Opinion

Politizohet edhe historia e transportit ushtarak shqiptar

  • 25 Janar 2013, 17:08

Dr. N/Kolonel (R) Hekuran A. RAPAJEcuria e Transportit ushtarak shqiptar në vite


Në historinë e shërbimit të mbështetjes logjistike në Forcat e Armatosura, shërbimi i Transportit ushtarak zë një vend të posaçëm, të rëndësishëm dhe jetik. Ai është bashkëmoshatar dhe bashkëudhëtari më aktiv, që me krijimin e shtetit të parë dhe, natyrisht edhe të vetë Forcave të Armatosura e të Ushtrisë Shqiptare, që nga koha e fillesave të tyre, më 1912.  Njëkohësisht, me këtë rast mund të evidentojmë se; Së pari, një ushtri moderne mund të realizojë misionin e vet për mbështetje logjistike, vetëm atëhere kur organizohet e pajiset me teknikë e mjete transporti të kohës, në përshtatje me kushtet dhe nivelin teknologjik kur vepron, mbështetur në përvojën e shkuar, teorike e teknike, kombëtare e botërore. Së dyti, duke kthyer vështrimin prapa në kohë dhe, duke parë në mënyrë analitike përvojën historiko-ushtarake shqiptare, dalin më tepër në pah vlerat përgjithësuese e problemore, të proceseve organizative, parimet, rregullat, normat teknologjike shkencore në rrjedhat e historisë gjatë këtyre viteve. Së treti, në ecurinë e një shekulliu, referuar me atë mori pune të pakrahasuar në vite, argumentohet se evolucioni i shërbimit të Transportit ushtarak është krijesë e drejtëpërdrejtë e punës dhe e përpjekjeve të ndjekura vit pas viti, nga populli shqiptar dhe formacionet transportuese të tij, në historinë shumëshekullore luftarake. Janë këto fakte dhe momente historike që çuan në rezultatet e pritshme të perfeksionimit e të përsosjes organizative dhe funksionale të shërbimit të Transportit ushtarak sot në Forcat e Armatosura Shqiptare. Hapat për të pasqyruar pikërisht etapat e ngritjes, të përsosjes dhe të zhvillimit të shërbimit të Transportit ushtarak, kanë mbetur pothuajse përpjekje fillestare, deri më sot, kur dhe datat përkujtimore të këtij shërbimi shumë të rëndësishëm të Ushtrisëe Shqiptare, nuk i kanë shpëtuar dot politizimet apo njëashmëritë e ndryshme politike të kohës 100 vjeçare. Le ta pasqyrojmë këtë argumend nëpërmjet momenteve më të rëndësishme të saktësuara me data dhe vite, në këtë udhëtim 100 vjeçar, të këtij shërbimi krenar sot në Forcat e Atmatosura dhe në Ushtrinë Shqiptare. Në fillimet e organizimit të transportit ushtarak shqiptar në vitet 1912-1924, historikisht del në pah ajo përvojë e pakët organizuese e transportuese në strukturat drejtuese dhe në formacionet ushtarake fillestare, të krijuara me lindjen e shtetit të parë të pavarur shqiptar, si dhe në pprocesin e organizimit të ushtrisë. Momente konkrete të punës së bërë për mbështetjen me transport të xhandarmërisë shqiptare filluan pas ardhjes së ushtarakëve hollandezë, si dhe organizimi i Transportit ushtarak në Qeverinë Shqiptare të Princ Vidit, të cilat konkretizohen në veçoritë e mundësive të organizimit të transportit në vitet e kryengritjeve shqiptare në pjesën Veri Lindore të Shqipërisë si dhe në Luftën e Vlorës, 1920. Por, megjithë përpjekjet e gjithanshme, të ndërmarra për këto vite, ende nuk mund të bëhej fjalë për krijimin e një strukture të mirëfilltë, të organizuar dhe të kompletuar, për shërbim dhe mbështetje me transport. Nevoja e organizimit të ushtrisë diktoi si të domosdoshme dhe jetike edhe sigurimin e mjeteve të nevojshme që kërkonte ngritja e saj. Njëkohësisht, ato kërkonin edhe ngritjen e një infrastrukture shërbimesh, pa të cilat nuk mund të organizohej, të mbahej në këmbë dhe aq më pak, të vepronte ushtria. Sipas “Rregullores së Organizimit të Përkohshëm të Ministrisë së Luftës” të datës 22 prill 1913, si hallka më e lartë e prapavijës njihej Zyra Herrtare (Qerrtare). Zyra Herrtare ose Qerrtare ishte zyra e shërbimeve të intendencës ose të prapavijës. Më qartë, Zyra Herrtare, ishte zyra e shërbimit të mbështetjes me transport (transport me kafshë dhe qerre). Ky shërbim e nisi punën qysh me krijimin e formacioneve të para të ushtrisë dhe të xhandarmërisë shqiptare, duke marrë masat e para më të domosdoshme edhe për mbështetjen transportuese, për furnizimin e forcave që luftonin në mbrojtje të tokave të Shqipërisë. Zyrtarisht veprimtaria e prapavijës e organizuar si një zyrë shërbimi (sektor), pranë Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare, nisi më datën 6 maj 1913. Dukuritë organizative të transportit ushtarak në vitet 1925-1939, janë në një gamë më të gjerë. Kjo periudhë parë e gjykuar në tërësinë e saj, mund të identifikohet me përpjekjet e ndërmarra, për të çuar më tej, me prirje bashkëkohore e tipare evropiane, gjendjen e trashëguar të transportit ushtarak, së bashku me infrastrukturën përbërëse dhe funksionale të tij. Nëpërmjet organizimit të përshkallëzuar të trupave, njëkohësisht u përcaktuan, emërtimi, vendi dhe roli që luante mbështetja me transport, në përputhje me këtë përshkallëzim organizativ, në përbërje të këmbësorisë, artilerisë, xhenios, apo të shërbimeve të ndryshme të kohës së paqes e të kohës së luftës. Në vitet 1925-1939, është kryer një proces i organizuar, i bazuar në vullnete dhe në programe të mirëpërcaktuar, të realizuar me mbështetjen financiare dhe materialo-teknike, të brendshme e të jashtme.  