Politikë

Zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha mbledh kryetarët e degëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot në  një takim të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike dhe  ato të Grup Seksioneve, ku pritet  të diskutohet për zgjedhjet e 23 qershorit.


Shefi i selisë blu pritet  të japë porositë për drejtuesit e bazës së Partisë Demokratike  për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe alternativat që do t’u paraqiten shqiptarëve për një mandat të tretë qeverisës të forcës më të madhe në pushtet.


Edhe më herët kryeministri Berisha u ka kërkuar drejtuesve të Partisë Demokratike që ta fokusojnë fushatën në çdo derë për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve në mënyrë që të bëhen pjesë e programit të PD-së për mandatin 4-vjeçar.


Pak ditë më parë kreu i PD-së ka thirrur kryesinë e Partisë Demokratike ku shpalosi edhe sloganin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit , “Ne jemi ndryshimi. Përpara”.


/Shekullli Online/E.L/


 
Shtoni një koment
2 Komente
Pa Emër
Ju jeni shkaterromi
arbri1
o perbindesh tani kujtohesh per popullin ti se erdhen zgjedhjete di si e ke katandis kete vend me ajdutet qe ke per reth qe njerzit skan te han buk apo po jep urdhra si te vidhet vota.zoti mos te lent me te kqija pa te dhen
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 7 =