Jetë

Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht

  • 20 Janar 2013, 13:52


Janë 510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, që mësojnë të lexojnë Kur’anin në gjuhën arabe. Në fund të një semestri, pasi kanë arritur ta lexojnë rrjedhshëm, dhjetë më të mirët certifikohen në një aktivitet kushtuar leximit të librit të shenjtë të myslimanëve. Komiteti Mysliman Shqiptar ua bëri këtë nder të rinjve në skenën kryesore të Tiranës, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një hap më tej xhamisë së Et’hem Beut, pas faljes së të premtes.


“Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin” ishte tema që mblodhi në sallë prindër, fëmijë, drejtues medresesh, myftinj, mësues nga i gjithë vendi, klerikë të lartë si Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtori i fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”, Asim Budak. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ishte aty, sepse çështjet fetare janë nën përgjegjësinë institucionale të dikasterit që drejton ai. Ceremonia u hap me himnin kombëtar shqiptar, himn të cilin e këndoi një kor vajzash, që herë pas here drejtonin dorën për lart, andej nga shikon Allahu famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin. Hafizi Enes Hyka, i cili është një nga djemtë që e njeh përmendësh Kur’anin, u ngjit në skenën e TOB-it për të përcjellë një pasazh nga libri. Pas Enesit, pasditja vijoi me poezi dhe këngë fetare.


Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak përshëndeti në gjuhën shqipe pjesëmarrësit dhe përgëzoi djemtë dhe vajzat e medreseve në Shqipëri për përpjekjen e tyre. Fondacioni i drejtuar nga Budak është themeluar dhe e ka filluar aktivitetin kulturor dhe arsimor që në korrik të vitit 1994. Ky fondacion në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman drejton dhe financon zhvillimin arsimor e kulturor të medreseve në Shqipëri. U shfaq një video-klip, i cili njëlloj si edhe ilahi-të e kënduara nga nxënësit, tregoi rëndësinë e leximit të Kur’anit. “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë, Biblën dhe Torën nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”, tha në fjalën përshëndetëse Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Bumçi uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit.”


Përkushtimin e “medreseve tona” përshëndeti edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Përkushtimin për të mësuar në një kohë të shkurtër leximin rrjedhshëm në gjuhën arabe të librit të shenjtë. “Zoti i ka atribuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha Selim Muça. Një grup djemsh që vinin nga Turqia luajtën muzikë dhe kënduan ilahi të zgjedhura, në turqisht dhe arabisht më pas. Nxënësit Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri kënduan pasazhe Kur’ani për t’ia lënë vendin ceremonisë së certifikimit të dhjetë nxënësve më të mirë. Atë moment shikoje prindër të cilët ngr ngriheshin për t’i bërë foto të dalluarve dhe fëmijë të cilët duartrokisnin sa dëgjonin se drejtori i medresesë së tyre ngrihej për të dorëzuar tre certifikata. Gjatë katër muajve, nën drejtimin e mësuesve, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm, nxënësit mësuan të lexojnë pa gabime librin përmbyllës të revelatës hyjnore. Por emrat e këtyre nxënësve nuk u thërritën dhe as u lakuan ndonjëherë më vete gjatë ceremonisë. Sepse më të rëndësishëm se këta fëmijë është akti i tyre, përkushtimi i tyre në emër të fesë dhe Allahut.


Ishin një dorë 16-vjeçarësh, katër vajza dhe gjashtë djem, nga Tirana dhe nga qytetet e Kavajës, Cërrikut, Beratit, që kishin mbërritur atë mesdrekë në kryeqytet. Ata qëndronin aty: vajzat të veshura me funde të gjatë të zinj, me bluza të bardha dhe shami koke me ngjyra të ndryshme, në atë kokën që shumë pak e ngrinin lart; djemtë veshur me këmishë bojëqielli dhe pantallona të zeza, zgjasnin duart për të marrë certifikatën që ndoshta kishin kohë që e prisnin. Certifikatat dhe stimujt për nxënësit më të rinj të Kur’anit, i shpërndanë nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe myftinj të rretheve të tjera e drejtorë të medreseve. Në momentin e certifikimit ministri nuk dukej. Nxënësi i medresesë së Korçës, Xhoni Telku mbylli programin me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, një himn tjetër i shqiptarëve, të cilët pak ka që kanë dalë nga ethet e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë 


2. Shkolla fetare 


Medresetë dhe shkollat jopublike fetare islame të ciklit të ulët dhe të mesëm funksionojnë me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këto medrese programi shkollor është i njëjtë me programet që zhvillohet në shkollat publike në territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga edukimi fizik a muzikor e deri te matematika. Dallimi mes këtyre dy shkollave është disiplina që ofrohet dhe shtimi i disa lëndëve fetare në medrese, si Historia e fesë islame, Historia e besimeve të tjera fetare, Leximi i Kur’anit apo Metodat e interpretimit të tij. Programi i lëndëve shkencore dhe sociale i tetë medreseve që ekzistojnë në Shqipëri, miratohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Programet mësimore për lëndët fetare që zhvillohen në shkollat fetare islame të të gjitha cikleve parauniversitare dhe për kurset që zhvillohen pranë xhamive miratohen nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. 


3. Ta mësosh librin e shenjtë në gjashtë muaj 


Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se është rriur ndjeshëm numri i nxënësve që mësojnë në tetë medresetë e vendit. "90% e nxënësve që arsimohen në medrese, fitojnë të drejtën për arsim të lartë, dhe jo vetëm në Shqipëri”, na thotë myftiu. 


Sa i vështirë është mësimi i Kur’anit? 


Për të mësuar nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj. Jo të gjithë fëmijët janë njëlloj. Kurani ka 6666 fjali, t’i lexosh nuk është shumë e vështirë, por t’i komentosh, t’i interpretosh apo t’i mësosh përmendësh, është më e vështirë. 


Sot 510 nxënës mësuan të lexojnë në arabisht librin e shenjtë të myslimanëve? Si është ky numër në raport me vjet dhe si pretendoni ju që të jetë në vazhdim?


Vjet nuk kemi organizuar asnjë aktivitet të këtij lloji, që me siguri do ta organizojmë edhe vitin që vjen. Vjet nuk ka pasur kaq shumë medrese dhe si rezultat ka pasur më pak nxënës dhe më pak lexues të Kur’anit në origjinal. Me shtimin e nxënësve e pamë të arsyeshme të shtojmë edhe medrese. Besoj se vitin tjetër do të ketë edhe më shumë nxënës, edhe më shumë interes për të mësuar të lexuarit në arabisht. 


Kurani ekziston në gjuhën shqipe, sipas jush, pse është e rëndësishme që nxënësit ta mësojnë arabisht? 


Të kesh një Kur’an në shqip është një domosdoshmëri për këdo shqiptar. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës, por kjo nuk ndikon në heqjen dorë nga mësimi i leximit të tij në arabisht. Leximi në origjinal, gjithsesi është një ndjesi e veçantë dhe jo vetëm për Kur’anin, por për këdo vepër tjetër që ka bërë njeriu. 


Janë rreth 600 faqe Kur’an. Përveç Ernesit që tashmë është një figurë e njohur, a ka të tjerë të rinj në Shqipëri që e dinë në përmendësh Kur’anin? 


Po, ka disa, nuk është vetëm Hafiz Ernesi. Ka disa kohë që djem dhe vajza, nxënës të medreseve kërkojnë t’i dinë përmendësh vargjet e Kur’anit. Madje ka edhe nga ata që shprehin dëshirën që ta këndojnë Kur’anin në shtatë mënyra të ndryshme, por kjo është për profesionistët. 


Sa zbatim gjen Kur’ani në jetën e besimtarëve shqiptarë? 


Njerëzit duhet të njihen, të njohin Kur’anin, të njohin njëri-tjetrin. Libri i Kur’anit nuk detyron askënd dhe nuk obligon askënd tjetër që të bëhet mysliman dhe të ndjekë rregullat. Gjithçka varet sipas botës shpirtërore të gjithsekujt. Askush nuk mund të ndërhyjë në botën shpirtërore të dikujt tjetër. Këtë të drejtë nuk ta jep Kur’ani. Kështu që, Kur’ani gjen zbatim aq sa shpirti njerëzor dëshiron që ai të gjejë zbatim. 


 /Shekulli Print/Luela Myftari/Foto: Franc Zhurda/


Shtoni një koment
58 Komente
Bibla
Edhe Bibla me gjithe lendet e tjera neper shkolla pervetesohet shume me mire greqisht,te filloje kjo praktike per gjithe ortodokset.
Pa Emër
na mbyten anadollaket
vlerat po marin jete
me pelqen nje organizim i tille ku feja islame bashke me mesazhin e saj hyjnor po riperterihet perseri ne shqiperi pas dobesimit qe hasi ne periullen e proletariatit komunist. eshte krenari qe te degjosh lajme te tilla per shqiperine ku brezi i ri po shkon dhe po nxitet ne drejtim te vlerave hyjnore. njerezimi ka shume nevoje per keto vlera e sidomos ne kete periulle imperialiste ku jetojme nen te cilen fatkeqesisht çdo vlere e ka nje equivalente te saj me para pra çdo gje vleresohet me para çka e ben shoqerine globale te harroje "vellazerine", "fqinjesine", "shkueshmerine me prinderit", " tolerancen", " dhembshurine per te pafuqishmit", "solidaritetin per fatekeqesite", "......".
BESA nga Amerika
ALLAHU i rujt e i shperbleft keto te ri gezohet toka e qielli kur degjojm ket miresi,mjaft degjojm varferi shpirtnore DROG, ALKOHOL, DHUN,AMORALITET gjith kto perfundimin e kan te keq deri te derdhja e gjakut.Asnjeher nuk gabon ai qe beson ALLAHU e plotfuqishem.
x
ka te drejte torugafagosi per disa gjera keta arabet nuk vijne per kuran po vijne edhe te fusin me zor kulturen e tyre me shami kjo quhet pushtim kulture nuk quhet mesim kurani. ca jane keto vajza te reja te mbulura ku i kane prinder shkerdhata qe genjehen me thes me miell.kjo nuk eshte veshje shqiptare kjo eshte arabe.pthuuu rrace muti edhe na i ka fajin tourgofagosi qe na shan pastaj.i shikoni pamjet vete ska nevoje per komente.
fshatari
Karachi eshte nje qytet ne Pakistan ku ka mbi nje miljon njerez te varur nga droga!cudi!!!!!!
Paul Tedeschini
MESHA dhe mesimi i femijve te besimit katolik ne Shqipni bahet ne gjuhen e bukur shqipe te Heroit kombtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i cili luftoi per 25 vjet rresht kundra pushtuesve turq-osman. Ne Kishen katolike shqiptare vazhdojne traditat e mirefillta shqiptare.
Beso
Turp, kur njehsohemi ne me vende si pakistani apo afganistani. Mortja i shpelafte keta " mesuesit"kuranor.
ali demsi
Kto jane ato qe ne nje te ardhme jo te larget do ta kthejn ket vend ne nje Pakistan
Shqiptar
A ju shplaft mortja me keto lajme. Keto lajme duhet te hyjne tek kronika e zeze e Shqiperise. Po kjo eshte nje idiotizem i papare. Mesojne ne arabisht kur nuk dine akoma shqip debilat.Dhe boll me keto lajme se na e neveritet.
po na pushtojn
kjo eshte shum mekat qe sot vrapohet pas kultures arabe
Iliri i rremë
Edhe diçka: Sa bukur e kanë njehsuar Kuranin dhe mumjet islamike me flamurin shqiptar në sfond! Të lumtë Shqipëri! Po shkon me ritme të shpejta drejt islamizmit!
tini
çka po e perzini fen me arabet ,ajo nuk eshte vetem e tyre ,sikur interneti qe nuk eshte vetem i amerikaneve ,apo futbolli i anglezve ,mos folni palidhje .Allahu i shperblefte keta qe kane mesuar Kuranin...
beso nzot po fol gjuhen shqipe
Per ju disa komentus; kush poju pengon mos me besu Zotit: apo mu lut: Po nje kuptoni duhet lut ngjuhen tende e jo ngjuh te huj,neqoft se jeni Shqiptar duhet te lutesh shqip, nqoft se jeni Arab atere luti arabisht. Se per bes ne dy ( 2 ) Huj mos nguli se po kam frik se po ju behet vrim e madhe..... Respekt per ju redaksi e nderuar
VlonjatiN
Medreset jane bombat e ardhshme qe pergatisin injorantet per te sjell ne shqiperi perçen dhe ligjet e talebaneve.

Me nder minist,, i kultures me gjith respektin qe kam per institucionin çfar vezhgon? neqoftese keto mumje te gjalla mesojn arabisht atehere shqipja ku shkoj,a e kuptoni se ku po shkojm me kete lloj shkolle ?

Nderhyni sa nuk esht vone dhe te merren masa qe te srtudiohet ne shqip dhe mesuesit te jene te gjith shqiptar ndryshe na mori lumi .
luta
po let ta mesojn abetaren,e kulturen shqiptare,e jo kultura te huaja,po ne shqiptaret e kemi qipin e vigel,edhe arabet luajn me ne
Pa Emër
eshte mrekulli te shohish keso momente ,e sa per komentet e disa grekeve e serbeve nuk çajm kokek vete perpara
Drenicaku
Sa e merzitshme, Pinguinet mesojn Kurnin, prapa tyre flamuri i Skenderbeut. Sa popull kontradikt e i pa indentitet jemi. Per Kosov e di qe i kemi lare duart po tash pe shoh e Shqiperin e mjer me ket budallellek. Po ta shifte ket Skenderbeu, do qanin eshtrat e tij ne varr.
njona
i marroft Zoti kto majmunka me shami te mlume sikur dreqi ne kutite kerrit na muren ftyren me kultura arabe, tash kom frik se do martohen fmija evllaznive e te motrave ndervete si na arabi , ket kultur e kan ata gabel zoti ju denoft juve per pare e flliqni kulturen ton merrni at arabe , per pak pare shitni ju
Dritoni
Ha po se dine historine popullite te vete e kishe poe mesojne te hujen nuke i ngjohin herojte kombetare ,letersin shqipe ,gjuhen letrare nuke e dine ku jane shtri territoret ilirve e kishe po mesojne arbabizma turpi i KOMBIT po ndodhe jame aqe i mllefosure saqe nuke po mundem te shprehem mose parakaloni para shqipes me dy krena se njollosni edhe keti ministrit qa po i shtin hunte gjithkunde po ka hangere leke per kete pune ky matrapaze aldo bumci qa eshte ky emere e mbiemere shporru ikni nga vendi i shqiponjave o ju qe nuke dini me kone jeni jeni frikacake ju nuke jeni ase per shpi e ase per shtete .RRNOFTE GJERGJE KASTRIOTI
nje i panjoftun
Po Shqiptari ka harrue traditat e veta shqiptare dhe tash mirren edhe me gjahna Arabe,leni keto sende se sjon per ne dhe kqyrne kombin se arabt jan me te poshter se serbet.
Albi
NUK DO LEJOJM KURR QE EKSTREMIZMI TE MBIZOTROJ NE TOKAT SHIPETARE, PER CA LEK PRANOJN KULTUREN ARABE

TE GJITH ATA SHTETAS ARAB QE DOMINOJN NE SHQIPERI DHE KOSOVE DO TE DEPORTOHEN
RROFT SHQIPETARIA PA DALLIM FEJE
RROFT AMERIKA
HALELUJAH
te njejtin problem e kemi edhe ne kosove,me vehabite ,qe na e terbuan vendin dhe dojne ta shkaterrojne TOKEN ILIRE . TOKEN SHQIPTARO-KATOLIKE.
Pa Emër
po ben moral shpirti po ti as nuk e di se me ke e ben koshave te tiranes o k**ve qyl e ke me mire namin e lavires ti se ne europe e ne bote per ate na njofin e kriminela po rri me shif me ke shker**** sot ate bej
gurbetqari
nuk ashte edomosdoshme fyrja e komenteve mirpo besimi n ZOT ALLAHU I SHPERBLEFT e juve t tjereve ju drejtot kah rruga e drejt.
Drejesia
Po mir juve qe fyeni kulturat e popujve tjeré, fyeni njenjat shpirtrore te njeriut, po ju qe mendoni se shpreheni se kinse jeni po aq kombetar, une mund te ju them se ma mirë re jeshë qeni i nje besimtari Islam se te jeshë nipi i Shkive. Nese ju nuk dini se ku i keni dhe kanë keni dajë, ju tregojm se dajot janë milloshat, milivojat, qetnikt, shkau i pa besë.
Albi
TE GJITH ATA SHQIPETAR QE E KAN NE SHPIERT ARABIZMIN TE SHKOJN NE ARABI TE JETOJN SE KOSOVA DHE SHQIPERIA JAN SHTETE SHQIPETARE DHE NEVE DO JETOJM SI MUSLIMAN PA SHAMIA NUK DO LEJOJM QE ARABET TE NA IMPONOJN BARTJEN E SHAMIVE PERSHENDETJE NGA MUSLIMANI JO EKSTREMIST
Dardan kosovari
ja kjo do jete gjenerata e ardshme udheheqese e shqiperis s dedikuar nga turkoarabet e eperkrahur denjesisht nga sali berisha keshtuu ngjyrat e kombit tone do ndryshohen gjuha do na ndryshohet kultura e hamami e ne rrijm duaaarkryq hala akrepat se kan kalue dymbdjetshin se po ta kalojn dymbdjetshim me shqiptari sdo ketepo shqipfolsa turko-arab
sulejmani
o njona si i do ti te dalin me mini si ti apo si shume vajza shqiptare qe i nxjerin ne shesh keto vajza besimtare jane te ndershme dhe ndjekin fjalen e zotit qe thote ne kuran per mbulimin e bukurise qe mos te ngjajne me harbutkat te dalloje nga nga majmun si ti harbuti se do asnjehere te ndershmin
sulejmani
o njona si i do ti te dalin me mini si ti apo si shume vajza shqiptare qe i nxjerin ne shesh keto vajza besimtare jane te ndershme dhe ndjekin fjalen e zotit qe thote ne kuran per mbulimin e bukurise qe mos te ngjajne me harbutkat te dalloje nga nga majmun si ti harbuti se do asnjehere te ndershmin
sulejmani
o njona si i do ti te dalin me mini si ti apo si shume vajza shqiptare qe i nxjerin ne shesh keto vajza besimtare jane te ndershme dhe ndjekin fjalen e zotit qe thote ne kuran per mbulimin e bukurise qe mos te ngjajne me harbutkat te dalloje nga nga majmun si ti harbuti se do asnjehere te ndershmin
skender
Ai lajme qe na ke servue, kuranin arabisht, pune e madhe se e kane mesuar apo lexuar arabisht, pse apo ja shofim hajrin ndojsen ati kurani arabpismilet! per gjdo dite me kuran ne dore tu vra mdes veti prej se ekziston kurani! lesharabi asgje nuk na vyen neve shqiptarve as ne Kosove e as ne shqiperi!
Pa Emër
..mesoni SHQIP o te mjere..,gjuhen edhe HISTORINE E TE PAREVE TANE..!Le te kendojne edhe KURANIN por ne GJUHEN SHQIPE..!..paska qene edhe Bumci..,qe "ONUFRIN-Mikelangelon Shqiptar,"e dhunoi me sqepar"...?!!Mire se vini ne ALBANISTANIN E SULLTANIT SALI..!!
DaVinci
Varferia te ben te mesosh dhe arabisht. Nje cope buke shkembehet per te mesuar muslymance. Sheikeve arabe ti vije turp dhe rend qe manipulojne popullin e varfer. They are brainwashing the youth for a piece of bread. I bet you the youth do not even know the meaning of what they are praying in arabic. Mos bini prej e synymeve fetare. Kush eshte ai humanitar qe te thote kthehu ne mysliman apo ortodoks qe te te jape nje kothere buke. Greku, Arabet, keta nuk jane miqte tane por kthyehesit e njerezve ne fene e tyre sipas interesave te tyre. Beni kujdes.
Pa Emër
Ne medrese shkojne te gjithe ata femije qe vijne nga familje te varfra. Me detyrim mesojne Kuranin dhe pasi pesojne lavazh truri jane gati te bashkohen me ushtrine e talebaneve.
andi
Nuk eshte mencuri te njohesh dhe te cmosh te huajt dhe ta injorosh vetveten. Po, sigurisht, ata qe po krenohen me tiparet e te tjrereve nuk jane shqiptar fare.
dante aligeri
..ku e lam e ku na mbeti ,vaj VATANI e mjere MILETI..!..,-Po shkojme drjt AFGANISTANIT me ne krye TALEBANIN SALI BERISHA...!!!??
Xeni
Hajde arabofila hajde. Kush futet në dorë të sauditëve (të këtyre perverzëve të pashoq) nuk ka për të parë dritë me sy.
MYSLIMANJA
URIME PER ARTIKULLIN! GEZOHEM QE LEXOJ NJE INFORMACION TE TILLE. JEMI MBI 50% MYSLIMANE PSE TE MOS JEPEN DHE NGJARJE TE TILLA. HABITEM ME KOMENTUESIT ISLAMAFOBE CESHTE GJITHE KJO URREJTJE KUNDREJT GJYSMES SE SHQIPTAREVE. PO SU PELQEU TE MOS E LEXOJNE AS ARTIKULLIN.
Taulant
Keta anadollaket u mesojne femijeve arabisht dhe i bejne shplarje truri ne nje moshe ende te papjekur dhe kur nuk dine mire ende gjuhen shqipe. Pasojat e ketyre "shkollave" percarese do ti ndjejme me vone shume me teper por do jete vone. Eshte fatkeqesi dhe te vjen keq kur degjon lajme te tilla nga vendi yne qe ne vend te eci para shikon dhe shkon vetem mbrapa.
Maki
Qeta jon hasmi ma i madh i shqiptarit bre fara ju hupt shqiptart jon europjan e jo arap
KERCOVARJA
ALLAHU I RUAJT KTO TE RI TE LUMT PRINDERIT QE RRISIN KTO YJE,ME KET RINI TE KRENOHEMI, E JO ME NARKOMANA E ALKOHOLISTA QE CDO DIT DHUNOJN E VRASIN,ALLAHU NA DREJTOFT NE KET RRUG PLOT DRIT....
Sh
Gjynah per kto vajza te manipuluara, qe behen simbol i prapambetjes per Shqiperine.
Turk apo Grek
Meqenese dhe Bibla origjinale eshte ne gjuhen Greke per rreth dymije vjet,atehere pse mesoni Arabisht te nje besim i ardhur nga pushtuesi?
Si mund te quhet besim paqesor qe beson ne zot,kur vjen si pushtues dhe nuk rrespekton besimin e vendasve shqipetare me besim Orthodoks para Turqise per 1100 vjet Bizant?
Pa Emër
Keto vajza , i shpelafte mortja , e mos u befshin ! Injorante !
pr
Me falni,jepni lajm qe disa te rinj kane mesuar nje gjuhe te huaj?edhe une di anglisht e italisht po nuk dola ne televizor e as me bene artikull.lajm pa kuptim,propagande,kush e di se e kujt.... dhe cbejme ne shqiptaret?grindemi me njeri-tjetrin.majt u grindet o peshq.
Beni
Keto femra duhet te jene lesbike dhe ne shume raste viktima te incestit...
valbona
Bravo nga keta engjej kur nuk te vin e keqja Allahu i bekoft
Pa Emër
Ledi Canada Femrave imorale u ka rene vlera Allahu i ndihmofte femijet tane ne ket rug te drejte se po humbim femijet tane,me avancimin e tepruar BRAVO I QOFTE prinderve te tyre se vec te mira i presin larg droges prostuticionit eshte mire te besosh ne zot
Pa Emër
Ledi Canada Femrave imorale u ka rene vlera Allahu i ndihmofte femijet tane ne ket rug te drejte se po humbim femijet tane,me avancimin e tepruar BRAVO I QOFTE prinderve te tyre se vec te mira i presin larg droges prostuticionit eshte mire te besosh ne zot
Mark.uk
Te pakten nje te mire e ka pas Enveri.Nai hoqi kta njers te mbuluar me ferexhe.Nga nje her me shkon mendja mos jemi ne Arabi.
BLERIMI
URIME!!!...MES GJITHE LLUMIT QE E RRETHON SHQIPERINE TE BEHET ZEMRA MAL KUR SHIKON NJE BREZ TE RI QE RRITET ME KULTURE, TOLERANCE PASTERTI DHE IDEALIZEM. VETEM SUKSESE PAFSHI!!!
kur nuk di mos fol
po shikoj qe shume komentues e kane problem predikimin fetar islam ne gjuhen arabe dhe po ju them se si nje praktikant i silamit ju garantoj se predikimi behet ne gjuhen shqipe dhe vetem disa fraza thuhen ne arabisht e sidomos kur hatibi" oratori" citon versete kuranore apo citime profetike. sa per fene e krishtere origjinali i saj nuk eshte as ne greqisht dhe as ne latinisht porse eshte ne gjuhen qe fliste Musai dhe ?sai " jezusi" dhe fakti qe ata nuk posedojne asnje kopje te origjinalit eshte per te ardhur keq dhe nuk kane aspak pse te behen xheloze me kuranin qe eshte libri me i sakte i trasmetuar qe prej origjines se tij. i bej thirrje fe-perçaresve te mos tregojne brutalitetin dhe naivitetin e tyre kaq haptas se eshte shume poshteruese per ta, gjithashtu i bej thirrje bashkekombesve te mi qe feja islame cenimin e gjuhes, te atdheut, te lirive te njeriut i ka nder gjerat baze te saj dhe ben kategorikisht thirrje per brojtjen e tyre ndaj sa te jemi muslimane mos te shqetesohet dikush se gjoja po na ndrrokan gjuhen ( absurditeti me i kote qe kam degjuar). ishte krishterimi me kryqezatat e tij ai qe impononte me dhune ushtarake krishterimin dhe kulturen e krishtere mbi popujt e tjere ku nder ta bente pjese dhe shqiperia.
Rusoi
Kurani eshte nje liber qe ka lene njerezimin shtate shekuj mbrapa.Kujt i sherben leximi ne gjuhen arabe te kuranit?Mendoje vetem ketyre 510 nxenseve te mendereses.Ne jemi shqipetare qe jetojme ne shqiperi dhe duhet qe predikimet te jene ne gjuhen shqipe dhe jo ne arabisht.Ky eshte anadollizem.Prçemimi qe i behet bibles qe perfaqeson popullsin ortodokse tregon nje ndarje te madhe dhe jo nje bashkejetese midise feve ne vendin ton.Seshpejti shqiperia do behet vend arab ne nje kohe kur mendojme te futemi ne evrope.
FLORA
ALLAHU JU UDHEZOFT TE GJITH JUVE QE JENI KUNDER,JU RUAJT NGA E KEQJA E SHPIRTIT MODERN,GEZOHEM NE SHQIPRI RRITEN YJE ,QE MADHEROJN ALLAHUN FUQIPLOT E DIN SE PSE KEMI ARDHUR NE KET BOT.
Santiago
Albanistani ne Evrope eshte nje aksident gjeografik. Ngjan me shume me Beluxhistanin dhe Afganistanin
Ilir
Nqs pretendojme qe jemi vend demokratik dhe i emancipuar duhet te pranojme cdo zgjedhje qe ben secili per besimin e vet fetar. Te gjithe ata qe komentojne me urrejtje dhe vrer jane vecse injorante qe iu duket vetja "europiane". Edhe ketu ne amerike nuk ka urrejtje te tille per muslimanet. Turp per ata komentatore... Ju lumte vajzave qe edukohen.
vetoni
Jam i interesuar ta bie vajzen edhe djalin qeta mesojn leximin e Kura,nit
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 7 =