Pati zhvillim të ndjeshëm në infrastrukturë, në mjetet dhe pajisjet transportuese ushtarake, për blerjen e kuajve, për trupa dhe për ngarkesë, të mushkave për transportimin e artilerisë dhe, më tej edhe të mjeteve automobilistike të transportit, për servise, si dhe të masave veterinare. Veçorive të shërbimit të Transportit ushtarak në vitet 1940–1944, hapat e hedhur, karakteristikat dhe dukuritë krejt të veçanta në përdorimin e metodave e të mjeteve që diktonte koha për mbështetje me transport për forcat e një ushtrie vullnetare, kryesisht këmbësore, sulmuese partizane, në kushtet e një vendi të pushtuar nga fashistët dhe nazistët, nuk ishte një hallkë e shkëputur në zinzhirin organizativ të formacioneve luftarake të UNÇSh-së. Ishte vazhdim i tyre, një domosdoshmëri për këto forca, ishte një faqe e re në historinë e vazhdimësisë së këtij shërbimi, por në kushte të reja, tejet të vështira, pa organizime dhe mjete të mirëfillta të trashëguara nga ushtria e mëparëshme, të rregullta. Në procesin e zhvillimit të Luftës, hap pas hapi shërbimi i mbështetjes me transport u formua dhe u rrit në formacionet luftarake, sidomos në brigadat dhe në divizionet sulmuese, deri në korparmatat. Një formë më të plotë strukturore dhe organike ky shërbim mori në Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ-së, me synim, zgjerimin dhe konsolidimin funksional dhe organik në formacionet luftarake të UNÇ-së. Pikërisht në këto momente, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së, më 24 shtator 1944, mori urdhrin për krijimin e seksionit të transportit pranë shtabit të Korparmatës së I-rë. Shefi i parë i këtij seksioni u caktua Thanas Gjoka, i ardhur nga rreshtat partizane. Formohet kështu shërbimi i transportit automobilistik, i cili do të përballonte detyrat e luftës deri në çlirim e plotë të Shqipërisë dhe do të mbante mbi vete peshën kryesore të periudhës së luftës. Dukuritë e organizimit të shërbimit transportit ushtarak në vitet e para të riorganizimit të Ushtrisë Kombëtare dhe Ushtrisë Popullore Shqiptare, tregojnë për riorganizimin në përmasa të reja, më të mëdha e moderne, të përshtatshme për një ushtri të rregullt, klasike, të kohës së paqes. Këto transformime organizative e strukturore, që shoqëruan hap pas hapi edhe strukturat e shërbimit të transportit, iu përshtatën kohës, realitetit konkret, kushteve materiale, teknikës dhe mjeteve të transportit që disponoheshin në atë kohë.  Lindja dhe zhvillimi i shërbimit të Transportit ushtarak, i këtyre viteve u realizua përmes procesit të shtetëzimit të mjeteve të transportit, të cilat u kthyen në pronë ushtarake, ku me anën e Qarkores me Nr. 484, datë 13 prill 1945, konfirmohet formimi i batalionit të parë të transport-komunikacionit civil, i cili hodhi bazat dhe hapin e parë në fillimin historik të organizimit dhe të aktivitetit të shërbimit të mbështetjes me Transport ushtarak, në periudhën e parë të çlirimit e të rindërtimit të Shqipërisë. Ndërsa në Durrës, batalioni i Dytë i transportit, i krijuar në fillim të muajit maj 1945, mbi bazën e automjeteve që iu morën ‘’UNRRA-së’’ dhe ‘’EMAL-it’’, gjithsejt 489 mjete të ndryshme transporti. Këto vite janë të mbushur me aktivitet të dendur transportues, që dokumentojnë një punë voluminoze përmes mjeteve dhe pajisjeve të transportit ushtarak. Shërbimi i transportit në këtë fazë, doli nga format tradicionale të trashëgua, duke kaluar në një faze të formimit të identitetit më të plotë profesional. Risia që mund të vlerësohet, ishte prirja për të shkuar drejt një motorizimi të transportit ushtarak. Kjo vlerësohet përmes futjes për herë e më tepër të një sasie të mirë teknike transporti të kohës, duke hapur kësisoj rrugët për modernizimin e këtij shërbimi në një kohë të afërt.  Në historinë e tij 100-vjeçare, shërbimit të Transportit ushtarak, i është dashur të gjejë rrugët, format dhe mjetet e nevojshme për t’i përballuar me sukses dhe efektivitet ngjarjet dhe situatat, që janë krijuar për Shqipërinë dhe popullin shqiptar gjatë këtyre viteve të historisë.Sidoqoftë, historia e Forcave të Armatosura, brenda tyre edhe e atyre të shërbimit të Transportit ushtarak shqiptar, vijon deri në ditët tona. Transporti ushtarak është një pjesë përbërëse e rëndësishme e shërbimit të mbështetjes logjistike. Logjistika në konceptin e vet përfshin lëvizjen, furnizimin me sektorët përbërës të tyre, si dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura. Në këtë mënyrë Logjistika përbën faktorin bazë për veprimtarinë dhe ekzistencën e njësive dhe reparteve në FA. Konceptet dhe parimet kryesore mbi të cilën është projektuar realizimi i Misionit të mbështetjes logjitike, përfshin personelin, materialet, trasportin, kazermat, depot, shpërnguljen dhe, për të gjitha këto, administrimin e vlerave mjaft të mëdha materiale e monetare. Në kombinimin e metodave të programimit material e monetar, zbërthimi dhe detajimi në njësi dhe reparte, për gjithë specialitetet, armët,  shërbimet përbërëse së bashku me specialistët përkatës, bazohet suksesi i mbështetjes logjistike. Në këtë kompleksitet të gjerë, administrimi, furnizimi, shpërndarja e kërkesave, sigurimi shëndetësor, etj., sigurohen vetëm nëpërmjet funksionimit normal, operacional dhe fleksibël të shërbimit të mbështetjes me  transport ushtarak në FA. Nisur nga ky mision, Transporti ushtarak është një nga elementët kryesore të kësaj mbështetje. Kjo edhe për faktin më të thjeshtë, se sado masa te plota të jenë marrë për planizimin e operacioneve, në drejtim te gjetjes së burimeve të furnizimit, krijimit te rezervave te çdo niveli komandimi e drejtimi, nuk do të ishte asgjë pa i afruar këto pranë efektivave, teknikës, e nevojave të konsumit. Dhe këto realizohen vetëm nëpërmjet transportit. Shërbimi Transportit ushtarak, është tregues i shkallës e i nivelit të infrastrukturës së një kombi. Ky nivel jep mundësitë e gjera e të larmishme për shfrytëzimin sa më të mirë të lëvizjes e të potencialit ushtarak. Nisur nga ky këndvështrim, nuk mund të lihet pa një ditëlindje një shërbim jetik e i domosdoshmë i ushtrisë shqiptare.Datat dhe momente më kryesore të shërbimit të transportit ushtarak janë:


Më 22 prill 1913, doli “Rregullore për organizimin e Ministrisë së Luftës”. Më 4 maj 1913, u formua Shtabit Madhnuer (Shtabi Madhor). Më 6 maj 1913, formohet shërbimi i parë i prapavijës (i intendencës dhe i transportit). Më 1 shtator 1925, doli rregullorja “Rregullore mbi Përdorimin dhe mbajtjen e Automobilave” Më 1 nëntor 1926, formohet Batalioni ‘’Vjosa’’ në Shkodër, i kompletuar me 70 kafshë transporti. Shtator 1926, u ngrit një ofiçinë e mirëmbajtjes së automjeteve të transportit ushtarak. Më 24 shtator 1944, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së, mori urdhra për krijimin e seksionit të transportit pranë shtabit të Korparmatës së I-rë, ku theksohej: ‘’Seksioni i transporteve dhe i komunikacioneve kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë më mbajtjen dhe me rregullimin e trafikut dhe të komunikacioneve të trafikut, të transporteve ushtarake, materialin ushtarak, ushqimin dhe pajisjen, transportin e të plagosurve dhe të sëmurëve, lidhjet (telefon, telegraf, postë), punimet teknike për qëllime ushtarake dhe organizimin e ofiçinave’’. Po në këtë datë kanë dalë urdhra të tjera që përcaktojnë strukturën, detyrat si dhe bashkërendimet me seksionet e tjera ushtarake, të seksionit të transportit, i cili në këto dokumente merr formën e plotë të organizimit të tij pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e repartet tjera të Ushtrisë. Shefi i parë i këtij seksioni u caktua Thanas Gjoka, i ardhur nga rreshtat partizane. Formohet kështu shërbimi i transportit automobilistik, i cili do të përballonte detyrat e luftës deri në çlirim e plotë të Shqipërisë dhe do të mbante mbi vete peshën kryesore të periudhës së luftës. Batalioni i Parë i Autotransportit në Tiranë, do të formohej me automjetet e rekuizuara në të gjitha qytetet e qarqet e Shqipërisë, në bazë të  urdhrit nr. 11, rez., datë 07.04.1945.   Batalioni i Dytë i Transportit në Durrës, i krijuar në javën e parë të muajit maj 1945. Pra, këto data historike të rëndësishme të përmenduara më lart, si data e njohur 10 korrik 1943, (krijimi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare), kanë lëvizur në momente të caktuara si pika reference për përcaktimin e datës së transportit ushtarak në Forcat e Armatosura Shqiptare. Por, duke parë më vëmëndje referimin e këtyre momenteve, pasqyrohet qartë se kanë qenë që të gjitha data të politizuara të vendosura sipas pëlqimeve të ministrave apo grupeve të ndryshme të partive politike përkatëse në momentet e ardhura në pushtet. Megjithatë, ajo që na tërheq më  tepër vëmendjen është fakti se nuk ka një datë fikse të miratuar për këtë qëllim me një urdhër Ministri apo me një urdhër a udhëzim të veçantë të Komandantit të Përgjithshëm të FA. Problemi tjetër është fakti se; asnjëherë nuk është përmendur data e saktë e ditëlindjes së këtij shërbimi; që është 6 maji i vitit 1913, datë e papolitizuar, por orgjinale për nga rrethanat dhe dokumetacioni.


