Opinion

Gjuha kineze, "anglishtja" e re

  • 13 Janar 2013, 14:38
  • Përditësuar 16:55

Dong Hongjie/ Pedagogu i gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës


-Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve që sapo kaluan, bëra turizëm në Korçë së bashku me disa miq kinezë. Ne porositëm paraprakisht dhoma në një hotel të madh në qendër të qytetit. Kur u regjistruam në recepcion, erdhi një zonjë në moshë të mesme dhe pasi mori vesh se jemi kinezë, ajo na përshëndeti me buzëqeshje të dashur: “你好!” (Nĭhăo) Ne u habitëm shumë kur dëgjuam këtë përshëndetje në gjuhën kineze, po në këtë rast doli përpara nesh edhe një vajzë nja 10 vjeçe, duke na numëruar në gjuhën kineze: “一,二,三,四.....” (Yī, Èr, Sān, Sì). Nga një deri në dhjetë, vajza shqiptoi saktësisht. Gjatë bisedës, mësova se kjo zonjë është pikërisht pronarja e hotelit dhe vajza është bija e saj e vogël. Nëna dhe e bija e pëlqejnë Kinën dhe kanë shumë dëshirë të mësojnë gjuhën kineze. Zonja tha se nëse do të ketë ndonjë kurs të gjuhës kineze në Korçë, ato patjetër do të regjistrohen si dy të parat. Unë e pyeta zonjën pse ka entuziazmin e madh në mësimin e gjuhës kineze? Ajo m’u përgjigj se disa vjet më parë vizitoi Kinën, ku i lanë përshtypje të thella kinezët, punëtorë dhe miqësorë. Ajo i pëlqen kinezët dhe dëshiron të bëjë tregti me kinezët për të zgjeruar biznesin dhe më tej, ajo e inkurajon edhe vajzën e vet të mësojë gjuhën kineze. Duke më takuar mua,  pedagogun e gjuhës kineze, vajza e zgjuar nuk ka arsye të humbte rastin e mirë dhe kështu, recepcioni i hotelit bëhet tavolina e saj e përkohshme për të mësuar gjuhën kineze. Ndërkohë, i mësova vajzës entuziaste gjuhën kineze në vigjiljen e Krishtlindjeve, gjë që m’i bën më të ngrohta kujtimet e natës së ftohtë dimërore në Korçë. Kjo eksperiencë është pasqyra e vrullit së mësimit të gjuhës kineze, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera evropiane. Në gazetën franceze “Le Figaro” u botua një artikull, ku paraqiten 10 arsyet në përgjigje të pyetjes “Pse të mësoj gjuhën kineze?”, që t’i inkurajojë francezët ta mësojnë këtë gjuhë. Franca është vendi i tretë në Evropë, pas Britanisë e Gjermanisë, në numrin e njerëzve që mësojnë gjuhën kineze. Në vitin 2012 në Francë, në shkollat e mesme, numri i nxënësve që mësojnë gjuhën kineze arriti në 33 mijë dhe njëkohësisht, edhe 16 mijë studentë të shkollave të larta dhe 2 mijë nxënës të shkollave fillore e mësojnë këtë gjuhë në nivele në ndryshme. Megjithatë, shumë francezë


