Një fenomen i shoqërisë amerikane që merret në shënjestër nga media dhe universitarët
Në Shtetet e Bashkuara quhen "Friends with Benefits", e përkthyer në shqip si ide do të thotë që bëhet fjalë për ata miq mes të cilëve vendoset një shkëmbim ngrohtësie, intimiteti, komunikimi, para "gjëra të zakonshme mes miqsh", por, nuk përjashtohet që marrëdhënia të përfishijë edhe kryerjen e marëdhënieve seksuale jo të rregullta. Para miq që ndonjëherë bëjnë seks, por pa krijuar një lidhje klasike të qëndrueshme. Fenomeni është përhapur aq shumë tashmë në shoqërinë amerikane, sa Nju Jork Tajmsi i ka kushtuar në numrat e fundit një faqe të plotë (të dhënat për këtë shkrim janë marrë pikërisht nga ky artikull i gazetës së madhe amerikane) dhe veç kësaj, një telenovelë televizive me titullin "Friends with Benefits" është tashmë gati për transmetim në televizionet e mëdha.
Për shumë njerëz në SHBA kjo quhet ndryshe shkëmbim kujdesi, kohe dhe kënaqësie, "falas", duke patur me sa duket parasysh përjashtimin nga detyrimet e zakonshme emocionale apo financiare që krijon një raport nomal dashurie.
Në një farë mënyre, komunikimi, shkëmbimi i emocioneve etj, funksionojnë, por pa patur përgjegjësinë dhe detyrimet që mund të ketë një lidhje. Duke u bazuar në këtë logjikë, ata që mbrojnë këtë "modë", thonë se kjo lloj marrëdhënieje nuk shkakton asnjë lloj stresi.
Por a janë këto lloj miqësish kaq të kaq të lehta dhe çlodhëse? Me sa duket, jo. Të jesh mik është tjetër gjë, të bësh seks, tjetër gjë dhe të biesh në dashuri shpesh i influencon në mënyrë të pashmansghme të dyja gjendjet. Është e pamundur të kalosh në raporte të tilla pa u impenjuar shpirtërisht dhe nëse ky impenjim realizohet atëherë është e vështirë ta shtysh duke thënë: "Ok, e kam shok (shoqe) por bëj ndonjëherë edhe seks, jemi që jemi…". Ndaj në të kundërt të asaj që thonë mbrojtësit e "Friends with Benefits", kjo lloj marrëdhënie e çuditshme në fakt shkakton më shumë stres se një marrëdhënie e zakonshme. Dhe ky nuk ëhstë një përfundim steril. Tashmë ka baza shkencore.
Universiteti i Miçiganit në SHBA ëhstë marrë gjatë me studimin e kësaj marrëdhënieje miqësi+seks pa impenjime të tjera. Studimi del në përfundimin se këto lloj marëdhëniesh, të përhapura shumë kohët e fundit, nuk funksionojnë. "Nuk janë gjë tjetër veçse një frenim i shprehjes së një gjendjeje emotive të ekulibruar, - thotë studimi i profesorëve të Miçiganit, i botuar në Nju Jork Tajms.
Kërkimi ka angazhuar një numër të madh studentësh të Universitetit Shtetëror të Micciganit, të cilët kanë deklaruar që kanë patur apo kanë një lidhje të tillë.
Duke u bazuar në përgjigjet që kanë dhënë këta studentë rezulton se një në dhjetë raste këto marëdhënie janë shndërruar në një lidhje të vërtetë dhe të qëndrueshme dashurie. 1/3 e këtyre lidhjeve ka përfunduar në një shoqëri të pastër, pa kryer më marrëdhënie seksuale, dhe 1 e katërta e tyre ka përfunduar në një ndarje traumatike. Pjesa tjetër e të pyeturve (shumë pak) vazhdojnë të kenë një lidhje të tillë.
Nga ky studim bëjnë përjashtim vetëm ato çifte që në fillim kanë qenë të dashuruar dhe më pas e kanë shndërruar lidhjen e tyre në një lidhje të këtij lloji.
Studimi saktëson se lidhje të tilla shndërohen në burim vuajtjesh dhe stresi njësoj si lidhjet e dështuara të "dashurisë së zakonshme" (nëse dashuria mund të quhet kështu).
Në thelb, duket sikur këtë lloj lidhje e bëjnë ata persona të cilët kanë frikë të futen me të vëretë në "lojë". Rezultatet e nxjerra nga ky studim vërtetojnë se kjo lloj lidhje është më e shpeshtë tek të rinj që kanë tendenca për të qenë të pavendosur dhe të pastabilizuar. I mirë apo i keq, objektiv apo subjektiv, ky studim ka "zhdoganuar" një term, për të cilin po të mendohesh mirë, është me të vërtetë i gjetur: "miq me interes".