Kam bërë disa përpjekje edhe në momentet që kam qenë Shef i Sektorit të Transportit në FA, që me një urdhër ministri të saktësohet përfundimisht kjo datë e rëndësishme e transportit ushtarak. Me disa argumente të përkrahura për këtë qëllim jam mbështetur dhe nga Arkivi Qendror i Ushtrisë dhe i Forcave të Armatosura, ku dhe siç e përmenda më lart, nuk ka një dokument zyrtar për datën e Transportit Ushtarak. Për ta saktësuar me një dokumënt zyrtar, jam mbështetur gjithashtu nga Drejtoria e Arkivit Qendror të Ushtrisë dhe Drejtoria e Logjistikës së FA, kryesisht nga Kolonel Zaho Golemi dhe Arben Demollari. Si një personalitet i drejtimit dhe i studimit të këtij shërbimi në Forcat Armatosura, me argumente dhe dokumentacion shkencor dhe historik të argumentuar i jam drejtuar ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshë të FA, Gjeneral Major Maksim Malaj i cili për fat të keq nuk e përcolli praktikën përkatëse tek Ministri i Mbrojtjes, ku kisha besimin se do ta kishte miratuar praktikën dhe datën e propozuar. Në momentin që jam larguar nga detyra Shefit të Transportit të FA, më datën 27 maj 2011, i jam drejtuar përsëri ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Maksim Malaj, duke i lënë mbi tavolinë gjithë praktikën përkatës më këtë shënim: “I nderuar Zoti Gjeneral, Në këto ditë të largimit tim nga Forcat e Armatosura, edhe një herë po ju Lutem personalisht dhe miqësisht: Miratojeni Datën e Transportit Ushtarak në Forcat e Armatosura. Nuk ka datë tjetër të miratuar ligjërish. Duke u mirëkutuar dhe për tu takuar ndoshta një herë tjetër. Me konsideratën më të lartë për kohën që kemi punuar së bashku, kryesisht në Shtabin e Përgjithshëm të FA”


