Botë

Mali, mbi 100 të vrarë nga sulmi francez

Të paktën 100 militantë islamikë, 11 ushtarë malezë dhe një pilot francez humbën jetën ditën e shtunë nga bombardimet franceze dhe luftimet e zhvilluara në Mali, raportuan mediat ndërkombëtare.


Më parë gjatë javës, Parisi zyrtar vendosi që të ndërhynte për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve të ish-kolonisë së saj afrikane, të cilët kanë humbur kontrollonin e gjysmës veriore të vendit në luftimet me militantët fundamentalistë të “Ansar Dine”.


Militantët kanë shpallur një shtet të pavarur të panjohur ndërkombëtarisht në territorin e kontrolluar dhe përpiqen të shtrijnë një regjim islamik mbi të gjithë vendin.


Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, luftimet vazhdojnë të ashpra edhe të dielën, me ushtarët qeveritarë që po përpiqen të shtrijnë kontrollin mbi zonat e pushtuara të vendit, falë asistencës së komandove francezë në terren dhe gjuajtësve që shënjestrojnë bazat terroriste në veri.


Aktualisht, disa qindra trupa franceze ndodhen në Mali, të përqendruara në kryeqytetin Bamako dhe rrethina, ku ndodhen edhe 6 mijë shtetas francezë.


Në një fjalim përpara kombit ditën e shtunë, presidenti Hollande gjithashtu lajmëroi edhe përfshirjen e Britanisë së Madhe në konflikt, pasi kryeministri Cameron premtoi ndihmë logjistike për dërgimin e trupave në vend.


Pas një kryengritje të nisur në tetor 2012, rebelët mbajnë të pushtuar gjysmën veriore të vendit të varfër afrikan, ku kanë shpallur një shtet të pavarur islamik, të panjohur ndërkombëtarisht.


Rebelët, të cilët besohet se kanë lidhje të forta me Al-Qaedan dhe organizata të tjera të terrorizmit ndërkombëtar, kërcënojnë të pushtojnë edhe pjesën tjetër të vendit.


Një prej shteteve më të varfër në botë dhe i kufizuar në veri nga shkretëtira e Saharasë, Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë marrë së bashku, e një popullsi prej 14,5 milionë banorësh.


/Shekulli Online/ E.L/


 
Shtoni një koment
4 Komente
Pa Emër
Dhe ne fund OKB do te kerkoj ndihmen e NATO-s sepse ata te malit "smunden" te qlirohen pastaj shkon amerika atje okupin malin dhe e shfrenon popullin mbizotron droga alkoholi , fillojn semundjet te ndryshme dhe populli i malit behet servil i amerikes dhe europes. dhe te gjitha keto nen emrin "DEMONkraci" sic po ndodh ne shum vende tjera. ata "rrebe" apo "terrorista" si te duash quani po luftojn per veten e tyre per familjet e tyre nga shtypja e shteteve te ndryshme si franca dhe nga qeveria e tyre.
Pa Emër
Dhe ne fund OKB do te kerkoj ndihmen e NATO-s sepse ata te malit "smunden" te qlirohen pastaj shkon amerika atje okupin malin dhe e shfrenon popullin mbizotron droga alkoholi , fillojn semundjet te ndryshme dhe populli i malit behet servil i amerikes dhe europes. dhe te gjitha keto nen emrin "DEMONkraci" sic po ndodh ne shum vende tjera. ata "rrebe" apo "terrorista" si te duash quani po luftojn per veten e tyre per familjet e tyre nga shtypja e shteteve te ndryshme si franca dhe nga qeveria e tyre.
Luma
Mos e zakat me shame diskutimin se po te Dergon Franca ndonje bombe atje ku Jeni ore pa emer,Franca Esther shtet I paster dhe nuk merret me Pune te liga,pa marre parasyshe se milliona dollar nga Libya sponsorizuan fushaten electorale te Nicola sarkozise dhe Tani sarkozi edhe pse jashte politike Ben palle ariu I punesuar ne bank at e krimineleve boteror qe organizojne dhe Bejne lufterat I tille dhe tony Blair ,eshte nje bote e rrezikshme I dashur mik.
kombi
mir shum vrani ma shum keta pabuksa ka formojn organizat islamike leckamanat ..... BRAVO HOLLOND.....
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 7 =