Imami: Ushtria shqiptare, sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në analizën vjetore të institucionit që ai drejton shprehet se viti që kemi lënë pas ka qenë i suksesshëm porsa i përket arritjeve të ministrisë që ai drejton. 


Sipas Imami, viti 2012 ishte përcaktues në implementimin e reformave. Ai veçoi arritjen e objektivit për standardizimin e ushtrisë shqiptare, që siç tha ai, u nis në vitin 2010 dhe u përfundua gjatë 2012-ës. 


Në një konferencë për mediat, Imami u shpreh se “gjatë vitit 2012 u bë implementimi 100 për qind i strukturave të Forcave të Armatosura”.


Ai u shpreh se misionet ndërkombëtare të FA-së janë në nivelet e kërkuara dhe brenda standardeve të NATO-s.  Imami shtoi se reformat në ushtrinë shqiptare kanë bërë që strukturat e saj të janë sipas standardeve të vendeve që janë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior


Ministri i Mbrojtjes nënvizohet edhe përmbushjen e parashikimeve në drejtim të demontimit të municioneve, si dhe suksesi i emergjencave civile në realizimin e operacioneve gjatë vitit të kaluar. 


Ndër të tjera, ministri Imami nënvizoi se strategjitë përkatëse për vitin 2013 janë hartuar dhe janë gati.


/Shekulli Online/ E.L/

 

Shtoni një koment
4 Komente
Pa Emër
ASHTU ESHTE O K...E EDHE USHTARET E NATOS JAPIN LEKE PER TE SHKUAR ME MISIONE SI KETO TANET QE ZIHEN KUSH E KUSH TE SHKOJE PER TE MARRE CA PARA ME SHUME.
al
te falenderojme naton ne te cilen jemi antare, se te jete per ushtrine tone ku kemi tre anije dhe dy helikopter mere me mend se si do ta ruanit shqiperine. ne duam ushtri te forte te paisur me mjetet e kohes te kete numrin e mjaftueshem per cdo eventualitet. ne duam qe qiellin tone ta ruajne pilotet tane . u zhduken te gjithe mjetet e ushtrise si avione mig, anijet ushtarake dhe shume mjete te tjera. ne nuk jemi atje ku e kerkon nato. duhen reforma strukturore dhe jo llafe.per cdo gje qe ka ndodh ne ministri te mbrojtjes nje dite do te japesh shpjegime. ne kritikojme per te miren ,por fodulleku juaj len per te desheruar.cdo minister per ato qe kryen jep shpjegime por jo te kritikosh opoiziten qe nec parlament eshte per ate pune.
Lani
More legen minister ne e njohim mire se cila eshte gjendja e ushtrise Shqiptare me gjithe korrupsionet e saj nga America deri te rrebelet e Kongos...
coli
Per cfar mofernizimi behet fjale pervecse shkattrrimi o ball per balle
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 4 =