Festojnë Krishtlndjet dhe Vitin e Ri tamam si italianët. Do ti ndajnë lekët e shpërblimit mes gëzimeve, dhuratave dhe dhimbjeve të faturave, tamam si italianët. Gjatë festave që kaluam, ishte e vështirë të dalloje italianët e vërtetë nga emigrantët. Dhe pse po të mendosh mirë ka pasur disa dallime, dhe jo pak. Ata që kanë ngritur ne erë tregjet, kanë qenë emigranëtët.
Për çudi emigranët shpenzuan më shumë se italianëtkëtë vit për Krishtlnindjet. Këto shpenzime ishin qoftë për dhuratat, qoftë dhe për drekën e 25- sës dhe darkën e madhe të 31 dhjetorit. Madje shpenzimet e emigrantëve për "vaktet e mëdha" të festave, janë gati dyfishi i shpenzimeve që kanë bërë vetë italianët. Nga studimi " Blerjet dhe shpenzimet e italianëve dhe emigrantëve me rastin e festive të fundvitit", i realizuar nga Confcommercio e Demoskopea, bën publik faktin se Krishtlindjet e emigrantëve "flasin italisht". Kjo dhe falë dëshirës së madhe që kanë emigrantët që jetojnë në Itali për të festuar në mënyrë madhështore festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pavarsisht nga kultura e origjinës dhe besimit që i përkasin.
Studimi është realizuar me një kampion përfaqësues të italianëve dhe një kampion të emigranëtëve, përfaqësues të shtatë komuniteteve më të mëdha në numër që jetojnë në Italia. Vendin e parë e zënë shqiptarët, më pas marokenët, rumunët, ukrainasit, kinezët, filipinasit dhe tunizianët. Studimi tregon se shpenzimet e italianëve për festat e fundvitit ishin më të ulëta se ato të bëra për festimet e fundvititi 2006.
Nga studimi dolën këto shifra përitalianët: 43,4% të intervistuarve thonin se shpenzimet e tyre për këtë vit ishin ulur, për 19,4% do të ishin të njëjta dhe për 37,2% të të intervistuarve shpenzimet do të rriteshin.
Një situatë kjo, krejt ndryshe për emigrantët, sipas statistikave të studimit doli se të intervistuarit nga emigrantët janë përgjigjur: . 30,7%, do të shpenzonjë një shumë të barabartë me gjithë vitet e tjera, për 34,5% të emigrantëve do të shpenzojnë më pak, në krahasim me vitin që kaloi, ndërsa 34,8% kanë shpenzuar më shumë për festat e këtij fundviti.
E pra nga shifrat e studimit shihet qartë se nuk kanë qenë italianët ata që kanë festuar një Krishtlindje dhe Vit të Ri Italian, por kanë qenë emigrantët, me në krye shqiptarët ata që kanë festuar këto festa, tamam sikur të ishin talianë, duke u bërë "zot në shtëpinë e tyre".
Emigranët brenda muajit dhjetor kanë shpenzuar "shpërblimin" apo rrogën e tyre të trembëdhjetë, për dhurata (63%), për prodhime ushqimore krishtlindjesh (26,9%), por edhe për të paguar faturat (37,2%) gjobat dhe qeratë e banesave të tyre (32,6%), por ama pa harruar prindërit dhe të afërmit që kanë lënë në vendin e tyre të origjinës. 34,8% të të intervistuarve u kanë dërguar lek të afërmve të tyre.
Shumë të përhapura ishin për këtë vit dhe dhuratat enogastronomikedhe emgrantët treguan se edhe për to pëlqenin stilin italian: 85,6% e tyre është drejtuar tek produktet e traditës italiane.
Dhe për darkën e 25 dhe të 31 dhjetorit kanë shpenzuar për të kaluar në mënyrë sa më të mirë me miqtë dhe të afërmit e tyre. Edhe për këtë emigrantët kanë shpenzuar dy fishin e italianëve: 83 euro për emigrantët kundër 44 euro për italianët për natën e Krishtlindjeve dhe 93 për emigrantët kundër 53 euro që shpenzuan mesatarisht italianët për darkën tradicionale të Vitit të Ri. Mos vallë kjo diferencë vjen nga fakti që ushqimet që hanë të huajt janë më të shtrenjta?
Ajo që i shtyn emigrantët të harxhojnë më shumë, është optimizmi, të cilin, sipas një artikulli të "New York Times" italianët nuk e kanë më. Dhe panorama e këtyre festive mund të jetë më së miri fotografia e një populli që kanë krizë besimi (autoktonët) dhe një populli tjetër që është plot me shpresa për të ardhmen (emigrantët).