Botë

Stuhia “Bopha”, 700 të vdekur në Filipine

  • 11 Dhjetor 2012, 15:03

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga “Bopha”, stuhia më e fortë e këtij viti në Filipine, ka kaluar tashmë kuotën e 700 personave.


Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar se qindra persona të tjerë, shumica e të cilëve peshkatarë, rezultojnë ende të humbur.


“Bopha”, që ka kaluar jugun e arqipelagut gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës së kaluar, ka shkaktuar plot 714 të vdekur.


Sipas zyrës së mbrojtjes civile, shumica e viktimave janë regjistruar në ishullin e Mindanaos, ndërkohë që numri i personave të humbur është 880.


Pasi përfshiu ishullin e Mindanaos, tajfuni shkatërroi Palauanin, zonë e njohur në të gjithë botën për plazhet e bukura dhe pikat për të bërë zhytje.


Ndërsa provinca që ka vuajtur më shumë impaktin e tajfunit është Lugina Kompostela, ku përmbytjet kanë përfshirë ndërtesa, plantacione dhe shkolla.


\Shekulli Online\E.Sh\

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 8 =