Advertisement
Kulturë

Kërkojeni nacionalizmin e butë në arkiva!

  • 17 Dhjetor 2012, 12:20

“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”, Lord Byron për Shqipërinë “Kombi gjen vetveten. Çamëria dhe Kosova”, libri i ri i studiuesit dhe pedagogut Bashkim Kuçuku vjen pikërisht tani që më shumë se kurrë po flitet për rikrijimin e Shqipërisë etnike. Iniciativa e çamëve për çështjen e tyre ka filluar të marrë një hov të jashtëzakonshëm krahasuar me periudha paraardhëse kur Çamëria as nuk zihej në gojë. Botimi i prof. Kuçukut sjell detaje dhe dokumente nga përpjekjet e patriotëve për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që pas rënies së komunizmit do të përhapej shumë shpejt. Janë shfrytëzuar burime arkivore nga Arkivi i Shtetit, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në Ministrinë e Jashtme e në Kryeministri. Kosova dhe Çamëria paraqiten në këtë botim të fundit në dimensionin historik, tragjik dhe në atë të një ekzistence kulturore. Autori sjell gjithçka është bërë për çështjen çame në këtë periudhë “tranzicioni” duke falënderuar dhe goditur njëkohësisht, personazhet e politikës shqiptare dhe asaj të huaj. Një pjesë shumë të rëndësishme në këtë botim zë edhe trajtimi I denigrimit që i është bërë çështjes çame nga qarqet zyrtare greke. Libri ka një ton politik të spikatur me nuanca letrare e gazetareske nganjëherë. Përmendim këtu intervistën me shkrimtarin Ismail Kadare, me ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon, me kryeministrin aktual Berisha, me Ibrahim Rugovën, Sabri Godon e të tjerë. Këto intervista janë realizuar prej vitit 1991 ndaj edhe mund të ndërmarrim krahasimin mes reagimeve të sotme dhe mendimeve të para të zgjidhjes së çështjes çame. Në intervistat e politikanëve shqiptarë, nga njëra anë shikon fillesën e përpjekjeve për njohjen e çështjes çame, dhe nga ana tjetër, zbulon premtimet e tyre të papërmbushura. Krijimi i shoqatës “Çamëria” në të krye të së cilës u vendos Tahir Muhedini, ishte hapi i parë për t’u bërë jehonë historive të gjenocidit grek kundër një pjesë të konsiderueshme shqiptarësh. Ende sot, Tahir Muhedini mbetet një ndër figurat me kontribut kryesor për përhapjen e çështjes çame. Ai ka shkuar vetë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në forumet kombëtare dhe në konferencat e ndryshme evropiane për të përcjellë imazhet e ngjarjeve të dokumentuara që ai njeh. Këto ngjarje nuk mund të mos zinin një vend të rëndësishëm në librin e Kuçukut. Në libër trajtohet krijimi i një gazete, në të cilën vetë autori i librit ka qenë kontribues dhe formimi i partisë së parë të çamëve. Sigurisht që nuk mungojnë këtu kritikat për veprimet e ndërmarra nga anëtarët e partisë aktuale të çamëve, PDIU-së. Në kuvend çamët janë të përfaqësuar nga dy deputetë, të cilët po përpiqen ta zgjidhin çështjen e pronave në Strasburg. Por a duhet trajtuar çështja çame thjesht si çështje pronash? “Qëllimi i gjithë komunitetit çam është që të korrigjohet gabimi historik dhe të kërkohet falje publike për këtë gabim të ndodhur nga shteti grek”, thotë Tahir Muhedini, lideri i partisë së parë çame, i cili është një ndër figurat që nuk e ka parë kurrë çështjen çame vetëm si çështje pronash. N dërsa kryetari i PDIU-së dhe të tjerë anëtarë të kësaj partie kanë zgjedhur Strasburgun, duke zgjidhur fillimisht çështjen e pronave “të grabitura”. Mbetet ende e mistershme mënyra se si do të duhet të veprojnë veprimtarët e zgjidhjes së çështjes çame. Për zëvendësministrin e Arsimit për diasporën, që është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës patriotike të Çamërisë, Ardian Tane, “Kombi gjen vetveten, Çamëria dhe Kosova” është një vepër në të cilën mund të gjejmë radhë të nevojshme për t’u konsultuar për hapat e ardhshëm, duke mos përsëritur gabimet e së djeshmes. Të gjithë të pranishmit e trajtuan këtë vepër si një ndër librat më cilësorë që ka kryefjalë identitetin kombëtar e më saktësisht nacionalizmin e butë që u duhet shqiptarëve në trajtimin e çështjes çame. 


Uran Butka /Studiues 


Ky është një libër që të çon drejt rrjedhës së dy integrimeve: integrimit kombëtar dhe atij evropian. Autori merret seriozisht dhe profesionalisht me realitetin e çështjes çame dhe gjendjes së Kosovës duke ruajtur një nacionalizëm që shpreh dashuri për vendin, për bashkimin kombëtar, për manifestimet e shqiptarëve kudo që janë e për mikpritjen që i bënë shqiptarët e Shqipërisë çamëve dhe kosovarëve. Nacionalizmi i Kuçukut i duhet përcjellë gjithë shqiptarëve sepse ai promovon ide që të shtyjnë drejt një bashkimi kombëtar dhe sepse ai e sheh realitetin e Kosovës dhe çështjes çame me këmbë në tokë.


 Abdi Balet/Ish-diplomat 


Bashkim Kuçuku na ka dhënë kronologjinë e çështjes çame. Ai ka përcjellë me esencën e politikës dhe atë të publicistikës trajtimin që i është bërë kësaj çështjeje gjatë këtyre 22 viteve. Ai nuk ngurron të kritikojë personazhet që janë prononcuar për këtë çështje. Kuçuku jo vetëm falënderon, por edhe godet gabimet që janë bërë në politikën tonë, e cila e ka trajtuar me zë të mbytur ose ka zgjedhur variantin më të keq, duke e trajtuar si çështje pronash


Pëllumb Xhufi/ Historian 


Kjo është një punë e fiksuar që ndjek çdo fazë të zhvillimit të ngjarjeve që kanë trazuar çështjen çame. Në këtë vepër ka kalime marramendëse nga një ngjarje në tjetrën, të shoqëruara me dokumente që faktojnë. Kemi të bëjmë me një diagram të gjatë në formë memoriali. Klasa politike shqiptare, me paaftësinë dhe inkoherencën e saj, ka përgjegjësi përballë problemit kombëtar. Çështja çame është ndërgjegjja e pistë e politikës shqiptare. Është për t’u përgëzuar që komuniteti çam ka mundur të thotë me forcë fjalën e tij.


Luela Myftari 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
2 Komente
CAMI
ARTIKULL SHUME ESHUME I BUKUR,DHE ME BEHET SHUME QEJFI QE KETU KANE KONTRIBUAR MENDIMIN E TYRE EDHE SHUME HISTORIAN E POLITIKANE. E SHPRESOJME QE KY LIBER,DHE MBI TE GJITHA AI REALITET I VUAJTJEVE TE POPULLESISE CAME,TJA ZGJOJE MEMORIEN DIKUJTE,KUSH DO QOFTE. DHE SHUME BRRAVO z.MUHEDINI,IDRIZI,DHE MBARE SHOQATES CAME.
balo-qeni
ku je o Kucuk-kuc-i-kur keto probleme i dinje kaq mire me perpara pse nuk i ngrite kur ishte Partia komuniste qe ishe dhe je antari i saj- apo kishe hallin e Tiranes e te linje Konispolin -nuk ju beson njeri ju katundaret.u Balo qeni them vetem te verteten.

Shtoni një koment

6 + 6 =