri edhe kërkesën e tij të parë për të punuar në vendin e lënë bosh nga xhaxhai i tij, por ai mori përgjigjen se nuk kishte vende të lira. Pak muaj më vonë, ishte vetë Zyra e Ekzekutimeve ajo që i kërkoi atij të paraqitej për një intervistë. Me mbështetjen e babait dhe kundërshtimin e heshtur të nënës, Alberti filloi punë duke u paguar me 1.11 stërlina, për çdo ekzekutim që merrte pjesë. E gjithë puna e tij kryhej në fshehtësi, pasi ekzekutuesit duhet të mbeteshin anonimë.

Ekzekutimi i parë ku Albert Pierrepoint mori pjesë, ishte në 29 dhjetor të vitit 1932, në Dublin. U deshën nëntë vjet pune si ndihmës, që ai të kryente ekzekutimin e tij të parë, në 17 tetor të vitit 1941. Gjatë luftës ekzekutimet u pezulluan, por pas saj Albert Pierrepointit iu desh që të fluturonte deri në Gjermaninë e çliruar e të kryente ekzekutimet e radhës. Katër vitet e ardhshme ai udhëtoi më shumë se 20 herë në Austri dhe Gjermani, për të kryer ekzekutimin e 200 kriminelëve të luftës. Madje ai ka udhëtuar edhe në të gjitha kolonitë britanike duke kryer ekzekutimet e radhës, të gjitha me varje në litar.

Stili i tij, shpejtësia në varjen e të dënuarve dhe mënyra shumë gjakftohtë e të varurit të njerëzve, e ktheu Albert Pierrepoint në ekzekutorin më të preferuar të Britanisë. Kur shtypi zbuloi rastësisht identitetin e tij, ai u kthye në një hero, pasi kishte varur në litar rreth 200 nazistë. Media e kohës e quante një profesion varjen e njerëzve në litar dhe ai ishte realisht profesioni më i vështirë në botë. Puna nuk ishte e thjeshtë, donte stomak të fortë dhe guxim të tërhiqje levën, duke parë në sy njeriun që do të vdiste, por Albert Pierrepoint nuk kishte asnjë problem për ta bërë këtë gjë.

Si zgjidheshin ekzekutorët britanikë

Zgjedhja e ekzekutorëve të Mbretëreshës së Britanisë ishte një proces tejet i gjatë dhe pasi emëroheshe në atë post, duhet të kalojë tërë jetën në sekret. Albert Pierrepoint ishte një nga ata ekzekutorë, që asnjë herë nuk i tregoi gruas së tij atë që bënte. Ajo e zbuloi vetë, por nuk mund ta kundërshtonte. Për familjen Pierrepoint ekzekutimi nuk ishte një gjë e thjeshtë, por ishte kthyer në një "art". Ata kishin krijuar një sistem për llogaritjen e gjatësisë së litarit që duhet të përdorej për të kryer varjen, duke e kombinuar atë me peshën trupore të njeriut që do të varej. Kjo pasi, nëse litari ishte shumë i gjatë mund t'i shkëpuste kokën të varurit dhe nëse ishte i shkurtër, do i sillte atij një vdekje me shumë agoni.

Albert Pierrepoint, kundër dënimit me vdekje

Pasi dha dorëheqjen nga profesioni i ekzekutorit, Albert Pierrepoint u kthye në një nga kundërshtuesit më të mëdhenj të dënimit kapital në Britani. Shkaku i kësaj mendohet se ishte një kombinim i eksperiencave familjare (vetë ai, babai dhe xhaxhai ishin ekzekutorë) me jetën e tij private. Në 28 nëntor të vitit 1950 ai u detyrua të varte në litar një njeri, në dukje anonim, por me shumë rëndësi për të. Ai ishte James Corbitt, një klient i rregullt i lokalit të tij. Madje natën që kishte vrarë të dashurën, ai kishte kënduar një duet me atë, që disa kohë më vonë do të bëhej xhelati i tij, Albert Pierrepoint. Gjatë këtij ekzekutimi, Pierrepoint vuri re se shumica e njerëzve që ai varte në litar kishin kryer krime në gjaknxehtësi e sipër, që në Britaninë e kohës dënohej me vdekje. Shumë pak kriminelë të vërtetë po kalonin përmes lakut e ekzekutorit dhe në këto kushte ai vendosi që të tërhiqet. "Unë kam arritur në përfundimin se ekzekutimet nuk zgjidhin asgjë dhe janë vetëm një relike e vjetër e dëshirës primitive të njerëzve për hakmarrje. Ata zgjedhin rrugën e lehtë, atë të vrasjes. Problemi me dënimin me vdekje është se gjithmonë askush nuk e dëshiron atë për të tjerët, por serish e shohin kur kryhet",- ka thënë Albert Pierrepoint, në autobiografinë e tij.

Henry Albert Pierrepoint

Në vitin 1901, Henry Pierrepoint, babai, u vendos në listën e ekzekutuesve që prisnin të fillonin punë në Britani. Më vonë ai bindi vëllanë e tij të vogël, Thomas, që të hynte të biznesin e familjes. Të dy bashkë ndikuan në djalin e tij të vogël, Albertin, që edhe ai të bënte të njëjtën gjë. Gjatë nëntë viteve të karrierës së tij, Henry kreu 105 ekzekutime. Karriera e tij përfundoi një ditë kur hyri në dhomën e ekzekutimeve krejtësisht i dehur dhe u zu me ndihmësin e tij. Kjo u konsiderua si e papranueshme për shefat e tij, të cilët e hoqën menjëherë nga shërbimi.

Thomas William Pierrepoint

Thomas Pierrepoint ka punuar si varës për 37 vjet, derisa dha dorëheqjen në moshën 75-vjeçare në vitin 1964. Në listën e tij të gjatë të varjeve janë shënuar 294 emra dhe pjesa më e madhe e tyre ishte nga Irlanda. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kreu varjen e 13 ushtarëve amerikanë, të konsideruar fajtorë për krime lufte, vrasje dhe përdhunime. Në pjesën më të madhe të ekzekutimeve ai u shoqërua nga nipi i tij, Albert Pierrepoint, deri sa ky i fundit u bë numri 1 i ekzekutimeve në Britani. Thomas Pierrepoint, mendohet se është njeriu që ka ndikuar më shumë tek Alberti.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Rohan: Ndarja e Kosovës s’është zgjidhje

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës,

Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojë votat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni pas kthimit nga Nju

Template Page


PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML