Erjon Veliaj nuk do të jetë më kreu i lëvizjes së njohur Mjaft duke nisur nga fillimi i këtij shtatori. Në këtë intervistë për Fundjavën e Shekullit, djali energjik që megjithë moshën e re ka ditur të ec bindshëm në Shqipërinë e vështirë të këtyre viteve rrëfen planet për të ardhmen, pasionet e tij, dhe gjykimet mbi situatën në vend.
Flitet se në shtator Erjon Veliaj nuk do jetë më në krye të MJAFT-it. Është e vërtetë?
Ku ka ze, s'eshte pa gje (qesh). Po eshte e vertete. Cdo gje e bukur, ne kohen e vet. Pas 4 vjetesh pune me shume dashuri per MJAFT-in, une dhe disa bashkepunetore te tjere kemi vendosur te kalojme ne nje faze tjeter te jetes sone dhe shtatori do jete muaji yne i fundit me organizaten. Sot MJAFT-i eshte me i fuqishem se kurre, zotëron burime njerezore te kalibrit me te larte ne vend, ka nje rrjet dhe akses kombetar dhe nderkombetar te konsoliduar, eshte i financuar minimalisht gjer ne vitin 2012, per te shkruhet me simpati si nga The Economist jashte apo gazeta si Shekulli ketu, mban titullin botëror te OJF-se se vitit nga OKB-ja, e pafund fijesh qe e bejne MJAFT-in nje stof te forte – momenti ideal per te kuptuar se ne kohen qe jetojme sot 4 vjet jane nje periode e mjaftueshme per te provuar deshtimin apo suksesin e nje sipërmarrjeje. Ndihem mire qe provuam kete te fundit.
Pse ky vendim nëse mund të thuhet?
Edhe pse i suksesshem, MJAFT-i mund te jete edhe me i suksesshem. Formula e suksesit ka qene idealizmi dhe dedikimi i te rinjve. Sot kemi po ate idealizem, por sigurisht jemi kërrusur fizikisht nga 4 vjet radhazi me dite 20 oreshe e presione pafund. Shume njerëz qe dje ishin aleate indirekte ne opozite sot jane kthyer ne abuzues te pushtetit aktual, anasjelltas shume te tjere te pushtetit te djeshem sot bejne opozite te drejte me te cilet dashur pa dashur na perputhen argumentat. Kjo nuk eshte domosdoshmerisht e mire, njohjet e tilla te plogeshtojne, por jane te pashmangshme. Ndaj duhet qe te rinj te tjere me energji te reja e pa keto njohje te bezdisshme do duhet ta marrin stafeten per nje cikel tjeter te suksesit te MJAFT-it.
Do të ketë ndonjë ceremoni lidhur me këtë, apo do të jetë një ndarje e heshtur?
Une kam qene i bekuar e me fat qe kam drejtuar kete organizate te mrekullueshme. Si mund te largoheshim pa e ndare kete ndjenje dhe gjithe ata këshillat, përkrahja dhe dedikimi i te cileve e ka bere MJAFT-in te mundur. Do te kemi nje ceremoni mirënjohjeje per gjithe bashkepunetoret. Do te kalojme dhe ne menyre publike stafeten tek drejtuesit e rinj, per te treguar se rotacioni mez brezave eshte i mundur dhe kur drejtimi eshte i suksesshem dhe behet absolutisht i domosodoshem kur ai eshte i pasukseshsem – sic ndodh rendom sot me politikanet qe drejtojne.
Keni bërë ndonjë analizë cfarë fiton dhe cfarë humbet MJAFT nga kjo?
S'jemi naive, MJAFT sigurisht humbet kapacitete, eksperience dhe kontakte – por secila prej tyre eshte kaq kollaj e rikuperueshme. Por humbja e perkoheshme e ketyre aseteve krijon ate vakum aq te domosdoshem per te zhvilluar intuiten dhe talentet e drejtuesve te rinj. Ky tranzicion tashme ka nisur ne muajin e fundit dhe une jam tejet optimist. Elisa Spiropali dhe Olta Xhacka kane qene dirigjente te shkëlqyera te betejave per nevojat elementare te minatoreve dhe peshkatareve gjate korrik-gushtit. Leart Kola, Anja dhe Verdi jane organizatore tejet te afte te aksioneve tona per ujin, dritat, dhe ndotjen gjate kesaj vere. Bojken Abazi dhe Antuen Skenderi kane qene administratore per t'u pasur zili te projekteve per te rinjte 'Udhetim ne Europe' dhe te punësimit rinor. Kristi dhe Ervini kane siguruar qe te jemi te pranishem ne komunikimin mediatik me publikun gjate gjithe kesaj kohe. Kombinuar bashke ne MJAFT fliten rreth 15 gjuhe te huaja, stafi ka studiuar, punuar e udhëtuar ne mbi 100 vende te botes. Kjo eshte skuadra e endrrave.
Kush do të jetë pasuesi në drejtimin e MJAFT?
