Politikë

Liberalizimi i vizave, shqiptarët kanë udhëtuar 40% më shumë

Shqiptarët kanë udhëtuar 40% më shumë pas liberalizimit të vizave në krahasim me periudhën para se Bashkimi Evropian të merrte një vendim të tillë. Nga dhjetori i vitit 2010 kur hyrë në fuqi vendimi i BE-së, deri në nëntor 2012, 1.9 milionë shqiptarë kanë udhëtuar drejtë vendeve të zonës Shengen. 


“Nga dita e fillimit të lëvizjes pa viza, deri më sot rezulton se afërsisht 1.9 milionë shtetas shqiptarë kanë përdorur pasaporta biometrike për të qarkulluar jashtë vendit. Kurse dinamika e lëvizjes nga Republika e Shqipërisë është mbi 11.5 milionë shtetas shqiptarë që kanë dalë dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga dita e liberalizimit të vizave deri në fund të muajit nëntor”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka.


Vendet të cilat kanë pasur probleme me shqiptarët pas liberalizmit të vizave kanë qenë Belgjika, Suedia dhe Luksemburgu, ku një numër i madh qytetarësh paraqitën kërkesë për azil.


Gjatë vitit 2009, në Shqipëri janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian 64 073 shqiptarë me qëndrim ilegal. Kurse gjatë vitit 2010, thuajse një vit para liberalizimit të vizave, kjo shifër ishte 51 885 persona. Në vitin e parë, pas liberalizimit të vizave, në vitin 2011 u kthyen 14 189 shtetas dhe gjatë vitit 2012, deri në fund të muajit nëntor janë kthyer 9 173 shtetas.


/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

Shtoni një koment
2 Komente
Pa Emër
Nuk e kuptoj perse shqiptaret vine ne Belgjike. Une do preferoja Hollanden.
baca
kjo eshte nje nga demet qe i beri Saliu shqiptarve.ishim mire kur ishim keq.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 5 =