Shtune, 22 Nentor 2008 13:34:34

Lexoni versionin Print

Oskar macja, Engjëlli i Vdekjes zbret në Amerikë

I njohur në format nga më të ndryshmet pothuajse në të gjithë kulturat e botës, "Engjëlli i Vdekjes" duket se tashmë ka zbritur në Amerikë.

Shekulli
Premte, 27 Korrik 2007 09:38:00

I njohur në format nga më të ndryshmet pothuajse në të gjithë kulturat e botës, "Engjëlli i Vdekjes" duket se tashmë ka zbritur në Amerikë. Këtë herë ai ka marrë formën e një maceje tepër interesante dhe ka habitur studiuesit e mjekësisë. Macja quhet Oskar. Ka lindur në rrugë por është rritur në një spital në Providence, SHBA. Tërë jetën e saj e ka kaluar me pacientë të ndryshëm dhe tashmë është në gjendje të dallojë se cili prej tyre do të vdesë. Nga momentin që Oskar i afrohet një pacienti ai ka vetëm katër orë jetë. Duket e habitshme por deri tani Oskar ka qëlluar në shenjë 25 herë.

Oskar duket se ka një veti tepër të çuditshme, atë të parashikimit të vdekjes së pacientëve që ndodhen në spital. Ai u afrohet e nis të përkëdhelet pranë tyre dhe që nga ai moment për pacientin nuk ka shumë shpresa. Saktësia e tij, e vëzhguar në 25 raste të ndryshme, ka lënë pa fjalë personelin e spitalit. Madje ata kanë nisur një procedurë të re. Sapo shohin macen që po rri me një të sëmurë njoftojnë familjarët që të jenë të pranishëm në momentin e vdekjes. "Ai nuk bën gabime. Duket se kupton kur pacientët do të vdesin",- thotë Dr. David Dosa, një prej mjekëve të spitalit dhe gjithashtu pedagog në universitetin lokal. Ai është përpjekur që ti japë një shpjegim sa më racional këtij fenomeni por deri tani nuk ia ka arritur qëllimit. "Disa nga të afërmit e pacientëve ndiejnë një lloj ngushëllimi nga macja. Ata vlerësojnë shoqërinë që ajo u bën të dashurve të tyre në momentet e fundit të jetës", shpjegoi Dr. David Dosa. Macja tre vjeçare është adoptuar që kur ishte kotele dhe është rritur në katin e tretë të spitalit "Steere House Nursing and Rehabilitation Center". Në këtë sektor zakonisht kurohen pacientët që vuajnë nga sëmundja e Alcaimerit, Parkinsonit dhe sëmundje të tjera të këtij lloji.

Pas gjashtë muajsh një prej infermiereve vuri re se Oskar kishte nisur të bënte vizitat e tij tek pacientët. Me shaka stafi i lokalit mendoi se ai po bënte rolin e doktorit duke vizituar pacientët e ndryshëm. Por ata u habitën kur konstatuan se Oskar i zgjidhte pacientët e tij. Ai u merrte erë dhe më pas ulej pranë tyre duke i parë me shumë vëmendje ose duke u përkëdhelur me ta. Nuk kalonin më shumë se katër orë dhe pacientët ndërronin jetë.

Sipas personelit të spitalit, Oskar zakonisht nuk është një mace e dashur me të tjerët. "Ajo nuk është një kafshë e dashur me këdo, madje mund të themi se i ka inat njerëzit por me pacientët që janë në prag të vdekjes ndryshon gjithçka",- deklaruan punonjësit e spitalit. Veprimet e maces janë analizuar edhe nga profesorë të ndryshëm, të cilët kanë arritur në mendim se ajo ka me të vërtetë aftësinë për të parashikuar vdekjen. "Oskar është më i mirë në parashikimin e vdekjes se sa doktorët që punojnë në spital. Ai është një ekspert i vërtetë",- deklaroi Dr. Joan Teno i "Brown University". Ajo është bindur në aftësitë e maces kur ka parë se ka "qëlluar në shenjë" për të 13- ën herë. "Teksa ndoqa Oskarin në parashikimin e tij të 13-të vura re se ai shkoi tek një paciente dhe u ul pranë saj. Fillova të studioj shenjat e saj të jetës dhe vura re se Oskar kishte të drejtë. Gruaja nuk po hante. Ajo po merrte frymë me shumë vështirësi dhe këmbët e saj kishin marrë një nuancë kaltëroshe. Kjo për ne mjekët është një shenjë se vdekja është afër. Por në një moment ai u largua nga dhoma dhe unë isha e sigurt se këtë herë gaboi. E prita gruan për dhjetë orë por ajo nuk vdiq deri sa Oskar u shfaq sërish dhe u ul pranë saj. Gruaja vdiq vetëm dy orë me pas",- tha doktoresha Joan Teno.