MJAFTI ka funksionuar me skuader, fatkeqësisht ky rudimenti 'drejtor' m'u ngjit nga detyra perfaqesuese qe kisha me MJAFT-in. Ekipi funksionon ne menyre kolegjiale e kësisoj besoj do te vendosin mes tyre per rolet publike.
Ku do ta gjejmë Erjonin po të na duhet ti bëjmë një telefon apo ta ftojmë për një kafe pas shtatorit?
Te i njëjti numer telefoni. (qesh). Pas cdo perfshirje intensive ne nje beteje, cdo njeri duhet ta shohi per ca kohe situaten nga 'ballkoni' larg perditshmerise. Keto kater vite kane prodhuar nje sfide intelektuale, emocionale, shpirterore dhe fizike, kësisoj kerkojne dhe pak rigjenerim te forcave dhe ideve. Une s'do resht se qeni kurre MJAFT-ist me ose pa pune tek Rr. Elbasanit nr. 77. Kesisoj zelli per te ndryshuar kete realitet te dale mode dhe nervi per t'ua përplasur ne fytyre pushtetarëve te paafte e te veckël nuk do me shteroje. Po, per pak kohe ndoshta do jem dhe i gatshem per kafe – anipse une s'e pi kafen. (qesh)
Cilat janë planet e së ardhmes? A hyn politika në to?
MJAFT-i eshte nje shkolle parapolitike – jo partiake, por sigurisht qe trajton ceshtje me interes publik ku politika eshte e pashmangshme. Ministra firmosin, Presidenti dekreton, Deputete votojne per fatet e qytetareve si ne. Kesisoj cdo lloj përpjekje per te ndryshuar status-quo-ne te përplas me politiken. Dhe nga kjo pervoje kam mesuar pafund, si te lexoj nevojat e bashkeqytetareve e te mendoj per zgjidhje. Here kemi bere gjera anormale, mbaj mend se per kontributin per Tsunamin ne Indonezi apo bllokimin e veriut nga bora kemi organizuar jashte protokollit mbledhje ne nivel te kabinetit qeveritar. Me kete dua te them se ne nje vend si yni mund te besh me shume pune me vullnet te mire e ide origjinale se sa me llaka-llakat pafund te politikaneve te sfilitur pas nje ofiqi pa pike vlere reale. Po, nje politikan i tille – nese ky eshte termi – kam qene e do vazhdoj te jem dhe pa detyra partiake. Por e shoh te veshtire angazhimin direkt pa kontribuar dhe ca ne rotacionin e elitave. Ne 2009 do qe turp kombetar te festonin 20 vjetorin e sundimit te Fatos Nanos e Sali Berishes – e une, bashke me plot te rinj te tjere, ndaj ketij fakti nuk mund te rrime me indiferente. Abrah Lincoln thoshte shpesh: "duhet te mesoj e te gatitem, e ndoshta dhe mundesia e kontributit tim do te vije". Ditto!
Ç'mendoni per reformat e qeverise aktuale?
Ky fshat s'do kallauz besoj. Mungesa e energjise dhe e ujit te pijshme po na kthen ne neandertale pre-historike.. Nje paaftësi monumentale e ketij lloji s'eshte pare dhe degjuar. Pas humbjeve qe qytetaret kane ne bizneset apo dhe higjenen e tyre personale, po na vjen pa kuptuar dhe humbja e dinjitetit njerëzor, si e vetmja prone njerezore e patjetërsueshme. Grupe interesi , ndaj te cilave kjo qeveri duhej te tregonte minimumin e përkujdesjes si pronaret legjitime apo ish te përndjekurit politike po hyjne ne obskuritetin e harreses. Kjo qeveri humbi nje shans historik ne 2005-en. Nese lufta ndaj korrupsionit ishte nje gare se kush korruptohet me shpejt ne minimumin e kohes, atehere kjo qeveri sigurisht e ka fituar kete beteje. Kryeministri as nuk lejoi nje komision parlamentar per pasurine e tij si minimumin e transparences. Jeton ne nje shtepi ilegale, drejton nje parti me fianca te pa-audituara, prokuron 600 milione euro ne menyre te drejtperdrejte, amniston ata per te cilet na shurdhoi tash sa mot si te korruptuar. Te verberit po drejtojne te verberit dhe deshtimi i ka izoluar nga realiteti. Ç'fund i trishte i dikujt qe ndoshta mund te kishte qene edhe burre shteti.
Çështja më e debatueshme, presidenti i ri…
Eshte komentuar boll per ate situate, aleanca e mjeraneve eshte me e forta per t'u thyer, por kjo eshte e kaluar e fakt i kryer. Para dy javesh u takova me Presidentin Topi – ne dallim nga ekzekutivi, gjeta tek ai retoriken e nje njeriu bashkëpunues e te ndjeshem ndaj pafundesise se shqetësimeve qytetare. Pema duket e mire, te shohim frytet – une jam optimist.
Keni më shume miq apo armiq?
