Nëse Miss Italisë faktori kryesor për të gjykuar bukurinë i është bërë fundshpina, në sfilatat e Milanos është protagoniste faktori "S" ose fundshpina.
"Shpina dhe këmbët janë pjesët e trupit femëror që plaken më vonë. Kështuqë është mirë tu japësh atyre rëndësinë e duhur, më mirë të nxjerrësh këto pjesë sesa dekoltetë". Ai që flet është Rocco Barocco i cili në koleksionin e tij, të mbizotëruar mbi të gjitha nga e zeza dhe e bardha, zebrato ( imitim i lëkurës së zebrës) dhe imepulla bardh e zi, u lejon hapësirë të gjerë shpatullave dhe prerjeve që shtyhen në mënyrë të "rrezikshme" drejt fundit, në limit të fundshpinës.
"Por ai duhet të mbetet një pjesë e trupit ferëror i vënë në pah në mënyrë të rafinuar, jo të ekzagjeruar", shton stilisti romak. Dhe mendon se dizajnuesit mendojnë të gjithë në mënyrë të njëjtë.
Clips prezanton veshje mbrëmjesh, kryevepra për nga ana e ndërtimit. Të përbëra prej shumë pjesësh plastike të cilat zënë vend në një hapësirë blu kobalti, nga e bardha tek e verdha smerald, të pajisura dhe me disa inspirime kineze, ose nga funde te mbushur me pendë të vogla që vërtiten këtej andej deri sa kur arrijnë afër tokës duket sikur lulëzojnë, ndërsa shpina qëndron lakuriq. Kjo tendencë ka rënë në sy dhe tek veshjet kokteil të Lorenzo Riva, që nga binomi bardh e blu, kalojnë në tone të tjera: jeshile uji, e verdhë, ngjyrë pjeshke etj.
Është e paevitueshme për gratë me një trup sirene të vënë theksin tek fundshpina.
Renè Caovilla: këpucë ëndrre
Për të kënaqur të gjitha shijet ka dhe nga ata që theksin nuk e venë vetëm tek këmbët, por mbi të gjitha tek shputa e këmbës. Është Renè Caovilla, e famshme për këpucët e saj bizhu të cilat sfiluan në 26 shtator në Muzeun e Historisë Bashkëkohore. Këpucë të mrekullueshme, të zbukuruara me kristale, gurë, spirale dhe gjarpërinj, të cilët rrotullohen në kavilje. Kështuqë vajzat që do i veshin do të kenë vërtet një palë këpucë ëndrrash.
"Jeta është emocion, pa atë bëhet e mërzitshme", thotë Renè Fernando Caovilla. "Kjo sfilatë është realizimi i një ëndrre e kultivuar që nga lindja e shoqërisë, një shoqëri që ka korrur sukses që në punët e para të saj dhe ka pasur bashkëpunime të frytshme meValentino, Dior, Chanel.
E gjitha në lule
Rroba me pëlhura shumë të holla dhe mbi të gjitha lule për Sonia Rykiel e cila e mbyll me një finale të madhe me modele që kërcejnë në pasarelë
Koral
Për Dior unaza në flori të bardhë: diamant dhe koral
Vegjetale
Për Arfango pantallonat e shkurtra me lëkurë vegjetale
Fill komete
Quhet kështu byzylyku i krijuar nga Chanel
Amerika
Një homazh i vërtetë për amerikën në sfilatat pariziene të Chanel
Tre shkronjat
Të prera në pasqyrë dhe të thurura si në një mozaik mbi funde për mbrëmje të mëdha, bashkë me yjegjigande
Rykiel
I qëndron besnike imazhit të gruas hiper femërore