Sociale

Vlorë, rritet fluksi lëvizjeve, rritet edhe çmimi i biletave

Në ditët e para të këtij viti, porti i Vlorës është përballur me fluks udhëtarësh pasi janë të shumtë emigrantët që po kthehen në vendet e tyre të punës. Ajo çfarë ka krijuar këtë fluks sipas emigrantëve, është fakti se në port nuk janë marrë masat e duhura dhe tragetet kanë shitur bileta mbi kapacitetet e tyre. “Këtë vit biletat kanë qenë më shtrenjtë, pasi janë rritur gati 30 euro. Po bëjmë pushime në Shqipëri si në Ibiza. Është vetëm një traget dhe jemi detyruar të paguajmë”, shprehet një qytetar. 


Nga ana e autoriteteve portuale kohëzgjatja justifikohet me forcimin e kontrolleve në dalje nga shërbimet policore, pasi shumë persona tentojnë të përfitojnë nga fluksi për të kaluar pa dokumente.


/Shekulli Online/ E.L/


 
Shtoni një koment
4 Komente
vlora
Te dashur vlonjat dhe shok fshatar nga lumi i vlores. Po te ishit pak te zgjuar e para nuk do benit pushimet ne shqiperi, e dyta emigrant sfigati ne italine sfigate dhe e treta nuk do udhetonit vlore brindisi me traget qe licencen e ka te blere, pra me rrezik mbytje. Cfare ju sygjeroj si alternative? 1 udhetoni nga durresi se eshte me lire dhe me komode, qe ne laberisht i thone rehat o xhan i vellait. 2 pse nuk beni ankona igumenitsa? Tragetet jane lluks, ose bari igumenitsa? Nje ide, nga venezi deri ne igumenitse me makine dhe dhomd eshte 100 euro. Pra ja vlen, ose beni kroacine me makine, mbrekulli, por jo nga vlora se ate linje e kane mafiozet e brindisit. Kush do ta kuptoje mire ne te kundert te qaf pacit vehten
Motrajote
Kush vendosi per tenderin qe e fituan keta zoterinjt? Trageti i linjes brindisi -vlore esht jasht çdo s,makina etj tandarti,biletat i ngren sipas deshires.Dy vjet me pare ne gusht mbasi zbarkoj njerezit qe erdhen nga brindisi çberi? Trageti u nis pa marr qytetaret qe kishin prer biletat dhe ku mund te numuroheshin mbi 40 veta me familje ,makina etj etj. Pyetem kapitenerin e portit te vlores , si ka mundesi qe trageti niset pa urdhrin tuaj?Asnje pergjigje. Shkuam ne prokurorin e rrethit te pyesim per magjistratin e turnit per te denoncuar faktin por nje polic qe ishte aty u pergjigj se per momentin nuk ndodhej asnje magjistrat edhe pse ishte e diel duhej te ishte nje prej tyre ne dispozicion. Ka plotesisht te drejt komentuesi me lart,me mir brindisi gumenica sepse ka kushte higjenike shume me te mira nga trageti i vlores. Ne kete menyr i largojn qytetaret e vet mos te kthehen ne vlor sepse te ze frika nga papasteria ne traget dhe nga çmimet e biletave.
vlora
Brindisi gumenice eshte shkelqyer, tragetet jane te komunitetit europian, jane te sigurt, te paster dhe shume me lire Vetem duke e bojkotuar tragetin legen te vlores, ashtu ata do detyrohen te nderrojne tragetin se ai qe eshte ndonje dite do ta gjini ne fund te detit dhe behet hataja Po kur i thua fshatareve te lumit qe jo nga brindisi ata pikerishte ata shkojne se Jane injorante
kukes
ku i bie kjo igumenitsa nese ka mundesi vlora
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 1 =