Soft

Mënyra “e duhur” për të bërë seks

  • 26 Dhjetor 2012, 15:46

Nuk mund të themi se ekziston një rregullore e prerë për të na diktuar mënyrë se si të kryejmë marrëdhënie seksuale, por në sajë të shoqërisë kemi një ide të përgjithshme të asaj që mund të quhet seks “i mirë”. Problemi qendron në faktin se jo të gjithë janë ndërtuar për të shijuar seksin në të njëjtën mënyrë. Kjo do të thotë se të përpiqesh të shijosh seksin sipas standardeve të seksit "të mirë", të përcaktuara nga  shoqëria, mund të mos sjellë kënaqësitë e kërkuara. Me pak fjalë, përqendrohuni në kënaqësinë seksuale vetjake dhe të partnerit tuaj, duke qenë sa më të lirshëm që të jetë e mundur.


Por nga e thëna në të bërë është plotë një det i tërë. Shoqëria luan një rol mëse kushtëzues për sa i përket marrëdhënieve tona seksuale. Rolet gjinore, lëvizjet gjatë seksit, shpeshtësia e seksit dhe shumë faktorë të tjerë luajnë një rol të madh në mënyrën se si ne masim suksesin e jetës sonë seksuale. Por duke e krahasuar veten me këto standarde shoqërore, shumë shpesh mund të sjellë zhgënjim të thellë.


Ja disa nga ato gabimet e zakonshme që bëjmë që ndikojnë negativisht në kënaqësinë e seksit


Shmangni krahasimet


Ajo që të gjithë bëjnë shpesh është të krahasojmë jetën tonë seksuale me atë të të tjerëve. Por një gjë e tillë mund të shkaktojë që të kesh një ndjenjë negative në lidhje me jetën tuaj seksuale. Në vend të kësaj, është e rëndësishme që të mbahen mend pjesët më të mira të marrëdhënieve seksuale që keni ndarë me partnerin tuaj, dhe të jeni të gatshëm për të folur hapur, por në mënyrë konstruktive me partnerin në lidhje me këtë.


Të arrish orgazmën “me sforcim”


Seksi nuk duhet kuptuar thjesht si një mënyrë për të arritur një orgazmë. Nëse do të mendoni kështu, atëherë do të humbisni mundësinë për të përjetuar botën e gjerë dhe të këndshme të sensualitetit, ku ju dhe partneri juaj mund të ndërtoni intimitetin dhe të mësoni më shumë për njëri-tjetrin. Duhet të përqendroheni në shijimin e momentit dhe jo thjesht në rezultatin përfundimtar që është orgazma.


Monotonia


Duke pasur marrëdhënie seksuale në të njëjtën mënyrë çdo here, atëherë seksi bëhet i mërzitshëm. Mundohuni të sillni diçka të re dhe eksploroni mënyra të reja për ta bërë përvojën seksuale sa më të këndshme.


/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./

Shtoni një koment
6 Komente
spartaku
Njerzit edukohen nepermjet materjaleve te botuara ne shtyp ose ne televizion se si te kryejne mardhennje seksuale me te efekteshme.Kjo eshte absurde dhe pikerisht nga ky lloje edukimi njerzit perfundojne ne ektremist deri ne terrorist.Ky problem eshte i natyrshem,i vetedijshem per njerzit pasi eshte nje çeshtje jetike.Vall kush i meson dhe edukon kafshet apo shpendet qe te bejne seks?Zogjet ne folen e tyre ne maje te pemes nuk u hipen njeri e tu mbaje leksione,pra edhe pa leksione ata bejne seks dhe shume here me te mire dhe me te paster pasi njerzit jane me te piste se kafshet.
spartaku
Njerzit edukohen nepermjet materjaleve te botuara ne shtyp ose ne televizion se si te kryejne mardhennje seksuale me te efekteshme.Kjo eshte absurde dhe pikerisht nga ky lloje edukimi njerzit perfundojne ne ektremist deri ne terrorist.Ky problem eshte i natyrshem,i vetedijshem per njerzit pasi eshte nje çeshtje jetike.Vall kush i meson dhe edukon kafshet apo shpendet qe te bejne seks?Zogjet ne folen e tyre ne maje te pemes nuk u hipen njeri e tu mbaje leksione,pra edhe pa leksione ata bejne seks dhe shume here me te mire dhe me te paster pasi njerzit jane me te piste se kafshet.
Seksashi
E mjera leter.pranon cdo gje qe mbi ate shkruhet. Te lexosh kete Text me vin per te qeshur. Koha e sodit duhet te edukohet se si duhet bere sex. Ah, po merni shkolle tek gjyshrat ane, ata pa shkrim e lexim kane ditur shume mire se si behet sexi dhe nga nje shtepi me femije e kane gatuar.
riki
SHkruani cka te doni por jo per mardhenje sexuale se nuk keni lidhje une ne fillim kam menduar se eshte humor dhe kam qeshur
FLORI
Mesoni gjerat e mira se te keqijat mesohen vet???
Pa Emër
keto foto nxijne moralin tuaj dhe na bejne te mos ju shohim kure sepse nuk kemi nevoje per leksione bordellanash
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 4 =