Muzika pop quhet me të drejtë një trampolinë për talentet e reja. Por kur bëhet fjalë për të llogaritur shuma dhe të ardhura janë gjithnjë emrat e vjetër ata që janë protagonistë të skenës. Rolling Stones, Madonna dhe Elton John sigurisht nuk mund të quhen propozimet e reja të panoramës muzikore dhe gjithsesi, edhe një herë sipas klasifikimit janë fituesit më të mëdhenj të sektorit ku ata bëjnë pjesë, të muzikës.
Nga qershori i 2006 deri në qershor të 2007 Rolling Stones kanë fituar rreth 88 milion dollarë, pavarësisht nga ndonjë shqetësim që kanë pasur për shkak të moshës.
Kjo nuk do të thotë që nuk ka mundësi që milionerë të bëhen dhe më të rinjtë. Djemtë e rinj 50 Cent dhe Justin Timberlake, ish monedha e artë e grupit N' Sync, hyjnë direkt në klasifikimin e shumë të paguarve, respektivisht me 33 dhe 20 milion dollarë. Sigurisht që është thelbësore të kesh dhe dinakëri dhe nuhatje të mirë në biznes, sicc është rasti i hip- hopistit Jay-Z, re i cili brenda një viti të mrekullueshëm ka fituar rreth 83 milionë dollarë.
Por megjithatë këngëtarët më të pasur janë pjesë e "ushtrisë së vjetër". Nëse tregu është pothuajse në një krizë shitjesh dhe piraterie muzikore, si ka mundësi të arrihet një sukses i tillë tregëtar? Ja disa pika për tu analizuar.
Nuk është e nevojshme ta themi por artistët e ndërtojnë famën e tyre me anë të shitjes së disqeve. Dhe kur sektori është në krizë aktorët krysesorë të skenave mund të mbështeten gjithnjë tek fansat e tyre për të arritur rekorde shitjesh. Por fitimiet e vërteta merren nga turet e tyre. Dhe ne keto ture asnjë nuk arrin të fitojë aq shumë miliona sa fitojnë veteranët e muzikës. Vitin e kaluar turi i Rolling Stones ishtë ai më i frytshmi në Amerikën e Veriut, duke mbledhur në total 139 milion dollarë. Në 2006 turi i Madonnës i quajtur "Confessions" ka qenë evenimenti më i madh i realizuar nga një interpretuese femër, duke mbledhur 194 milion dollarë në gjithë botën. Ato që kanë ndikuar në këtë përfitim kanë qenë dhe ccmimet e biletave, të cilat kanë ndikuar në mënyrë vendimtare. Nëse mesatarisht për të qenë pjesëmarrës në turin e Madonnës në Amerikën Veriore duheshin 183,76 dollarë, për të parë Rolling Stones duhet të paguaje 136,63 dollarë dhe për një vend për tu ulur, për të parë Celine Dion, "A Neë Day...", në Las Vegas duheshin mesatarisht 135,33 dollarë.
Po pse organizatorët e koncerteve vendosin ccmime kaq të larta? Përgjigja është shumë e thjeshtë: pasi e kanë mundësinë për të vënë këto ccmime. Fansat e këtyre artistëve nuk janë studentë që punojnë si kamarierë për të fituar diccka. Janë gjenerata e viteve '80 dhe gjeneratat X, të cilët kanë mundësi për të paguar, madje në shuma marramendëse dhe kjo vetëm e vetëm për të parë idhujt e tyre. Ndryshe nga grupet e reja, dhe ato që arrijnë të kenë sukses dhe rezultate në shitje, as që mund të pretendojnë të arrijnë shifra të tilla për koncertet e tyre. Në 6 muajt e parë të këtij viti, ccmimi mesatar për një koncert të "Arcade Fire" ishte gati 30,74 dollarë, ndërsa ccmimi i një bilete për të qenë pjesëmarrës në spektaktil e Snoë Patrol ishte rreth 31,27 dollarë. Ëndrra e sotme e ccdo pop stari është të pushtojnë tregun amerikan. Por edhe kur arrihet kjo nuk mund të thuhet se gjërat shkojnë mirë në ccdo vend. Suksesi mund të ulet brenda një kohe të shkurtër. Shumë këngëtarë arrijnë të maksimizojnë fitimet e tyre duke shfrytëzuar suksesin e tyre edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke organizuar ture në Evropë dhe në Azi. Madonna, Bon Jovi e Celine Dion nuk janë vetëm artistë të famshëm, janë pop star ndërkombëtarë.
Për bandat historike dhe për artistët më të famshëm të mbështetesh tek një numër i madh spektatorësh në Japoni, Gjermani ose Brazil do të thotë të organizosh ture të tjera dhe ti japësh jetë mundësive të tjera për të gjetur tregje. Jashtë Shteteve të Bashkuara, fansat janë besnikë për një kohë të gjatë, nuk influencohen nga tendencat e reja sicc ndodh ne Amerikë. Të shohësh në shumë aspekte, të ndryshosh, kjo është fjala kryesore për ccdo investim. Dhe sigurisht është dhe ccelësi i suksesit dhe për botën e muzikës.
Klasifikimi i këngëtarëve sipas të ardhurave
1. Rolling Stones
fitimet totale: $88 milion $
2. Jay-Z
fitimet totale: 83 milion $
3. Madonna
fitimet totale: 81 milion $
4. Bon Jovi
fitimet totale: 67 milion $
5. Elton John
fitimet totale: 53 milion $
6. Celine Dion
fitimet totale: 45 milion $
7. Tim McGraë
fitimet totale: 37 milion $
8. 50 Cent
fitimet totale: 33 milion $
9. U2
fitimet totale: 30 milion $
10. Sean (Diddy) Combs
fitimet totale: 23 milion $
11. Justin Timberlake
fitimet totale: 20 milion $