Sociale

Ndërpritet shfaqja teatrale, Mitropolia e Korçës “vjell helm” ndaj Namik Dokles

  • 23 Janar 2013, 18:36
  • Përditësuar 20:15

KORÇË- Në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ është ndërprerë shfaqja e dramës ‘Shën Maria e Beratit’ të Korçës e cila është vënë në skenë nga Namik Dokle. Ndërprerja e shfaqes ka ardhur pas reagimit të Mitropolisë së Korçës. Sipas deklaratës së këtij institucioni fetar shfaqja fyen ortodoksët korçarë. 


“Kjo drame blasfemuese ndaj ndjenjave të komunitetit ortodoks dhe institucionit të Kishës Ortodokse, u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artistike mediokre, përpara qytetarëve të Korcës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike, të tipit PPSH”, thuhet në deklaratë.  Po në këtë deklaratë i bëhet thirrje Dokles që të mos fyejë dhe provokojë besimtarët ortodoks. “Patriarkana Ekumenike është institucioni më i lartë i Kishës Ortodokse dhe nuk mundet të përgojohet nga një lloj Dokle, ndërsa sa për Shën Kozmain është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva dhe në gjithë ortodoksët. Ju me paturpësinë tuaj dhe tendencat tuaja jo vetëm komuniste nuk mund ta trajtoni si një njeri që zgjon djajtë dhe për më shumë si hajdut ikonash, sikundër jeni ju dhe raca juaj e politikës që e kini vjedhur, rrjepur dhe grabitur këtë popull”, thuhet në deklaratë. 


Në deklaratë e Mitropolisë së Korçës është kërkuar që drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të japë dorëheqjen. “Ku e gjeni kurajën ta trajtoni në këtë formë Komunitetin Ortodoks dhe Kishën Ortodokse. Më e pakta që duhet të ndodhë është që Drejtoresha e Teatrit të japë dorëheqjen së bashku me këshillin artistik të bashkisë”, thuhet më tej në reagim.


Mbi dramën


“Ngjarjet e dramës “Shën Maria e Beratit” shtyhet shumë në kohë, në të dalë të Mesjetës, por ka edhe ajo frymëzimet e kohës, sepse shkrimtari, kurdo që ta vendosë ngjarjen, niset nga ca përjetime, dëshira, mesazhe që do të përçojë në kohën kur shkruhet një vepër. Kjo është një dramë që i kushtohet përpjekjeve shekullore të njerëzve të shquar, për të garantuar mbijetesën e identitetit, traditës dhe të shpirtit të kombit shqiptar. Në qendër të saj është jeta e një piktori që në një kishë të Beratit pikturon Shën Marinë me Krishtin në krah të djathtë. Kështu quhet një nga ikonat më të shquara të Onufrit, të cilit i kam huazuar vetëm emrin e ikonës dhe vendndodhjen e saj. Ideja e parë për ta shkruar këtë dramë më ka lindur nga disa ese të Ismail Kadaresë, sidomos nga “Dialog me Alain Bosquet”. Thelbi është përpjekja e intelektualëve të çdo kohe për të mbrojtur identitetin kombëtar të popullit tonë, në një luftë të ashpër me ata që nuk e dëshironin një gjë të tillë, qofshin brenda apo jashtë nesh”, ka shpjeguar Dokle.


Reagimi i Dokles


Deputeti Namik Dokle ka reaguar ndaj deklaratës së Mitropolisë së Korçës. Ai ka shprehur çudi ndaj një reagimi të tillë dhe e ka cilësuar dramën një krijim të mirëfilltë artistik që vë në pah patriotizmin e klerit shqiptar. “Kjo nuk është dramë e deputetit Namik Dokle por e dramaturgut, Namik Dokle. Më çudit reagimi i Mitropolisë, nuk ka të bëjë me asnjë personazh historik por artistik. Vë në pah patriotizmin e klerikëve shqiptarë, nuk ka synim ti fyejnë”, është shprehur ai. Dokle theksoioi më tej se drama nuk mund të ndërpritet vetëm se nuk i pëlqen disa personave dhe nuk mund të lidhet me interesat e ditës “Ta lidhësh dramën me interesat e ditës është e gabuar. Më thanë që e kanë lidhur edhe me censusin. Unë e kam shkruajtur para 4 vitesh, s’ka të bëjë me interesat e ditës”, shpjegoi Dokle. 


/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./

Shtoni një koment
33 Komente
shqiptari
Ah se kto prifterijt kaurr duhen varur ne litar H**et e m**it vetem ne dem te shqiperis kan vepruar gjithmon,cpun kan kto te ndalojn nje teater qe esht thjesht nje teater ,shqipria esht nje vend laik jo fetar te dalim nje mjeker cjap kaurr maskara te ndaloj shfaqen,cohu sali butka nga varri digji te gjall kto prifterijt maskarenj te poshterit,ah shteti shqiptare si i lejone kto ndersira kaurre te bej gjera te tilla,
beni
Kjo eshte tragjiko komike cka ndodhe me kishen ortodokse ne Shqiperi.Radikalizimi i skajshem qe po ndeodhe cdo dite e me shume, bene qe nga populli te shifet gjithnje e me shume me nje doze mosbesimi.Kisha ortodkse "shqiptare"gjithnje e me shume po merr rrolin e arbitrit shoqeror dhe politik te komunitetit ortodoks.Ngjajshem veprojne edhe talibanet ne disa vende afrikane.Por ketu ka nje doallim te madhe Shqiperia eshte ne Europe.
opari
Kto prifterinj maskarenje cpun kan me teatrin duan te na kthejn e gurit prap ,nuk rin te shohin pun e zotit po fusin hundet ne gjera qe nuk ju takojne,kta kaurret keshtu kan vepruar gjithmon kundra shqiptarrizmit q***ne prapanitsa per kishen nuk e kuptoj qe Kisha esht politik dhe fut percarje ne popull ne shtet,pse nuk dolen ne kohen enverit kto prifterinj trima po ta doshin kishen shum po e braktisen fen me vrap dhe po vet I prishen kishat nga frika se I groposte te gjall enver hoxha ,kto Jan kto prifterinjt e sotem e shhin qe ska shtet e behen trima majmunet,
Pa Emër
Mos i ngaterroni vllezerit Dokle.
Njeri merret me politike dhe quhet Namik Dokle.Dhe nuk ia thot fare per te bere Teater.Aaaa, nese doni,dore per dore te llafoseni, ju nxjerr luge bosh.
Tjetri po asht talent dhe ia thot per mrekulli drames.Ky quhet Zerudin Dokle.
Tashti asht mire ti ulni gjakrat e nese asht fyer ndonji figure, ate e zgjidhe vete figura qe asht e gjithepushteteshme dhe ben ligjin jo vetem mi Zerudinin po dhe mbi te gjithe boten.
Qe te kuptohemi ju te pakenaqurit nuk jeni zedhensit e figurave.Ato pikrisht ju keshillojne te rrini urte se keto pune i dine vete ato.Dhe,ju thon ato per vetveten.I kryejm me qetesi.Perseri thone ato.Varianti qe zgjidhni juve asht i gabuar.Ju per te kene te dashur me Shen Kozmain,beni zahmet dhe i sillni faqen tjater per tu goditur.Keshtu veprohet ne urtesin shenjetrore.
Une kam kene femi ne moshen 11 vjecare dhe tek shelqet ne lumin Kir(sot lagje Marlula) shpetova nji shok klase qe quhesh Kozam Gjerga.Dhe kam patur deshira te ta takoj.E nuk di se ku behet.
ndershmeria e shqiptarit
Shqiperia ka vuajtur tmeresisht nga komunistet, dokle eshte nje nga ta.
A ka kertkuar te falur dokle si komunist i thekur qe ka qene?Jo.

Gjithe komunistet e ketij lloi duhen perjashtuar nga politika,ndryshe keta vetem semundje te reja perhapin.
mos luaj me kleret
une jam nje muslman dhe si besimtare me takon te perkrah besimtaret ( qofshin keto orthodokse apo katolike) dhe te jem kondra ateistave komuniste. ne emer te dremes nuk mund te abuzohet pa limit. mos harroni vuajtjet e klerit musliman, orthodoks, katolik dhe bektashi gjate viteve te komunizmit dhe valle a thua nuk mjaftuan 45 vite vuajtje !??? figurat fetare jane te lartesuara si pikeferime per brezat pasardhes keshtuqe ne kete aspekt nuk duhet ti lejojme vetes te tallemi me ta.
luli
c pun kan prifterit me teatrin,,apo nuk rrin dot pa futur dot hundet gjithandej,,,ajdeni zhdukuni se ju jeni vetem per te rrjepur popullin ku i cojn gjith ato fitime apo mbushin vetem xhepat e tyre,,,hajdeni zhdukuni na hapin gojen tani keta trima,,ku ishit me pare o trima
Pilo Lala
Edhe Bashkine e Korces e ka nen hyqem Patriarkana Greke?
Kaq te mbaruar jemi ne Shqiptaret?
analist
Un nuk marr vesh e ka ndaluar Bashkia,Policia apo Mitropolia?
Kush ja jep forcen ligjore Kishes te ndaloje shfaqje artistike,apo cfaredo nderhyrje ne jeten publike?
Nuk arrij te kuptoj se si eshte realizuar ky hap,cilet njerez kane nderyre,apo Kisha ka mobilizuar disa halabake dhe ka bllokuar hyrjen e Teatrit?
Dramaturgu
Zoti Namik Dokle eshte shkrimtar dhe dramaturg i njohur dhe eshte i lire te trajtoje problemet ,ne nje vend te lire dhe demokratik.Ne jemi vend laik dhe respektojme fete shpirterore te Kombit Shqiptar.Per ndalimin e shfaqjes ka te drejte ta ndaloje vetem keshilli Artistik i Ministrise se Kultures.Mitropolia e nderuar e Kor?es duhet ti bente nje ankese vetem asaj.
Ateisti
Feja eshte burimi i injorances dhe nxites konfliktesh te panevojshme.Thone se percojne paqe e progres por une kete e quaj kthim ne primitivizem.
butka
Ore car behet keshtu me keto ndyresira te fes ortodokse po behen fondametalist si talebanet,nuk Jan ne greqi apo serbi qe komandojne popllin dhe shtetin ,po Jan ne shqiperi qe nuk I perfill askush se Jan maskarenje hajdute te pa fe me shejtanin jo me zotin,a funksjon shteti ne korce a jo ti vari ne mes te korces plehrat e janullatusit shesin kombin per fen te pa beset ,
Agimi
Si I lejon bashkia e policia e populli I korceces te ndodhi kjo gje e turperuar nga prifterinj e kishes se satanit,korca esht djepi kultures dhe populli I korces tu vi turpe te lejoje kesoj maskarenje fetar te na prishin teatrin qe esht nje art se ato ndyresira ashtu duan ta kthejn teatrin ne kishe e shkolla greke,ketu duhet te nderhyr shteti menjeher ti arrstoje te Marin denim me burg te gjate kan thyer ligjin e shtetit shqiptar,komunizmi prandaj I ndoqi keta maskarenj nga shqipria e I burgosi se vepronin kundra shtetit
fatmir
E lagu apo se lagu. Kjo ja rrit mireqenien popullit.
straightorortho
Per sa kohe qe ne shqiperi te kete qelbesira islamiko-barbare, ska per te pasur as liri, as zhvillim, as kulture e as civilizim.sa per ata qe merren me ortodokset, ju kujtoj qe gjuhen shqipe ishin ata ortodokse qe e shkrojten dhe jo qelbesirat islamo-kosovo-pseudoshqiptare.
alban
O prifter ortodokse, mos u beni edhe ju injorante si arabet muslimane. Lereni artin te lire. Eshte bote e lire dhe kane te drejte njerezit. Ju nuk jeni muslimane injorante dhe talebane.
ndershmeria e shqiptarit
Shqiperia ka vuajtur tmeresisht nga komunistet, dokle eshte nje nga ta. A ka kertkuar te falur dokle si komunist i thekur qe ka qene?Jo. Gjithe komunistet e ketij lloi duhen perjashtuar nga politika,ndryshe keta vetem semundje te reja perhapin.
ndershmeria e shqiptarit
Shqiperia ka vuajtur tmeresisht nga komunistet, dokle eshte nje nga ta. A ka kertkuar te falur dokle si komunist i thekur qe ka qene?Jo. Gjithe komunistet e ketij lloi duhen perjashtuar nga politika,ndryshe keta vetem semundje te reja perhapin.
Pa Emër
Po ju o njerez i harroni ata myslimanet e shkodres kur mbushen tere televizionet per ate filmin e famshem pafajesia e myslimaneve?Ju ka ngelur akoma ne gjak idete e enverit o njerez atehere kur kisha perbaltej perdite po sot jemi ne nje kohe tjeter
Pa Emër
ata qe kane veshur petkun fetar ,te shikojne mire veten ne pasqyre se cilet janedhe te mos i futin hundet ne punet e shtetit.me te shumtit e tyre qe dje ishin oficera, ekonomista ,te organizuar ne P.P.SH. ata apo vellezerit e tyre te mos na hiqen me fanatike se Bartholomeu por te mesojne mire rolin e tyre.
Mark uk
Une nuk e kam pare as nuk kam shume dijeni per ket.Po dikush qe ka kerkuar te mos cfaqet besoj e dine.Nuk eshte Dokle as politikan as Dokle dramaturk,po Dokle islamik.Po ashtu edhe te gjith ata qe perkrahin Doklen.Kudo ne bote aty ku fyhen besimet,nderhyret me nje here,pak raste kemi ndigjuar per karikaturat.
beni
A ka ndonje qe e ka ndjekur kete drame,ku qendron ajo qe esht nderprere? Mundesisht nje Ortodoks te jap te dhene!
beni
A ka ndonje qe e ka ndjekur kete drame,ku qendron ajo qe esht nderprere? Mundesisht nje Ortodoks te jap te dhene!
Fan Noli
Koha ka ecur dhe Shqiptaret e dine mire tani historine e tyre.Ata tani jane komb me nje gjuhe dhe nen nje flamurt.Kujtojme me respekt ,kalvarin e sakrificave te Dhaskal Todhrit tek 'Udha e Shkronjave dhe 'Mesonjtorja'e shkolles se pare Shqipe nga motrat 'Qirjazi'Feja e paster i ndihmon kombit te vet.Po te kete ndonje pakenaqesi per dramen Bashkia dhe Ministria perkatese te ftojne per ta pare dhe bere analize,Kryepeshkopin Janullatos ,At Arturin te kishes se Shen Gjergjit ne Boston dhe At Nikollen e Elbasanit.
save you
per ju qe komentoni me poshte kunder kishes orthodhokse , mendohuni mire pastaj flisni. se po komentoni si " e ema Zeqos ne maje te thanes". per me teper flisni injorancira , as e keni iden fare ne lidhje me teatrin apo fene orthodhokse. komuniteti i korces me besim orthodhoks behet ketu sikur te jene njerezit me te ulet te shoqeris, nderkohe qe jane me te miret dhe me respektueshmit . nese nje shfaqje teatrale fyen kishen , kisha e ka te drejten te beje analize kunder kesaj fyerjeje qe i behet asaj edhe figurave te kishes orthodhokse. kjo eshte normale, ketu qendron demokracia dhe e drejta e fjales. apo mendoni se kur ju shajn ju apo njerezit tuaj te dashur ju do te beni sehir ???
Fan Noli
Ah...po.Imzot Fan Noli mu shfaq mbreme dhe me kritikoi :Mos harroni te ftoni per analize me tha dhe mikun tim Katolik Imzot Rrok Mirditen . Ja plotesova amanetin,jam i qete shpirterisht tani.
spartaku
Me sa duket se njerezi8t e METROPOLISE SE KORCES QENKAN INJORANT,ATA NUK MARRIN VESH NGA ARTI DHE PERMBAJTJA E TIJ.Namik Dokle nuk eshte njeri dosido por njr intelektual i larte dhe i mençem dhe ta di8ne mire ata qe ngrihen kundra tij se ai nuk bene gabime te tilla pretenduese.
Marjela
@ opari. Meso te flasesh shqip njehere pastaj shkuaj o malok skuranik
kinezi
a u i... fene te gjithe atyre qe e vene para artit e njeriut... ortodoks, katolike apo myslimane qofshin...
beni
Simbas te dhenave te ketij spektakli dramaturgjik,qe ka korrur sukse ne 5 dite rjesht,dhe teatri esht mbushur me artdashes,ka nje rendesi te vecante,ku gjithnje luftohet ta besh spektatorin per vete, per nje ardhshmeri te anes sociale, ku dramaturget duhet te jetojn nga spektatori! Kisha dhe mitropliti i Korces,duhet te jete me liberal ne aspektin fillozofik e materjal te besimtarve te tij,kur flitet se po korret triumf ne realizimin social te dramaturgjise,qe kaloj nje krize ne ekonomin shqiptare sidomos ajo e Korces! Konservatorizmi esht teper i demshem per nje jet socale,sidomos ne kohe krizash ekonomike! Z.Dokle ka qen nje nder politikanet e pare qe ka mbeshtetur nje te krishtere ne krye te partise,pra do ta quaja liberal e jo konservator sic mundet dikush ta quaje Islamik! Tema patriotike esht ne rend te dites,por kur fillon e te mos jap rezultatet e duhura,atehere nuk ka se si mos vihet edhe dramaturgjiane levizje, per te ndergjegjsuar popullin! Mos harojm se me Karikaturen e Muhametit,u shiten gjith gazetat ne vendet perendimore dhe medjat ishin plot me informacion! Kshu jetohet ne kapitalizem e jo me primitivizem,e lagu apo se lagu!
Pa Emër
Figurat e kombit jane fyer dhe po fyen vashdimisht ketu,sna ka mbetur qeifi,SI nnjeri qe se njeh historin e shqiperis dhe shenjtoret qe i ka dhene ne shekuj dhe kerkon vota,apo edhe prifterinjte e Korces qe sjane gje tjeter vetem nje "sillogo" vllahofonesh nuk i kane mbushur parimet e shenjta,qe te dy jane te rrezikshem ne jeten shoqerore per njerezit,prandaj asedhe nje vote derisa te kuptojne se kujte i sherbejne.
Regjisori
M.gj.se nuk e kam pare direkt por me kane folur per nje sukses dhe riperteritje te teatrit A.Z.Cajupi I uroj suksese Regjisorit te njohur Dhimiter Orgocka per venien ne skene te drames se autorit Namik Dokle 'Shen Meria e Beratit'Te pergatiten per nje turne se shpejti ,per te dhene disa Shfaqje tek Shqiptaret ne Boston te SHBA.
save you
kinezo ti duhet te jesh pasardhes i majmunit ... meqe ve para besimit, artin e shthurur...
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 2 =