Advertisement
Thellë

Sigurimi i makinave, çorientohet tregu

  • 29 Janar 2013, 12:15


Ornela Manjani


-Tarifa për policën e sigurimit të detyrueshëm të makinave ka shënuar rritjen e radhës. Pas ndryshimeve të herëpashershme për shkak të reagimit të aktorëve në treg, çmimi i policës TPL është rritur sërish. Agjencitë e Sigurimeve thonë se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në datën 21 janar dhe po zbatohen nga të gjitha kompanitë. Agjendat e sigurimeve bëjnë të ditur se pati një ndryshim në datën 21 janar dhe të gjitha kompanitë kanë një çmim gati të barabartë. Para kësaj date varionin disa kompani me 65 deri 60, ato kanë shkuar tani fuqia motorikë e mjetit nga 0 deri 1600 kubikë ka shkuar 139 mijë lekë, mbi 1600 kubikë ka shkuar 145 mijë lekë. Sipas agjentëve të sigurimeve çmimet vendosen në sistem dhe që në momentin e ndryshimit të çmimit, siguracionet bëhen konform çmimeve që janë në sistem. Në fund të vitit të kaluar çmimet e siguracioneve për automjetet zbritën deri në 6 mijë lekë, çka nuk është pritur mirë nga Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare, si institucioni që rregullon tregun. 


Mbledhja 


Një javë më parë, kryetarja e AMF-së thirri një mbledhje urgjente me drejtuesit e kompanitë e sigurimeve. Gjatë mbledhjes, siç thuhet në njoftimin zyrtar, ajo e ka vënë theksin tek tarifat e ulëta, që sipas saj nuk mbulojnë rrezikun dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë. Çmimet siguracioneve të makinave kanë qenë shpesh objekt përplasjesh mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Lufta për treg ndërmjet kompanive ka çuar disa herë në çmime që sipas Autoritetit Financiar janë dukshëm nën kosto duke rrezikuar funksionimin normal të tregut dhe pagesën e dëmeve. Një situatë e ngjashme u vu re në muajt e parë të vitit të kaluar ku çmimet për policat e autoveturave zbritën deri në 4500 lekë. Në atë kohë, AMF ndërhyri me një vendim të debatueshëm që detyronte kompanitë të deklaronin njëkohësisht çmimet pa patur të drejtë t'i ndryshonin ato për një periudhë gjashtëmujore. 


Sigurimi i Detyrueshëm 


Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 4,577 milionë lekë, ose rreth 22.82% më shumë se në vitin e kaluar. Produkti TPL e brendshme, gjatë vitit 2012, pati rritje prej 52.81% për primet e shkruara bruto po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 3.68% krahasuar me vitin 2011. Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2012 pati rritje prej 23.80% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 4.91% krahasuar me vitin e kaluar. Produkti Karton Jeshil, gjatë vitit 2012, pati ulje me 37.56% për primet e shkruara bruto, krahasuar me vitin 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 17.63%. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.


 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
0 Komente

Shtoni një koment

1 + 3 =