Teknologji

AMC sjell zyrtarisht iPhone 5 në Shqipëri

AMC njofton se ofron një larmi planesh tarifore të përgatitura posaçërisht për abonentët e iPhone 5 në Shqipëri. iPhone 5 është tashmë i disponueshëm në të gjitha dyqanet AMC në vend dhe mbulohet nga një garanci zyrtare prej një viti. Është e vështirë të besohet se një aparat kaq i hollë mund të ofrojë kaq shumë karakteristika: ekran më të madh, procesor më të shpejtë, teknologjinë më të fundit wireless, një kamera iSight 8 Megapiksel, dhe shumë më tepër. Gjithçka e përmbledhur në një trup të bukur alumini, projektuar dhe prodhuar me një nivel saktësie të pahasur deri tani. iPhone 5 është vetëm 7.6 milimetra i hollë dhe peshon vetëm 112 gramë. Një model i tillë arrihet vetëm duke u kujdesur për çdo detaj, madje edhe për detajet që nuk shihen.


Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, tha me këtë rast se “AMC, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom, është pararendëse në sjelljen e teknologjive të reja të standardeve ndërkombëtare në vend. iPhone 5 është një produkt ikonë që tashmë vjen zyrtarisht ne Shqipëri dhe ekskluzivisht nga AMC. Kompania jonë do t’u ofrojë gjithmonë abonentëve të saj produktet dhe shërbimet më cilësore, që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre”. iPhone 5 shoqërohet me plane tarifore tërheqëse dhe me internetin më të shpejtë AMC 3G, në mënyrë që çdo përdorues të marrë përvojën më të mirë të mundshme nga zhvillimi i madh që ka njohur iPhone që nga modeli i tij i parë.


Shtoni një koment
12 Komente
Pa Emër
Telefon katunaresh.
US@NYC
PO SAKUSHTON I PHONE5 MORE AMC??////
luani
mire qe eshte telefon katunaresh por edhe aty ne shqiperi vin vetem gjera te kopjuara 100% nuk eshte iphone i firmes apull .ndonje made in chinna i kopjuar
Pa Emër
te gjith sa te lezetshem. te gjith jan si dhelpra kur nuk e arrijne rrushin thone qe nuk eshte i bere.
Pa Emër
Ne nje kanal francez pashe kushtet ku punoshin keta punetoret ne fabrikat e prodhimit te ketij modeli, makaber e pa pranueshme per shoqerine tone. Vetevrasja e punetore i kishte detyruar drejtuesit e fabrikave te merrnin masa per ndryshimin e kushteve, si pasoje kishin vendosr do rrjeta ne katin e pare te godinave qe punetoret te kishin mundesi te hidheshin nga katet e larta dhe te bien mbi rrjeta. As sikur te me detyronin sdo ta blija nje te tille.
nje emigrant
Lajm leshi
Alb
Edhe un keshtu mendoja (qe çe do) deri sa e mora, ku ka gje me te mire se te kesh nje laptop xhepi... eshte pak i shtrejnt por qefi eshte gjithmon i kushtueshem...
Pa Emër
Une thashe se eshte telefonin katunaresh, sepse eshte I title. Personalisht kam galaxy note 2.prandaj dhelpren mbaje per vete
fred
po AMC greke eshte?
Ed
iPhone5 sështë telefon katundarësh, katundarë jeni ju,
ta kini për nder që iPhone 5 vjen në Shqiperi,
Pa Emër
Ed mesa duket paske shume njoheri per boten e teknologjise.nese nuk beson se eshte telefonin katunaresh, atehere pyet katunaret se cfare telefoni duan, pergjigje eshte IPhone.
eni
te kesh IPhone5 me internet 3G eshte sikur te ngasesh nje makine luksi neper rruge me balte, kete ofron AMCja
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 3 =