Thellë

Koalicioni i Berishës me 21 parti politike

  • 27 Janar 2013, 07:22
  • Përditësuar 13:03


Partia Demokratike ka zbardhur tashmë numrin dhe emrat e partive që do të jenë në koalicion me të djathtën më 23 qershor. Kështu, sipas një burimi zyrtar në selinë e PD-së, në aleancë me PD-në do të jenë 21 parti politike, ku e vetmja parti e cila nuk ka vendosur akoma që të hyjë në koalicion, me kryeministrin Sali Berisha, është PDIUja. Edhe pse partia e çamëve është në dilemë për përcaktimin e koalicionit më me leverdi për ta, e vetmja alternativë që i ngelet tashmë është PD-ja. Pas deklaratave të kreut demokrat, Sali Berisha, në mbledhjen me krerët ‘blu’ të gjithë vendit se do të mente aleanca dhe me parti të majta, situata nuk ka ndryshuar dhe shumë në përbërjen e koalicionit të 2009-s. Tani për tani “Aleanca e Ndryshimit” ka bindur vetëm një parti e majtë, ADS-në e Gaqo Apostolit, e cila ka qenë në përbërje të koalicionit të djathtë. 


Koalicioni i ri 


Koalicioni i ri i cili do të quhet Koalicioni “Ne Jemi Ndryshimi”, i njëjtë si slogani i PD-së i shpallur ditë më parë nga kryeministri Berisha, do të përbëhet nga 20 parti + PDIU-në, që mbetet e papërcaktuar. Risitë e këtij koalicioni janë kthimi i PDK-së dhe ADK-së, dy parti demokristiane, e para kryesohet nga Nard Ndoka dhe e dyta nga ish pjesëtari i kësaj partie Zef Bushati. Edhe pse ish ambasadori Zef Bushati dhe ish kreu i PDK-së, gjatë një prononcimi për media deklaron se nuk do të jetë thjesht një parti që do të plotësojë koalicionin e majtë apo të djathtë, por një parti me vlera dhe personalitetin e vet, burime brenda selisë ‘blu’ bëjnë me dije se ADK-ja e z. Bushati do të jetë në koalicion parazgjedhor me PD-në dhe aleatët e vet. Një tjetër i rikthyer pas shumë vitesh është Dashamir Shehi, edhe pse në nivel lokal ka qenë disa herë me PD-në, kësaj radhe LZHK hyn në koalicion me PD-në, siç ka thënë dhe vet, gjatë një interviste dhënë për gazetën ‘Shekulli’ kohë më parë, i detyruar nga kodi zgjedhor. 


Besnikët 


Partitë besnike të PD-së dhe kreut të saj, Sali Berisha, si PR, Fatmir Mediu, PLL, Ekrem Spahia, AK, Neritan Ceka, LDK, Nikollë Lesi, PBDSH, Arjan Starova, PBK, Adriatik Alimadhi, PBKD, Artur Roshi dhe disa parti të tjera të vogla e përfaqësues të komuniteteve rome dhe minoritare do të vazhdojnë të jenë në koalicion parazgjedhor me demokratët. Në dilemë deri më tani është kreu i LDK-së Nikollë Lesi, i cili që me hyrjen e PDK-së në koalicion me Berishën ka shfaqur shenja xhelozie dhe tërheqjeje nga koalicioni, duke u parë shpesh herë me ish presidentin dhe Kreun e FRD-së, Bamir Topi. Gjithsesi nga selia e PD-së, bëjnë me dije se përkreu i liberal demokristianëve Lesi do të vijojë të mbështesë koalicionin me PD-në dhe do të jetë në fushatë krah për krah me Berishën. 


Takimi me aleatët 


Kryeministri dhe kreu i demokratëve, Sali Berisha, javën që vjen do të mbledhë tryezën e aleatëve të tij ku do të diskutojë mbi strategjinë dhe taktikën që do të zgjedhin për fushatën e koalicionit. Burime brenda PD-së, bëjnë me dije se ditën e mërkurë më 29 janar ose të enjte më 30 janar, në varësi të axhendës së kryeministrit Berisha, do të mblidhet tryeza e krerëve aktual të koalicionit të djathtë, ku sipas të njëjtave burime do të diskutohen çështje e fushatës, mënyra e kandidimit të partive në zgjedhje, zgjerimi i koalicionit si dhe pesha që do të mbajë secila parti politike në fushatë, edhe pse kjo fushatë tashmë ka filluar pothuajse për të gjitha partitë e mazhorancës. Propozimin e kreut të PD-së Berisha për zgjerim të koalicionit dhe me parti të majta, partitë e tjera si PR, PLL dhe PDK nuk e kanë kundërshtuar. Për Mediun, Ndokën dhe Spahiun mjafton që programet e tyre të përafrohen me programin e koalicionit pas zgjedhjeve me qëllim që të bashkëqeverisin 


Koalicioni i PD-së “Ne Jemi Ndryshimi” 1. PD, Partia Demokratike (Sali Berisha)


2. PR, Partia Republikane Shqiptare (Fatmir Mediu) 


3. PLL , Partia Lëvizja e Legalitetit (Ekrem Spahia) 


4. PDIU, Partia për Drejtësi dhe Integrim (Shpetim Idrizi) ? 


5. LZHK, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (Dashamir Shehi)


6. PDK, Partia Demokristiane e Shqipërisë (Nard Ndoka)


 7. LDK, Lidhja Demokristiane e Shqipërisë (Nikollë Lesi) ? 


8. ADK, Aleanca Demokristiane (Zef Bushati) 


9. PBDSH, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (Arjan Starova) 


10. AD, Aleanca Demokratike (Neritan Ceka) 


11. PAA, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (Lufter Xhuveli) 


12. PBK, Partia Balli Kombëtar (Adriatik Alimadhi) 


13. PBKD, Partia Balli Kombëtar Demokrat (Artur Roshi) 


14. POSH, Partia Ora e Shqipërisë (Zef Shtjefni) 


15. AMIE, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 


16. PDRESH, Partia Demokracia e Re Europiane 


17. PDM e Re, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 


18. PFA, Partia Forca Albania 


19. ADS, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (Gaqo Apostoli) 


20. PRDSH, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 


21. PKONS, Partia Konservatore Shqiptare 


“Berisha të mbledhë sa më shpejtë partitë për koalicionin” 


Liberaldemokratët besojnë në një fitore të tretë të koalicionit të qendrës së djathtë, të drejtuar nga Partia Demokratike. Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, deklaroi dje se, “përtej retorikave të fryra që shkëmbehen në tregun e politikës shqiptare të javëve të fundit, liberal demokratët besojmë fort në idenë se në Shqipëri ekzistojnë rrethana të tilla politike, ekonomike dhe shoqërore të cilat flasin qartë për mundësinë e një fitoreje të tretë të koalicionit të Qendrës së Djathtë. Mendimi politik opozitar, me gjithë përpjekjet e shumta, në një masë të madhe demagogjike, duke luajtur me të pavërtetat nuk mund ta fshehë faktin e madh të përparimit të vendit, dhe të qëndrueshmërisë së treguesve kryesorë të gjendjes ekonomike dhe shoqërore, madje në kushtet e një krize të mirënjohur financiare botërore, por që fatmirësisht kanë filluar të shfaqen shenjat e para të daljes prej saj. Bllokimi opozitar i statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, nga ana e opozitës nuk e ndihmon as partinë Socialiste, as aleancën e sforcuar dhe të kopjuar, që vjen pas saj për t`i shpëtuar një humbjeje të tretë radhazi më 23 qershor. Ndoshta, ky bllokim statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, e ndihmon këtë humbje të së majtës më 23 qershor si edhe ndërgjegjëson më tej bashkësinë ndërkombëtare për shkaktarët e vërtetë të këtij bllokimi”, tha kreu i PBLD-së. Ai e konsideroi të domosdoshme organizimin e një takimi të partive të koalicionit të Qendrës së Djathtë. Ky takim, sipas kreut të liberaldemokratëve, nuk kërkon të bëjë simetrinë e tryezës politike opozitare, sepse takime të tillë janë në traditën më të mire të së djathtës shqiptare. “Bashkimi Liberal Demokrat mbështet si gjithnjë politikën e koalicioneve fitimtarë sa më të gjerë në përputhje me idealet dhe vizionet e forcave politike të djathta pa paragjykime të çfarëdolloj dhe të frymëzuar nga nevojat e Shqipërisë”, tha Starova.  


“Legalistët në Kuvend dhe qeveri edhe pas 23 qershorit” 


Kryetari i Partisë Lëvizja e legalitetit, Ekrem Spahia, nëpërmjet një interviste për gazetën ‘Shekulli’ ka deklaruar se partia e tij do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të jetë përsëri anëtare e qeverisë pas 23 qershorit. Sipas kreut të legalistëve, Spahia, koalicioni aktual do të shikojë mundësinë e futjes në gjirin e tij edhe parti të tjera që ndofta kanë orientim të majtë, por sipas tij duhet që programi i tyre të përshtatet me atë të maxhorancës aktuale. Zëvendësministri i Mbrojtjes, është shprehur se është pro zhvillimit të tryezave të partive në koalicion pasi një tryezë e tillë do të bëjë të mundur hartimin e strategjisë elektorale. Sa i përket kërkesave të PLL-së ndaj kreut të koalicionit në mazhorancë Berisha, Spahia deklaroi se nuk do të ketë kërkesa dhe pretendime pasi njihet tashmë kontributi i partisë së tij nga PD-ja. 


z. Spahia kush do të jenë partitë që do të përfaqësojnë koalicionin e mazhorancës së sotme në zgjedhjet e 23 qershorit? 


Koalicioni do të përbëhet nga parti të cilat kanë qenë tradicionalisht të lidhura me Partinë Demokratike, ku ndër to është dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, parti e cila ka qenë shumë korrekte gjithë këto kohë me PD-në. Pas zgjedhjeve parlamentare të 2009- s në këtë koalicion janë afruar dhe disa parti të tjera, përfshi këtu dhe LSI-në, sepse elektorati shqiptar e përcaktoi me votën e vet që të dy koalicionet të ishin barazim, pra me numër të barabartë deputetësh 70 me 70. Partia Lëvizja e Legalitetit dhe disa parti të tjera, që kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme edhe në kohën kur PD-ja ishte në opozitë, por edhe tani në bashkëqeverisje, besoj se do të jemi të gjithë edhe në këto zgjedhje në koalicion me PD-në. Kryeministri Berisha ka deklaruar ditë më parë se do afrojmë në koalicion dhe parti të majta, ju si e komentoni? Për zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit unë mendoj se do të përfshihen në koalicion të gjitha partitë aktuale të koalicionit qeverisës, duke e lënë të hapur mundësinë për tu afruar parti të cilat do ti përshtaten programit të koalicionit tonë për vitet e ardhshme 2013-17, sigurisht do të shikohet seriozisht pjesëmarrja e këtyre partive në koalicion. 


Cili ka qenë kontributi juaj në këtë koalicion gjatë këtyre 8 viteve bashkëqeverisje? 


PLL-ja ka dhënë kontributin e saj gjatë këtyre viteve në mazhorancë, sikurse edhe jep kontributin në të gjitha njësitë vendore që kontrollohen dhe drejtohen nga legalistët. Ne kemi përkreu faqësimin tonë në të gjitha këshillat e bashkive dhe komunave të vendit, drejtojmë këshilla komunal apo bashkiak, dhe japim kontributin tonë, tashmë të vlerësuar dhe nga aleatët tanë. 


Javën që vjen flitet se do të zhvillohet një takim i Kryeministrit dhe Kreut të PD-së, Sali Berisha, me partitë aleate dhe ku do të përcaktohet dhe koalicioni i ardhëm. Çfarë do t’i kërkoni Kryeministrit ju si PLL, cilat do të jenë kushtet e përfaqësimit në koalicion? 


Ne kemi insistuar që të kemi një sistem zgjedhor ndryshe nga ky aktuali, një sistem zgjedhor, proporcional kombëtar, dhe të bëheshin përmirësime dhe kodit zgjedhor. Por, tashmë jemi përballë një fakti të kryer ku kemi një sistem, proporcional rajonal, me këtë kod ne gjithë praktikat elektorale do ti ndërtojmë mbi bazën e këtij kodi. Duke parë se ku sistem elektoral nuk favorizon partitë që dalin më vete por koalicionet, duke pasur parasysh këtu dhe baraspeshën që treguan zgjedhjet parlamentare të 2009-s dhe ato lokale të 2013- s, çdo subjekt politik, parti politike, pothuajse është i imponuar që të rreshtohet në koalicion. Të gjitha partitë në koalicion kanë peshën e vet. Marrëveshja jonë me PDnë nuk është e kushtëzuar, pasi prej vitesh kemi patë një marrëdhënie korrekte mes nesh dhe kemi qenë të sinqertë në kontributet tona në koalicion. Sa i përket takimit, ne jemi të mbledhur pothuajse në çdo kohë pasi jemi pjesë e qeverisë. Por çdo takim që zhvillohet për të hartuar taktikat elektorale për zgjedhjet e ardhshme do të jetë në dobi të fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. 


Në cilën zonë do të përqendrohet PLL-ja për të maksimizuar votat? Po ju vet z. Spahia a do të kandidoni?


Viti 2012-t ka qenë një vit suksesi për PLL-në, ku kulmin arriti vlerësimi i figurës së mbretit Ahmet Zogu, vlerësimit të kontributit të familjes mbretërore, si dhe gjithë eksponentëve nacionalist të legalitetit. Ne si PLL, në zgjedhjet e kaluara lokale kemi marrë një rezultat rreth 50 mijë vota në gjithë vendin, të konvertuara në kryetarë komunash, këshillash dhe këshilltarë. Në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit Partia e Legalitetit synon që të jetë një faktor real në Parlament por dhe në qeveri. PLL-ja do të konkurrojë me listat e veta në 12 qarqe të vendit, këto lista do t`i kryesojnë eksponentët e partisë por dhe personalitetet më të mirë që janë të gatshëm të përballen me elektoratin. Jemi në fazën e evidentimit të kandidatëve të mundshëm që do të përfaqësojnë PLL-në në zgjedhjet e 23 qershorit.  


/Shekulli Online/Plarent Shehu/


Shtoni një koment
28 Komente
Drenica e Kuqe
Edhe sa koalicione anti shqipetare dhe anti Shqiperi u duhen per te qendruar ne pushtetin "shqiptar" qe drejtohet nga nga Tirana dhe kjo e fundit dirigjohet nga Beogradi, Prishtina, Shkupi, Podgorica, Athina etj. qendra anti shqipetare? Drenica e Kuqe
Drenica e Kuqe
Edhe sa koalicione anti shqipetare dhe anti Shqiperi u duhen per te qendruar ne pushtetin "shqiptar" qe drejtohet nga nga Tirana dhe kjo e fundit dirigjohet nga Beogradi, Prishtina, Shkupi, Podgorica, Athina etj. qendra anti shqipetare? Drenica e Kuqe
Aliu nga Selenica
20 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.? 21. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare 22. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit Te gjith keto qe te shkrova me larte duhet te ballafaqohesh me to e pastaju te vlersosh Dhe te thuash vertet se c`fare ndryshimim u solli shqiptarve Sali Berisha.
Aliu nga Selenica
20 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.? 21. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare 22. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit Te gjith keto qe te shkrova me larte duhet te ballafaqohesh me to e pastaju te vlersosh Dhe te thuash vertet se c`fare ndryshimim u solli shqiptarve Sali Berisha.
Aliu nga Selenica
18. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE cili. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar. 19. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
Aliu nga Selenica
12 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. 13. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq. 14 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
Aliu nga Selenica
11. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte. - Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare. - Dhenjen e 355 milje det Greqise. - Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek. - Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke? -Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj. -Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.
Aliu nga Selenica
9 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake . 10 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
Aliu nga Selenica
6. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te ndjerit Azem, per karrigen e tije..? 7 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997. 8. Ja çfare ka bere Sali Berisha per shqiptaret i cili Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
Aliu nga Selenica
3. JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
4 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili Pasi, para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keqe se ne vitet 1939.
5 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
Aliu nga Selenica
.JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE: Tash, 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.Pore shifni tani se c`do te ndodhe me Dollapin .? 2 JA KY ESHTE NDRYSHIM QE BERISHA U SJELL SHQIPTARVE i cili ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje.Mos harroni luften kunder drejtuesve te UCK-se dhe thirrjet kunder Rambujese.
Aliu nga Selenicaa
JUVE JENI NDRYSHIMI I MJERIMIT DHE I TURPIT TE SHQIPERIS DHE SHQIPTARVE ( Te dashur lexuas dhe komentues .Mos u merziteni nga shkrimi im i gjate pore ky eshte testamenti I Berishes dhe i Partise Demokratike qe do ti shoqeroj gjithmon ne jeten e tyre politike dhe private.). Berisha cdo dite flete me nje slogan teper bajat dhe te turpeshem, ai thote: Ne jemi ndryshimi perpara. Pore a e dine Berisha se c`fare ndryshimi u ka sjelle shqiptarve. Neve po ja kujtojme jo vetem z. Berisha pore edhe atyre sahanlepirsave qe e rrethojne se kush eshte Berisha dhe c`fare ndryshimi u ka sjell shqiperis dhe shqiptarve ne keto 22 vjet.
durrsaku
pune qenshe puna sales dhe kolacionet e tije. po pse do votojme per kto halet ne nuke i mjaftojne ato qe kane vjedhur e vrare vazhdojne te kerkojne akoma.
ADK
Aleanca Demokristiane nuk ka zhvilluar asnje takim dhe asnje negociate me Partine Demokratike. Partia Aleanca Demokristiane nuk ben pjese ne koalicion me Partine Demokratike dhe aleatet e saj. Vendimin per koalicionin do ta marre Kongresi i ADK-se qe do te mbahet me 27 Prill 2013. Cdo informacion tjeter eshte nje spekullim.
EMIGRANTI
HAJDE BERISH HAJDE NA PASKE BA KUALICION E JO MAHI PO CA ASHT KY IDJOTIZEM ME ATE POPULL QE VOTON NE ATE MENYRE PO ZHDUKNI KETO PARTI FANTAZM BAHUNI POPULL ME KULTURE DHE VOTONI 2-3 PARTI DHE CDO 4 VJET NDERRONI KETA QAFIRA SE NE KETE MENYRE SIC PASKA BA VAKI NE SHQIPERI PASKA CDO KATUN NJI PARTI NE PUSHTET PASKA MA SHUM PARTI NE PARLAMENTIN E SHQIPERIS SE KATUNE CA BAHET ATY ME ATE POPULL POPULL BUDALLA PA KARAKTER RROMUJ GJITH JETEN
Mr. G
1. PDK, Partia Demokristiane e Shqipërisë (Nard Ndoka)

2. LDK, Lidhja Demokristiane e Shqipërisë (Nikollë Lesi) ?

3. ADK, Aleanca Demokristiane (Zef Bushati)

4. POSH, Partia Ora e Shqipërisë (Zef Shtjefni)

Shifeni komunitetin katolik ne sa parti eshte ndare, i bie qe cdo familje katolike te kete nje parti. Te gjithe mendjen e kane vetem ne te vjedhur. E kan kthyer Shqiperin e ngrate ne nje placke tregu ku pinjollet e Bajraktarit po i pine gjakun si shushunja. Ja...ja...ja.... kur flasin dhe keta per patriotizem dhe shqiptarizem. E kam thene une, ju jeni vetem tregetar flamujsh .
Fleks
Sidoqofte sllogani:Ne jemi ndryshimi! Perpara!

Eshte nje slogan mjaft i gjetur,ne te dy pjeset e tij.

NE JEMI NDRYSHIMI!

PERPARA!

Sikurse dhe ashtu ka per te ndodhur.

Duke shtuar ketu dhe se LSI e cila tashme eshte kaluar.

Nuk ben budallalleqe adoleshentesh,te eksperimentoje,zbritjen nga nje kale e ndoshta hipjen ne nje kale tjeter.

I Meta e di shume mire shprehjen:

Kush le te vjetren per te rene;di ke le por nuk di ke gjene!
Tani
Ali nga Selenica. Te lumte dora dhe paske pas memorie te forte. Me gjysmat e atyre qe ke shkruar "shoku, zoti, kryeminister, president, komandant i pergjithshem, kryegjykates, princ dhe mbret i Shqiptareve" Sali Psikodiktatori duhet te denohet. Por per fat te keq te Shqiperise si gjithmone e rraskapitur, e tradhtuar, e syrgjynosur dhe me shumicen e popullit tashme te prapambetur sepse kaluan mbi 20 vjet dalja nga kjo lloj diktature parashikohet shume e larget.
Edi_bg
Bravo Ali! te lumte goja! vecse kto sjane te gjitha,jane ene mijera e mijera krime te tjera anti shqiptare e anti popullore qe ka kryer ky kriminel bashke me banden e vete! eshte koha te reflektojme,madje ka shkuar teper vone! asnji tmos flas per demokraci e vlera demokratike sa te jete ky malok ne pushtet! Poshte gita!
Pa Emër
posht komunistat
Pa Emër
posht komunistat e shtypjes errethimit me tela pa buk pa zhvillim pa rrug pa drita vrasje burgje politike interrnime luft klasash te pa fe shkoi i gjith populli deri ne dhenien e shpirtit duke e mbajur vec me uje e buke kallamoqe ibrit e mos me guxue me fol se shkojsh me far e fis ne burg etj etj etj
Pa Emër
RROFT HEROI I KOMBIT Z SALI BERISHA
Vlonjati
Te lumte z.Berisha.Fitore,fitore dhe vetem fitore.Poshte bolsheviket e kuq dhe tradhtaret e kombit shqitare.
Pa Emër
pse sthoni ju qekemi bari e dhi
Pa Emër
e nese BERISHA DO TE FITONTE ZGJEDHJET ME KETE KOALICION KARIERISTASH QE VETE I KA PERZENE NGA P.D., PAS ZGJEDHLEVE DO TE KEMI PARTI TE REJA SI P.SH.AJO E POLLOS,RUSMAJLIT,BODES E.T,J.,SEPSE MINISTRA NUK MUND TI BEJE DOT BERISHA TE GJITHE...
spartaku
Poshte PD-ke dhe kryetari saj sadist Sasli Berisha.Rrofte PS-ste dhe kryetari saj EDI RAMA.Ne 23 qershor Saliu me gjithe kualicionin e tij servila do te turprohen se do fitoje e majta dhe eshte e sigurt.
spartaku
Poshte PD-ke dhe kryetari saj sadist Sasli Berisha.Rrofte PS-ste dhe kryetari saj EDI RAMA.Ne 23 qershor Saliu me gjithe kualicionin e tij servila do te turprohen se do fitoje e majta dhe eshte e sigurt.
spartaku
Poshte PD-ke dhe kryetari saj sadist Sasli Berisha.Rrofte PS-ste dhe kryetari saj EDI RAMA.Ne 23 qershor Saliu me gjithe kualicionin e tij servila do te turprohen se do fitoje e majta dhe eshte e sigurt.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 1 =