Macja falënderohet nga të afërmit e pacientëve

Doktorët thonë se pjesa më e madhe e njerëzve që marrin vizita nga një mace ngjyrë gri dhe të bardhe e me fytyrë të ëmbël janë, aq të sëmurë sa nuk arrijnë që ta dallojnë praninë e saj. Kështu që ata nuk e dinë se janë në prag të vdekjes. Shumë prej familjeve kanë shprehur falënderime për macen tre vjeçare dhe vetëm në një rast një prej tyre ka kërkuar që ajo të dalë jashtë dhomës teksa njeriu i tij po vdiste. "Kur Oskar doli jashtë mjaulliu ne një formë sa ne na u duk sikur shprehu keqardhjen për faktin që e nxorëm nga dhoma. Në disa raste të tjera ne kemi njoftuar familjarët që të vijnë me shpejtësi në spital sapo kemi parë që Oskar iu është afruar të afërmve të tyre",- thanë punonjësit e spitalit. Por asnjë prej tyre ose shkencëtarëve që kanë vëzhguar këtë fenomen të çuditshëm nuk është në gjendje që të shpjegojë me saktësi se si ndodh kjo gjë. Ata janë përpjekur që të kuptojnë shenjat e vdekjes por kanë gabuar në të gjitha rastet. Doktoresha Joan Teno është përpjekur gjatë për të kuptuar nëse Oskar ka një dhunti të paparë dhe arrin të lexojë shenjat apo ka mësuar diçka nga infermieret që e kanë rritur gjatë këtyre tre viteve. Deri tani asnjë shpjegim i logjikshëm nuk ka pasur kuptim ndërsa Oskar vazhdon të parashikojë më të keqen, Vdekjen.

Misteri pas dhuntisë së maces tre vjeçare

Askush nuk di të thotë me siguri nëse sjellja e Oskarit është një e dhënë që duhet të ndiqet në rrugë shkencore apo thjesht një rastësi ogurzezë. Doktoresha Joan Teno ka shtruar pyetjen nëse macja arrin të kuptojë me të vërtetë vdekjen. Një tjetër studiues që është marrë me rastin e rrallë të Oskarit dhe që ka zhvilluar kërkime në fushën e kafshëve ka kërkuar një dokumentim shumë serioz të sjelljeve të maces tre vjeçare. Nicholas Dodman, drejtuesi i katedrës së studimit të sjelljes së kafshëve në fakultetin e veterinarisë ka pohuar se e vetmja mënyrë për të kuptuar fenomenin me qartësi është ajo e dokumentimit me shumë kujdes të shenjave që jep Oskar përpara se të dallojë se cili pacient është pranë vdekjes. Një tjetër teori është se Oskar tërhiqet nga çarçafët e bardhe dhe për këtë arsye qëndron pranë të sëmurëve por kjo është hedhur poshtë nga fakti që ai i afrohet vetëm atyre që janë në prag të vdekjes. Nga ana tjetër infermieret e spitalit nuk janë përpjekur aspak që të shpjegon se si Oskar arrin të njoftojë vdekjen. Ato janë të kënaqura me faktin që ai u jep një shans të afërmve të personave që janë duke vdekur të tu thonë atyre lamtumirë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Template Page


PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML