Soft

Novela erotike “50 hijet e Greit”, çifti në gjykatë, për lojën e rrezikshme seksuale

Libri erotik që ka pushtuar botën mbarë “50 hijet e Greit” nuk mund të kalojë pa lënë pasoja.


Një argjendar në Britaninë e Madhe i ka shpëtuar burgut pasi është shpallur i pafajshëm pas një seance të dhunshme seksuale me të dashurën e tij. Gjykata tha se ai nuk ishte i fajshëm pasi e dashura kishte nënshkruar një kontratë të skllavërisë seksuale.


Steven Lock, 43 vjeç, tha se ai dhe partnerja e saj kishin rënë dakord për një seancë seksi “pronar/skllav” pasi kishin lexuar novelën erotike “50 hijet e Greit”.


Në kontratën e nënshkruar, ajo i kishte premtuar atij përdorim të lirë të trupit të saj, duke pranuar që ai ta godasë me rripin e mesit nëse nuk zbaton rregullat.


Lock tha se ai e goditi për 15 sekonda me rrip pasi ajo nuk kishte thënë fjalën e sigurisë “e kuqe”.


Por ai ndaloi kur e kuptoi se po e lëndonte.


Ajo i tha gjykatës se ai e goditi aq shumë, sa ajo po bërtiste nga dhimbja. Ajo shtoi se mund të dëgjonte edhe rripin që fishkëllente. “Mendoja se do ishte gallatë. Por nuk doja që ajo të qante,” tha Lock.


Avokati mbrojtës tha se libri në fakt është një triller. Ai shtoi se ajo kujtonte se do ishte fantazi, por u përball me realitetin.


Çifti në ta kaluarën e tyre ishte angazhuar në seks në grup dhe në skenarë ‘pronar/skllav’, por kurrë nuk ishte parë një skenar i tillë kaq i dhimbshëm. 


/Shekulli Online/ E.L/


 
Shtoni një koment
1 Komente
zeneli
Sokrati i Lashtesis ka thene se ka 81 stile te te berit seks.
Me i miri eshte ai i fundit kur e qellon mire e mire me kamzhik, derisa gruaja perulet te shtrengon e te thote,qe tani munde te beshe cfare te duash me mua.
p.s kujdes eshte e ndaluar nen moshen 18-vjec!!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 3 =