bëjnë prapëseprapë pyetjen, “Përse do të mësoj gjuhën kineze?” Po, “përse do të mësoj gjuhën kineze?” Për mësimin e gjuhës kineze, nuk janë të çuditshme dyshime të llojllojshme: një pjesë e njerëzve mendojnë se Kina gjendet tepër larg nga Shqipëria dhe ka mundësi të rrallë të shkojë në Kinë, prandaj në krahasim me gjuhën kineze, është më praktike të mësojë italishten, anglishten, greqishten, gjermanishten dhe gjuhë të tjera europiane; të tjera thonë se gjuha kineze duket e panjohur për shqiptarët, të cilët shikojnë që nga fëmijëria emisionet italiane dhe filma të Hollivudit, prandaj italishtja dhe anglishtja janë më të lehta për t’u mësuar. Për këto dyshime, unë, si pedagog i gjuhës kineze, mund t’u përgjigjem njëri pas tjetrit. Lidhur me “vendin e largët”, mund t’ju tregoj, të dashur lexues, se distanca gjeografike nuk mbetet më problemi, sepse me globalizimin në mbarë botën, “Toka është bërë një fshat”, ku të dhënat ekonomike të Kinës transmetohen në Shqipëri çast pas çasti, ndërkohë, edhe çdo lajm i fundit mbi mineralin e kromit të Shqipërisë njihet nga kinezët shumë shpejt; përsa i përket “gjuhës së panjohur”, do t’ju tregoj se të mësoni një gjuhë, që përmban kulturën përkatëse dhe pasqyron mënyrën e të menduarit. Është sikur të hapni një dritare, nëpërmjet së cilës, mund të shikoni botën nga këndvështrim krejt i ri dhe të trajtoni probleme me të menduarin e ndryshëm. Në përgjithësi, nxënësit e një gjuhe “do të korrin” jo vetëm këtë gjuhë. Duke folur për mësimin e gjuhës kineze, ka edhe shumë dyshime të tjera, por gjitha këto dyshime mund të zhduken, pasi të kuptohet “përse?”. “Përse do të mësoj gjuhën kineze?” Sepse, gjuha është mjeti i domosdoshëm gjatë shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kinës në fushat ekonomike e kulturore, që janë gjithnjë e më të shumta. Vitet e fundit, tregut shqiptar i kanë kushtuar gjithnjë e më shumë rëndësi ndërmarrjet kineze. Vetëm në vitin 2012, mbi 40 grupe tregtare kineze me afro 400 biznesmenë erdhën në Shqipëri për të inspektuar mjedisin e  investimeve. Në Panairin e Teknologjisë dhe Investimeve Kineze, të zhvilluar në maj të vitit 2012, të dyja vendet arritën investimet e parashikuara me vlerën prej 50 milionë dollarësh. Po këtë vit, Shqipëria dhe Kina nënshkruan Memorandumin e Turizmit, që nënkupton se që nga viti 2013 do të vijnë në Shqipëri gjithnjë e më shumë grupet turistike kineze. Prapëseprapë, në vitin 2012, Shqipëria mori pjesë në “Bashkëpunimin midis Kinës dhe 16 Vendeve të Evropës Lindore”, në bazë të së cilit të dyja palët do të kenë bashkëpunim në shumë objekte politike, ekonomike, kulturore e turistike, si lëshimi i “Kredisë së posaçme prej 10 miliardë dollarësh”, krijimi i “Fondit të investimeve për bashkëpunimit Kinë-Evropë Lindore prej 500 milionë dollarësh”, dërgimi në vende të Evropës Lindore i grupeve tregtare për nxitjen e investimeve, formimi i Komitetit Këshillues për ndërtimin e rrjetit të komunikacionit Kinë-Evropë Lindore, krijimi i “zonës ekonomike e teknologjike” nga ndërmarrjet kineze së bashku me  vendet e Evropës Lindore, dhënia e bursave për studimin në Kinë me 5 mijë kuota në 5 vjetët e ardhshëm etj. Të gjitha këto të dhëna shënojnë më shumë vende pune dhe shanse përpara nesh...(vijon nesër)


 

Shtoni një koment
9 Komente
James_usa
shqiperia viti 2050 popullsia 10 milion banore kombesia 80% kinez , 20% shqiptar gjuha zyrtare Chinese
Nik,
Shum dakort me ju vèllezèr kinez,po tè kishte vazhduar tregètia me ju sot shqipèria do tè ishte nr 1 nè ballkan,megjithatè nuk èsht kurr von.

Ndèrsa lidhur me mardhèniet tregètare duhet tè hapim pak syt pèr arsye se gazeta italiane Repubblica dje kishte njè informacion nga shèrbimi sekret se nè itali kinezèt kanè sjell agjensin e rating ku kontrollon gjithçka rreth bankave italiane dhe kanè investuar nè disa qèndra strategjike italiane ,gjithashtu edhe njè gazet franceze kujtonte shtetin francez pèr investimet kineze duke ruajtur pikat strategjike tè ekonomis dhe mos tè shiten.
Pa Emër
nuk ajm kunder influences kineze perendimi ka kohe qe e ben por kombi shqiptar ka nje ngerc me kinen pasi ajo nuk e njeh gjysmen e kombit shqiptar si shtet pra nqs kane ndermend te shtrihen tek ne hapi i pare i mbetet atyre por kam frike se kane me mik serbine dihet qarte se pa miqsi politike ska as mbervajtje ekonomike
Pa Emër
idjotesija e radhes,milingonat nuk flasin gjuhen kineze e jetojne mire.
Pa Emër
JAMES me pelqeve shume sa the(po shume fare sinqerisht) Kurse ai komenti i trete (nga poshte)pa emer qeka rrot karrote.
Pa Emër
sllavet nga azia e kane prejardhjen edhe packa se kemi shekuj qe i kemi fqinj, nuk ja duam te miren njeri-tjetri. imagjino me u dynd kta aziatiket e tjere verdhacuke
leo24
vetem me kete race mos u perzieni, shikoni ?fare kane bere keta me disa vende afrikane te pasura me nafte, kudo ku kane shkelur keta ka lufte civile, u japin arme falas, per te luftuar njeri-tjetrin,per ta patur me te lehte shfrytezimin e tyre
leo24
nga nje popull qe ha ?do gjallese qe jeton ne planet, duke fillur qe nga qente, minjte e macet, nuk pret asgje te mire
cami
DUAM APO JO NE GJUHA KINEZE NE EUROPE ESHTE SHUME E PERHAPUR NE UNIVERSITET ME PRESTIGIOSE. PASTAJ KUSH FLET KETU KODRA MAS BREGUT,E KA NGA INTELEKTI QE MBART.....
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 4 =