Politikë

Fier, Këshilli i Qarkut realizon 2 mbledhje, me 2 kryetarë!!

  • 18 Dhjetor 2012, 09:07
  • Përditësuar 15:58

FIER - Mbledhja e Këshillit të Qarkut të Fierit po zhvillohet sot paralelisht në dy salla me dy kryetarë, duke e bërë edhe më problematike situatën e këtij institucioni, që për shkak të konflikteve paszgjedhore prej 1 viti e gjysmë po mban peng aktivitetin administrativ të njësive vendore.Këshilli është mbledhur nga të dy pretendentët për kryetarë të këtij këshilli; Vangjel Ndreko i PS-së dhe Artur Shehu i PD-së. I pari e ka zhvilluar mbledhjen në bashki, duke mbledhur 53 këshilltarë, i dyti në një sallë konferencash, por nuk ka mbledhur ende numrin e duhur të anëtarëve të këshillit. Nga 50 që duhen, ai ka 49. Këshilli i Qarkut Fier në total ka 96 anëtarë. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe prefekti, Robert Bitri.


Vangjel Ndreko ka akuzuar kryeministrin Berisha, se po bllokon integrimin e vendit në BE, duke mos zbatuar vendimet e gjykatave. “Vendimet e formës së prerë të gjykatave nuk zbatohen. 11 këshilltarë nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e tyre”, u shpreh Ndreko. Ndërkohë, nga ana tjetër, Artur Shehu pretendon nuk ka asnjë vendim të gjyqësorit që Ndreko të jetë kryetar i qarkut. “Kemi kuorumin e nevojshëm prej 50 anëtareve të Këshillit të Qarkut”, u shpreh Shehu. Pas rezultatit përfundimtar të KQZ-së pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, fillimisht u zgjodh kryetar qarku kandidati i PS-së, Vangjel Ndreko, por të djathtët, më 19 shtator 2011 e rrëzuan, duke shpallur kryetar Artur Shehun nga Partia Demokratike.


/Shekulli Online/M.A./

Shtoni një koment
5 Komente
Pa Emër
turpe te kini si nuke u bete njeres ju rruate shkolla pra ketu behet fjale per karrige pastaje vjedhja ne kurrize te popullit te mjere
Pa Emër
Lajme shume i mire qenka se permes kesaj kuptoj qe Ndreko qenka sherue e nuk paska pase nevoje per 10 dite rraport nga gruaja se ndryshe do behej vetem nje mbledhje
Pa Emër
Njeri ka mbledhur 53 tjeteri ka 49 ne total jane 96.Tani me klase te dyte filloreje del 53+49=102 ne se 102-96=6 Pra na dalin 6 kshilletare kopila.Se dyti korumi i 96 eshte 49 pra e kane te dy por njeri ka 6 kopilat. Kopilat kane te drejta te barabarta me te tjeret por nuk kane atesine e ligjeshme.Kete duhet zgjidhur
Pa Emër
Lajme shume i mire qenka se permes kesaj kuptoj qe Ndreko qenka sherue e nuk paska pase nevoje per 10 dite rraport nga gruaja se ndryshe do behej vetem nje mbledhje
Pa Emër
shqiperia ka 22 vjet me dy pushtet.kjo vjen nga qe qeveria ne pushtet ben luften e klasabve me te eger se ne kohen e diktatures.ne qeveri nuk jane te perndjekurit poliotik te cilet kane dhene falje per vuajtjeyt e tyre .jane ish baskepuntoret e fashizmit ne kohen e luftes dyte boterore,njerezit e tyre jane si arshii pipa ramet paste qe kur zbriti nga avioni tha nga brigadieri e larte i fshini nga defteri.ky ishte njeriu i besuar i berishes.berisha e zbatoi porosine e tije andaj ka fituar urrejtjen e popullit dhe shqiperia nuk gjen derman.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 2 =