Çfarë do të bëhet më tej?


Në vitin e ri që jemi futur dhe pikërisht më 6 maj 2013, Transporti Ushtarak Shqiptar do të festojë jubileun e madh të 100 vjetorit të themelimit dhe krijimit të tij. Personalisht, si studiues i pasionuar i këtij shërbimi madhështor dhe mjaft prestigjioz i ushtrisë shqiptare, kam në dorë dhe gati për botim gjithë historikun dhe manualet përkatëse të këtij shërbimi automjeteve në vite që nga viti 1912 e në vazhdim.Unë kam besim tek njohja personale që kam aktualisht te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, te Komandanti i Brigadës Logjistike në FA, Gjeneral Brigade Syrja Gjoka, si dhe te Drejtori i Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Kolonel Arben Demollari, për të cilët kam konsideratat e mia. Këtyre personaliteteve të Ushtrisë Shqiptare do t’iu dërgoj edhe një herë praktikën përkatëse për ta çuar tek Ministri i Mbrojtjes, me qëllim që të miratojmë datën e saktë e të merituar të Transportit Ushtarak në Forcat e Armatosura. E si përfundim, personalisht do të jem shumë i lumtur. Një plejadë e tërë e transportit ushtarak shqiptar në vite, më në fund do të jenë të lumtur dhe krenar që shërbimi i transportit ushtarak shqiptar do të ketë një datëlindje të merituar e që për çdo vitë do të mblidhemi e të bëjmë takimin e merituar të brezave.

Shtoni një koment
2 Komente
Gy
Mire eke tiZoti Hekuran,te lumte per punen qe ke bere.Por cfar thot Kafshe Berisha qe nuk kazene ne goje asnje te mire nga ajo perudhe historike.Ai nuk do qe shqiperis ti dale nje e mire nepahe..Armiku i shqiperis dhe shqiptareve kudo qe jane.
sefo
ja ke fut kot o Hekuran se te gjitha me copy - paste i ke bere se me nder oficer ke qene dhe ti.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 9 =