Soft

21 dhjetori, do jetë apo jo fundi i Botës?

Vetëm 9 dite mungojnë nga 21 dhjetori i famshëm, që pritet paksa me ankth nga një pjesë e njerëzve në mbarë botën, pavarësisht se disa herë shkencëtarët, studiuesit dhe specialistët e profecive kanë bërë me dije se në realitet, kjo datë s'ka të bëjë shumë me fundin e botës, sipas profecisë Maya, që në realitet parashikon fundin e një cikli e jo fundin e planetit.


Megjithatë, ja që ndërkaq, në bote shtohen iniciativat, disa edhe simpatike, mbi temën e famshme të "fundit te botes".  Ndër të tjera, së fundi flitet se janë shtuar rrëfimet e njerëzve tek prifti, pasi duket se i tremben fundit të parakohshëm e kërkojnë të meritojnë "faljen" para vajtjes në botën e përtejme. Por mbi te gjitha është krijuar një "tymnajë", prapa të cilës qëndrojnë veçanërisht  interesa ekonomike e biznesi.  Aq sa kane dale në shitje deri edhe bunkerë për të shpëtuar nga katastrofa e "paralajmëruar", megjithëse shkencëtarët në të gjithë botën vazhdojnë të informojnë mbi atë që pritet të ndodhe realisht, në kundërshtim me atë që flitet e trumbetohet.


Sidomos NASA për t'i bërë ballë frikës së publikut, ka përgatitur një faqe të tërë, ku ilustron se nuk ekzistojnë prova konkrete në mbështetje të teorive apokaliptike. Për shembull, spostimi i Poleve nuk është ndonjë tregues shqetësues, sepse ato spostohen vazhdimisht në çdo moment të vitit. Po ashtu edhe përvijëzimi i shumëpërfolur i tre planetëve është diçka e zakonshme. Pra asnjë nga fenomenet, thonë ekspertet, nuk ka ndikuar e nuk do të ndikoje në aksin e rotacionit të Tokës, ose në klimë. Mirëpo duhet pranuar se derisa të vijë data 21 do të ketë ende disa nga ata që besojnë se diçka do të ndodhë vërtet.


/Shekulli Online/ E.L/
Shtoni një koment
5 Komente
Shqiptar i mire
Per ata qe besojne ne Zote nuk eshte frike se e para ata jane ne pritje te asaij dite dhe e dyta ata e dine se ajo dite eshte ne dijeni vetem Zoti e askush tjeter .Per ata qe nuk besojne te jene te sigurt se do ta perjetojne nemos ne 21 dhjetor nje dite si ajo do te jete
adhamudhi
nqse doni te shpetoni duhet te me paguani mua qe t ju kendoj disa lutje.
dardani
Te vetmit gazetare qe publikojne skena terrori qenkan Shqiptaret perpara dites se Krishlindjeve! Bota edhe pse ka ne arshive te gjitha teorite dhe profecite duke filluar nga Maya dhe Nostradamus i mendon te pa nevojshme per ti publikuar! Sot qyteterimi boteror eshte i kompleksuar nga jeta nga media ,besimi religjioz,shkenca kundra fese dhe oportuniteti i njeriut i cili ne kapitalizem eshte i pa mbeshtetur nga shoqeria! Dita nuk eshte percaktuar kot te premten me 21 dhjetor kundra krishterizmit eshte nje profeci e semure dhe apokaliptike tipike e MAYAS te cilet kane jetuar nen frike te izoluar nga jeta ne PIRAMIDAT e MEKSIKES dhe GUATEMALES!
Zef Kallami
Njeriu e filloj jeten nga asgjaja e dijes.Dalngadale iu mbeshtet bestytnive.Pikrisht ne munges te dijes.Krijoj vete krijusin qe ky krijoj boten bashke me njerin e rropullin qe gjindet ne brendesi dhe jashte saje deri ne stratosfere. E tregonin qe bota e rrafshte mbahet ne 3-4 elefante.Ndigjuesit,te gjithe e hangren.Asnjeri nuk kerkoi te dinte.Po elefantet ku mbeshtesin kembet. Dhe bestytnimi me idhunin Zot vashdon edhe sot.E kjo ka vetem nji ane pozitive se frenon njeriun te mos kaloje ne veprime antinjerezore,sherben per deshperime dhe qetesi shpirterore. E pikrisht,nuk ka ma gafa qesharake se sa keto krijime te njeriut te zgjuar.Dita e premte 21 dhjetor mund te jete dita ma e bukur dhe ma e qete e planetit. Kjo dite asht dita pervjetorit e lindjes se Stalinit.E diktatorit qe shkrumboi Hitlerin.
O Zot -Allahu Ekber
Tre minutat e fundit i ka percaktuar edhe Bibla edhe Kurani.O zot... shpeto vetem femijet engjejt e tu te njome ,qe te krijojne nje bote te re,pa ne jemi te gjithe mekatare.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 3 =