Miratohet Plani i Përgjithshëm Rregullues për Tiranën

  • 24 Dhjetor 2012, 20:59
  • Përditësuar 22:02

TIRANË - Mes debateve të shumta dhe kundërshtimeve të opozitës, Këshilli bashkiak i Tiranës ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës Planin e Përgjithshëm Rregullues për Tiranën, përkatësisht me 28 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim. Mbledhja e këshillit, e fundit për 2012, u shoqërua me debate mes palëve si për planin urbanistik, ashtu edhe për buxhetin afatmesëm të Bashkisë për vitet 2013-2015, të miratuar më herët po me votat e mazhorancës.


“Projekti për zhvillimin e qytetit është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, ka marrë miratimin e qytetarëve të Tiranës dhe grupeve të interesit. Në themel të këtij plani vihet për herë të parë interesi i qytetarëve të Tiranës, autoktonë apo të ardhur qofshin. Ky plan përcakton në vija të përgjithshme drejtimet e zhvillimit të qytetit, që nga nëntoka, tek infrastruktura, harta e përdorimit të tokës, tek shpërndarja e komponentëve të ndryshëm të një qyteti, ekonomik, social, kulturor, biznesi, banimi, rekreacioni, gjelbërimi etj. Asnjë leje zhvillimi nuk mund të jepet thjesht me planin e përgjithshëm. Plani i përgjithshëm normon. Për ta bërë pak më të prekshme, plani është “Kushtetuta”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Sipërfaqe e gjelbër, 0.8 m2 për banor


Sa i përket sipërfaqeve të  gjelbra, Basha ka raprotuar se jemi në kuotat 0.8 m2 për banor, rezultat i drejtpërdrejtë, nga njëra anë e presionit që ka ardhur si pasojë e shtimit të popullsisë dhe nga ana tjetër e zhvillimit pa plan të qytetit, i cilit kryesisht ka sakrifikuar, apo “viktimizuar“ hapësirat e gjelbra. Synimi  i planit është të kalojë në normën prej 3 m2 për person, që është afërsisht 3.4 % por jo më pak.  Brenda janar-shkurtit Bulevardi i Ri i TiranësSipas Bashës, brenda muajve janar - shkurt do të fillojë puna parapërgatitore për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, me zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë që kalon një pjesë edhe te Bulevardi “Zogu i Parë”, si dhe zhvendosja e hekurudhës dhe stacionit aktual të trenit.  Pra, është një arterie e gjelbër, me një park të ri dhe nëse mund ta imagjinojmë pak Tiranën të vendosur përmes dy parqeve, dy lumenjve,  pjesa e bulevardit që nis nga stacioni i trenit deri te bulevardi i Paskuqanit do të jetë edhe pjesa më e gjelbër e qytetit. Kredi për familjet pa strehëKëshilli Bashkiak miratoi 342 familjet që përfitojnë nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë dhe 30 familje në nevojë që do të trajtohen me bonus strehimi, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë. Në këtë mbledhje u miratua krijimi i Qendrës Komunitare Shkozë  si dhe ndryshimi i strukturës organizative, me qëllim për t‘u ardhur sa më shumë në ndihmë personave në nevojë të qendrave sociale: “Të qëndrojmë së bashku” dhe  “Shtëpia e Përbashkët”.Linjë private urbani Kombinat-KinostudioMe qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, në një nga linjat me problematike, Kombinat-Kinostudio, Këshilli Bashkiak ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, për nisjen e  procedurave, për dhënien ne administrim të një operatori privat, të kësaj linje e cila është e  vetmja  linjë publike në Bashkinë e Tiranës.


/Shekulli Online/M.A./

Shtoni një koment
1 Komente
fatmiri
Mos valle do ta beje si me çez-in?
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 6 =