Rajon

Vendet fqinje, Amerika ka që vite që financon “Shqipërinë e Madhe”

  • 01 Shkurt 2013, 08:25
  • Përditësuar 09:41


Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet  ngadalë  me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan e përditshmja kroate “Slobodna Dalmacija”. 


“Është i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë në Tiranë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjë që në mediat rajonale është komentuar si shpallje e projektit të “Shqipërisë së Madhe”. 


Për këtë ide është folur edhe gjatë 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që është festuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup... Nga fundi i vitit 2010, Koço Danaj, drejtor i Institutit të Parashikimeve Rajonale, ka thënë se në vitin 2013 në mënyrë paqësore duhet të formohet shteti që do të përfshinte territoret shqiptare. 


Ndërsa disa analistë thonë se shteti i ri shqiptar është projekt real, i cili tek disa ngjall frikën se mund të sjellë tensione të reja, të tjerët thonë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar. 


Projekti amerikan i krijimit të “Shqipërisë së Madhe” po realizohet ndër vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në rajon, por kur është fjala tek ky projekt, duhen cekur disa detaje kyçe. Këtu është bombardimi amerikan me NATO-n ndaj Serbisë më 1999, pas së cilës NATO në Kosovë ka dislokuar 50. 000 trupa të armatosura mirë. Këtu është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-së, me të cilin filloi procesi i reformave politike të Maqedonisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e shumë ligjeve të reja që ofrojnë më tepër të drejta për shqiptarët e Maqedonisë. 


Ndërsa, pika e tretë, siç transmeton portali "Telegraf", është mbështetja e pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, me çka është dobësuar Serbia, është realizuar zbërthimi i saj, dhe është arritur një ekuilibër rajonal. Politika amerikane, me këto angazhime ushtarake-diplomatike, përgatit projektin e “Shqipërinë së Madhe”, thotë analistja Jadranka Poloviç. 


Politologia ndalet edhe në rëndësinë e Kosovës si pjesë të Evropës Juglindore. “Juglindja e Evropës si në të kaluarën ashtu edhe sot, ka një domethënie të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që përcakton të ardhmen politike të rajonit. Lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, kanë qenë gjithmonë subjekt i interesave të fuqive të mëdha. Për shkak të rëndësisë së energjisë në gjeopolitikën e shekullit XXI, kjo hapësirë, ku janë rrugët e rëndësishme të transitit, bëhet një zonë e konkurrencës së fortë të qendrave të pushtetit botëror. 


Në fakt, Evropa Juglindore është rruga më e shkurtër transiti midis Evropës Perëndimore dhe zonave të pasura me gaz e naftë në Azinë Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillë është i aftë të bëhet pjesë e lojës së re të madhe gjeopolitike, pra një hapësirë ku ballafaqohen interesat e SHBA-së, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, thekson Poloviç. Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan në Euroazi në fakt fillon në Evropën Juglindore me Shqipërinë, ndërsa përfundon në Kinë. 


Shtetet e Bashkuara gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore e mbështet në rrjetin e shteteve proamerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajonit Kaspik - Azerbajxhani dhe Uzbekistani,  por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, ku siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror. 


“Në fakt, shembulli i Kosovës, si shtet i ri i krijuar nga përdorimi i instrumenteve të politikës amerikane, është një tregues i dominimit të vazhdueshëm të SHBA-së në rajon dhe përpjekjet për të ruajtur udhëheqjen unipolare amerikane jo vetëm në juglindje të Evropës, por në të gjithë rajonin e Euroazisë”, thotë Poloviç, duke shtuar se Kosova mbetet një shembull amerikan në zotërimin e rregullave të demokracisë, tregut të lirë dhe të hapjes për investitorët e huaj. 


“Politika amerikane tund të gjitha projektet në Kosovë. Është turp që zyrtarët amerikanë që mundën Serbinë, tani privatizojnë pjesët më vitale të ekonomisë së Kosovës”, thotë politologia kroate, e cila nuk pret trazira të reja në rajon. 


 “Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipërie të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish-Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa aktorët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që aktorët e huaj i thonë.”


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Shtoni një koment
10 Komente
te mjeret ju
Te mjeret ju qe e hani sapunin per djath.ju ka hedh trute e gomarit me propoganden e tij boshe elektorale ,fushate kjo e sponsorizuar nga ambasada amerikane se amerika si duron dot diktatoret e llojit Berisha ajo vetem financon dhe konsolidon pushtetin e gjakpirsve te popullit. Me shume do degjoni per politiken e ashtuquajtur nacionaliste te Berishes kur dihet se cpule e lagur dhe pa peshe shteti shqiptar eshte.mos bini pre e idjotizmave te tille se serbi i ka gati gjuetaret nga Beogradi per nje dite gjuetie te suksesshme ne shtetin kukull pa ushtri dhe bashkim kombetar ku camet do luftojne me vete keshtu maloket por dhe bullgaret e cobanet shqiptare.
Pa Emër
Nuk ka tjetrer zgjidhje,nje shtet i fort shqiptar,eshte me e sigurt evropa dhe bota,
beni
Ne rast se SH.B.A dhe Russia bien dakort per ndryshimin e kufijve ne Ballkan,atehere Esht ren ne kompromis qe te filloj lufta,Russia me vendet Ortodokse dhe Amerika me Mercenaret Myslimane te saj! Keshtu do te dalin nga kriza,dhe viktima te jemi ne!
per beni
po te shkruaj perpara se te hashe ****,kuptoje vete. a e lexove me siper? tani shko e laj ate surrate bythe qe ke mer hale,se na e cave pallen. HAJT PER HAJER O SHQIPERI E BUKUR
or ti beni
ta shkerdhefte rracen e familjen qeni....
beni
Po ku ma njeh suratin,apo ta ka treguar joteme kur i ngrinte shalet!
eleftheroskopeftis n°1 (one shot one kill)
Rendi i ri boterore do te shenderroj Shqiprine bashke me kombe te tjera te ballkanit ne nji sllaverim modern te mirefillt. Me pak llafe historia do perseritet(Turqia do rikthehet ne ballkan)
ballkani
Hiqeni ate harten se eshte turp,Hitleri bente te tilla harta. Nuk kemi nevoje per lufte,na mjaftojne hallet qe kemi.
ballkani
Hiqeni ate harten se eshte turp,Hitleri bente te tilla harta. Nuk kemi nevoje per lufte,na mjaftojne hallet qe kemi.
dashnor
Keto qe shkruhen ne kete artikull , jane pordhe me rigon , jane marrezira, qe nuk perkojne ne asnje menyre me realitetin . Dashnori .
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 7 =