Politikë

E shkarkon nga drejtimi i FRESH-it në Greqi, letër Ramës

  • 04 Dhjetor 2012, 17:06
  • Përditësuar 17:56

Kryesia e FRESSH-it në Greqi akuzon Sekretarin për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj, pasi sipas saj, Veliaj po kërkon që ta kthejë Forumin Rinor në “harem” për veten dhe miqtë e tij. Me anë të një letre të hapur publike drejtuar kreut të PS-së Edi Rama, kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruci, Kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë, kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali dhe kryetares së Forumit të Gruas, Olta Xhaçka, kryetarja e FRESSH-it në Greqi, Borina Voko akuzon Veliajn për papërgjegjshmëri dhe sabotim të detyrës që i është ngarkuar nga partia. Reagimi i Vokos vjen pas shkarkimit të saj nga drejtimi i FRESSH-it nga ana e Sekretarit për Rininë, Erjon Veliaj, i cili me anë të një shkrese dërguar me email, i bën me dije shkarkimin e saj nga detyra.Letër drejtuar krerëve të PS-së:


Kjo letër i drejtohet publikisht Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, Kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë, kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali dhe kryetares së Forumit të Gruas, Olta Xhaçka.


Dje me datë 3/11/2012 Sekretari i Rinisë dhe Emigracionit z. Erion Veliaj ka dërguar në e-mailin e FRESSH Dega Greqi shkarkimin e kryetares së FRESSH, dega Greqi, Borina Voko. Pikë së pari, aty përmendet se janë bërë një sërë shkeljesh disiplinore nga ana e kryetares Borina Voko, gjë që jo vetem nuk është e vërtetë, por e kundërta, janë raportur pikërisht nga ana e FRESSH Dega Greqi në Sekretariatin e Rinisë dhe Emigracionit një sërë shkeljesh disiplinore dhe morale nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste Dega Greqi, Artjan (Artur) Qirici.


Së dyti, akuza për mosbindje të vazhdueshme ndaj kërkesave të kryetarit nuk qëndron aspak, pasi ai asnjëherë nuk është interesuar për mbarvajtjen e punëve në FRESSH, përkundrazi e ka sabotuar atë dhe ka kërkuar vazhdimisht ta kthejë Forumin Rinor në një “harem” për veten dhe miqtë e tij. Ne, nuk kemi kapërcyer asnjë kompetencë tonën, por kemi diskutuar vazhdimisht me Sekretariatin e Rinisë dhe Emigracionit për të gjitha shkeljet dhe problemet e shfaqura, që nga krijimi i FRESSH Dega Greqi si Strukturë e Partisë Socialiste ne Greqi; Përgjigja e tyre ka qenë mospërfillja, heshtja dhe kohët e fundit “Gjeni zgjidhje vetë”! Dhe përsa i përket qëndrimit bllokues dhe përçarjes, në bankën e të akuzuarve duhet të uleni ju z. Veliaj dhe miku juaj A. Qirici, që mbas kaq e kaq raportimesh nga ana jonë, nuk ndijuat kurrë të merrnit mundimin për të zgjidhur problemet edhe pse ne ju jemi lutur zyrtarisht.


Për të gjitha këto shpifje dhe akuza, nga ana juaj dhe mikut tuaj, z. Veliaj ne posedojmë prova materiale dhe dëshmitarë që vërtetojnë të kundërtën e atyre që thoni. Ne si kryesi, jemi gati të ballafaqohemi me ty z. Veliaj dhe mikun tuaj A. Qirici, publikisht (në kuptimin e mirfilltë), pasi besojmë që Sekretariati i Emigracionit, si institucion, nuk është në dijeni të padrejtësirave dhe fëlliqësirava të kryera mbi kurrizin tonë.


Kryetarja e FRESSH Dega Greqi, Borina Voko & Kryesia./Shekulli Online/Përgatiti:H.M./

Shtoni një koment
8 Komente
Engjell Shehu
Plasi nga Greqia!! Siç duket lufta brenda llojit do ta shkaterroj fare PS.
Liro
Mire qe shkruan por e nevoshme ta besh publike? keto jan gjera qe i perkasin brendshmeris
CAMI
kto jane pesista=PS.
Dridhe Like
SOt e keni marre veshe ju se Vilajet Qyrku eshte qejfli haremesh? Po dihet boterisht se ai ka qene frekuentues i shtepive te kuqe dhe atyre me flamur me shume ngjyra. Hajde ti rroje PS edhe nje k***r tjeter, se nuk behet nami.
Pa Emër
Kush qenka kjo far Brina Voko o shokeni,Kryetare e fresshit thote,prap vihen njerez te paguar per qellime te errta dhe per te minuar P.S.SH. Zgjedhjet po afrohen dhe kundershtaret nxjerin nga kafazi te tilla mostra per te penguar punen e mrekullushme te te gjithe socialisteve te ndershem.Borina futu ne kafaz se aty e ke vendin
nje mik
Kush eshte Borina Voko o shokeni a e njihni apo jo E nxoren nga kafazi per ta perdorur kundra P.S.dhe ku di une sec i kane premtuar Borina futu prap ne kafaz se aty e ke vendin Per ata qe ste njohin dhe qe u leverdis per ato qe thua je e mire po per ata qe te njohin e di vet ti kush je Lere politiken moj vajze se seshte per ty per te `Kafazi i Arte` je tamam
Beni
Me pelqejn qe ketu shkrujne dhe dashnoret e E. Veliajt me emra te ndryshem... Te pakten Borina i ka k..qet me te medhaja nga ky meksikani i Greqise "Artjan Artur Don Hose Qirci" qe ka vesh fustanin e nuseris dhe nuk del nga shtepia qe te perballet me te vertetat. Jepi Borina se ke tan Socialiste mbrapa qe te mbeshtesin... mos ndigjo keta homoseksualet e Erionit...
MN
o ti mik pa emer meso te shkruash shqip njeher pastaj komento. Borinen kryetare te fressh Greqi e vuri Erjon Veliaj qe mbase ti e ke idhull.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 2 =