Mjere ai qe nuk ka armiq. (qesh) Kam pafund miq. Jemi bere miq prej betejave te perbashketa qe kemi pasur me studente, minatore, peshkatare, pensioniste, ish-pronare, ushtaraket, sipermarres, gazetare, te përndjekur politike, mjeke, mesues, botues, ambientaliste. Jo gjithmonë ja kemi dale ne keto beteja, por kemi gjetur miqesine dhe solidaritetin qytetar. Nga Kukesi ne Sarande e gjej pa gajle nje bujtine shokesh.
Cila është familja juaj?
Shume e vogel. Nena dhe vëllai im i vogel Arbi. Im ate na la ne 1991. Mbaj mend atehere dhe çimenton e bardhe per korrnizen ne varreza duhet ta gjenim ne te zeze me njerëz qe vinin nga Italia. Mamaja jone ishte heroine, dhe besoj se une dhe im vella ja kame dale jo keq. Jeta na dha limona te tharte, me to beme limonate, s'jemi dorëzuar kurre e kjo ndoshta na ka ndihmuar.
Një ditë e zakonshme e Erjon Velise?
Cohem ne 7.00, shkoj per vrap ose ne palester varet nga moti. Shfrytezoj mëngjesin per te skanuar gazetat apo per te bere nje takim te shpejte. Bej nja 7-8 telefonata kryesore te dites. Nga 9-a kemi takimin e stafit ne zyre e ndajme detyrat. Pas kesaj nuk ka me rutine. Vijon nje proteste, nje udhëtim ne nje qytetet tjeter, planifikimi i nje iniciative te re, disa shërbime pune jashte, nje interviste per ceshtjen aktuale, përgjigja e mesatarisht 40-50 emaileve ne dite, takime qe s'mbarojne kurre e perseri nje darke pune. Shpesh mbrëmjeve luajme futboll per te larguar stresin. Ne darke shoh nje resume te lajmeve, nja nje ore CNN/BBC per t'i dhene jetes pak kontekst, lexoj nja nje ore e dikur rreth 2-shit te mëngjesit fle. Sado e ngjeshur dita, sigurohem qe gjej kohe per familjen dhe partneren time Ajola – gjithkush duhet ta kete veriun e busulles diku te sigurt.
Një ditë e jashtëzakonshme?
C'dite jane keto? Kur zgjohem vone, ha mengjes me terezi tek Qendra Stefan, shkoj per pak not dhe e coj gjithe diten duke lexuar e duke u përsiatur, apo turp ta them bej dhe nje dore tavell e 5-katsh. Dite te tilla i numëroj me nje dore ne nje vit – por s'me mungojne dhe aq.
Çfarë ju lodh më shumë?
Injoranca mediokriteti.
Nga kush merrni më shumë kritika?
Nga miqte me te ngushte, jane te sinqerte dhe me ndihmojne te permiresohem. Per kete u jam mirenjohes. Vilanosem nga kritizeret patologjike – ata te tipit 'pse ma ngrohe apo pse ma ftohe gomarin'. Por dhe kur me sulmojne tregoj mirekuptim dhe mundohem ta perballoj me hir dhe shpifjen me te ulet. E kutpoj qe s'e kane me mua personalisht, shume prej tyre as me njohin – ata i trazon realisht argumentet dhe ceshtjet qe ne ngrejme. Nen masken e nje sulmi personal, ata perpiqen te neutralizojne kercenimin qe ndjejne se marrin nga kendveshtrimi yne. Kesisoj mire bejne qe trazohen e obsesohen me kritikat ndaj punes tone, tregon qe kemi influence pozitive. Perballimi i sulmeve me miresi tregon respekt per dhimbjet e tyre te ndryshimit, ndaj dhe une e cmoj kete pervoje.
Frika më e madhe e Erjonit?
Te rilexoj Faik Konicen apo shoh fotot e Artan Lames tek 'Shqiprei e harrueme' me makthin se Shqiperia s'ka bere shume hapa para qe prej atyre viteve.
PJESA IV - MINIINTERVISTA SHOQERUESE
Raporti i Erjonit me:
Tiranën…?
Qyteti i mundeisve ne vendin e pamundur.
Gazetat…?
Misioni i perbashket, gardiane te publikes.
Televizionin…?
Adikt lajmesh
Gratë…?
Adhuroj mamane, dashuroj Ajolen, cmoj koleget e zyres.
Pijen…?
S'para shihemi shpesh.
Duhanin..?
S'e pij.
Fenë ..?
Jam protestant, dhe praktikoj rregullisht. Miq te ngushte myslimane, katolike e ortodokse – vetem ne Shqiperi kjo eshte normale, keshtu qofte ngaherë.
Kufijtë..?
Me trembin me shume kufijte qe kemi ne koke se ato postblloqe.
Raporti më special i Erjonit…?
Me tim ate. S'di c'e ben kaq special, ndoshta se qe aq i shkurter si uje i cmuar