Advertisement
Jetë

Beqar në moshën mbi 40-vjeç? Rrezikoni jetën!

  • 12 Janar 2013, 15:17
  • Përditësuar 15:25

Martesa zgjat jetën? Ndoshta, apo edhe redukton vdekshmërinë në të rriturit e moshës së mesme. Beqarët apo ata që nuk janë martuar më kanë një rrezik të dyfishtë për të vdekur para kohe (midis 40 dhe 50 vjeç) pa e arritur pleqërinë. Këtë dëshmon një studim i drejtuar nga Ilene Siegler i Duke University Medical Center në ShBA, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Annals of Behavioral Medicine.Ekspertët kanë vërejtur mbi 4800 individë për shumë vjet, duke parë se cilët arrinin pleqërinë dhe cilët vdisnin para kohe, kur ishin me moshë mesatare. Beqarët dhe ata që s’ishin martuar më kishin një rrezik të dyfishtë të vdisnin para kohe. Martesa garanton një mbështetje fizike dhe psikologjike dhe bën të fitojë shëndeti, ndërsa të jesh beqar në moshë të mesme është një faktor që ju bën të rrezikoni jetën.


/Shekulli Online/M.A./

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
6 Komente
Gjyshi
Une jam i martuar nga mosha 18 vjec dhe tash jam edhe gjysh. Sa do te jetoje une? Ndoshta 100 vjet apo?
pashku
Po te kesh dashnore,quhet apo te zgjatet jeta?!
Pa Emër
Interesante kjo gje.hajde beqare hidhuni e martohuni.
Gjyshi
Ej pashku, po te jesh i martuar dhe te kesh dashnore jeton sigurisht edhe me gjate. hehehe
erj
me duket se eshte e kunderta....:)...ose te pakten sshpresoj :)
Beqari
Isha pa martue isha i gezuar, sa u fejova e pash se gabova kur u martova jeten e shkaterova. Definicioni i marteses: martesa eshte si nje Qyp i mbushur me m..t ndersa ne siperfaqe ka mjalte. Deri sa lepyhet mjalta krejt ehte ne rregul, kur harxhohet mjalta mberish tek M..ti dhe fillon shkaterimi i jetes.

Shtoni një koment

4 + 8 =