Makina me përmasa të mëdha, “Dts 2006”, ka një mburojë, e cila i reziston edhe një sulmi me granatahedhës.
Një skemë e “Dts 2006”, kadillaku presidencial
WASHINGTON – I “padëshiruari” është një pre shumë i dëshiruar. Për këtë ka nevojë për një mbrojtje shumë të organizuar dhe, mbase, edhe kjo nuk është e mjaftueshme.
I “padëshiruari” është Barak Obama, një njeri i vështirë për t’u mbrojtur.
Siguria presidenciale - Që në ditët e para të fushatës elektorale, mbrojtësit që iu vunë në dispozicion Obamës ishin të llojit “presidencial”. Në kuptimin që, kishte një mbrojtje identike me atë të rezervuar për presidentin Xhorxh Bush. George Bush, Hillari Klinton e Xhon MeKein, u është dashur të kënaqen me një numër më të vogël truprojash se numri që kishte Barak Obama, një mbrojtje që, brenda pak muajsh, sapo kishte “ngrënë” 110 milionë dollarë.
Si lëvizje të parë, shërbimi sekret ka bërë atë që e quan “bolla”; një sërë rrathësh mbrojtës.
Nëse presidenti i ri i afrohej turmës, 6 agjentë formojnë një “diamante”, i cili mbulon presidentin. Nëse Obama lëviz me makinë, kortezhi i njerëzve çahet nga trupat e policisë lokale dhe më pas ndiqet nga një makinë gjigande.
Në makinën e parë është një grup njerëzish të armatosur rëndë. Shpesh lënë derën e mbrapme hapur, në mënyrë që të reagojnë shpejt. Ndërsa makinat e tjera që shoqërojnë presidentin, ndërtojnë një “gjarpër” në lëvizje dhe të gjitha këto janë në mbrojtje të Kadillakut të Parë, atij më përmasa gjigande “Dts 2006”.
Mbrojtje me titan – Mburoja e saj me titan, hekur, alumin dhe qeramikë, i reziston goditjeve të mitralozit, por edhe atyre të granatahedhësve. Për të gënjyer atentatorë të ndryshëm, shërbimi sekret, mund të përdorë më shumë se një kadillak të tillë brenda të njëjtit varg makinash. Kur është e mundur, makina e Obamës do të futet në garazhin e ndërtesës ku ka pritje, kjo në mënyrë që të ketë sa më pak mundësi për t’u bërë një atentat i mundshëm.
Agjentët federalë u tremben njerëzve të Al Kaedës, por kanë frikë gjithashtu edhe nga neonazistët, nga ekstremistët e bardhë, apo edhe nga ndonjë amerikan vetë.
Një shtetas i vetmuar që vihet në luftë me shtetin e tij dhe mendon se e shkatërron atë, duke eliminuar kryetarin e shtetit.
500 kërcënime - Gjatë fushatës, FBI-ja ka shqyrtuar më shumë se 500 kërcënimë për vdekje në adresë të Barak Obamës dhe, nga këto, mbi një qind prej tyre kishin motiv racial.
Në dy raste janë arrestuar disa të dyshuar, shumë ambiciozë, por për fat, me mjete jo të përshtatshme, të cilët ëndërronin të vrisnin Obamën.
Komplote të gjykuara si jo serioze nga autoritetet, por që përfaqësojnë një ide mbi atë se çfarë mund të ndodhë.
Për këtë arsye, forcat e sigurisë kanë infiltruar prej kohësh një grup nga agjentët e tyre brenda grupeve që përbëjnë rrezik për jetën e presidentit amerikan, në mënyrë që të arrijnë të marrin sa më shumë informacion mbi pikësynimet e tyre.
Nën vëzhgim janë edhe disa grupime ekstremiste me pasion për pushkët: prej javësh ka plasur blerja e armëve, pasi mendohet që presdienti i sapozgjedhur do të vërë disa limite mbi blerjen e armëve. Dhe, në një vend ku qarkullojnë 200 milionë gryka fishekësh, këto të ligjshme dhe të tipeve të ndryshme (nga revolverët deri tek kallashnikovët), nuk është për të qeshur.
Kur Obama do të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, agjentët 007, pra agjentët e tij të sigurisë, do ta kenë më të lehtë për të ndërtuar skemën e mbrojtjes së tij.
Por tani duhet të stërviten me këtë. Tashmë u duhet të bëjnë punë suplementare kur Obama del nga shtëpia për të shkuar në zyrën e tij, në qendër të Çikagos. Kontrolle më të rrepta në palestër, në dushe apo nëse senatori kërkon të marrë pjesë në një ndeshje basketbolli me miqtë e tij.
Por, kujdesi më i madh, i është drejtuar rezidencës së tij në Hyde Park Boulevard, në Çikago. Një vilë e rrethuar me shtëpi dhe pallate të vegjël, pak metra larg nga sinagoga e vjetër e qytetit, në një zonë shumë të rënduar nga trafiku.
Nga dje janë mbyllur segmente të vogla rrugore, janë krijuar postblloqe, janë instaluar barriera antikamikazë dhe janë vendosur telekamera.
Shërbimet sekrete dhe policia kanë ngritur “filtrin”, një rrjetë, e cila duhet të zvogëlojë në maksimum hyrjen përpara vilës dhe të verifikojë begraundin e çdo banori që jeton në atë zonë. Dëri më tani, njeriu, i cili ka fatin t’i afrohet portës së hekurt të shtëpisë së Obamës, është vetëm postieri.