Sociale

Shkolla e re 9-vjeçare në Bajram Curri merr emrin "Ali Podrimja"

BAJRAM CURRI- Përfundimi  shkollës së re 9-vjeçare  në qytetin e Bajram Currit, ka zgjidhur  përfundimisht problemet e arsimit aktualisht në këtë qytet në lidhje me ecurinë normale të mësimdhënies së nxënësve. Për këtë qëllim, para dy vjetësh, është akorduar nga Banka Botërore fondi prej 150 milionë lekësh,me ndërmjetësimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e shkollës.


Kjo shkollë ka përfunduar dhe akomoduar sipas kushteve bashkëkohore. Ajo është 2-katëshe me 24 klasa, palestër, kaldaja për ngrohje dhe mjedise të bollshme për nxënësit me një kapacitet mbi 700 nxënës.


Tashmë  në qytet ,përveç 2 shkolla 9 vjeçare, “Besëlidhja e Malësisë” dhe “Konferenca e Bujanit”,funksionon edhe shkolla e re 9-vjeçare, pagëzuar me emrin e poetit Ali Podrimja.


 Duke qenë se numri i nxënësve është në rritje,  këtë qytet zhvillonin  mësimin 18 klasa pasdite, një fenomen mjaft shqetësues, veçanërisht në periudhën e dimrit, gjë që e ka bërë të domosdoshme ndërtimin e kësaj shkolle të re afër shkollës së mesme të përgjithshme. 


Fenomeni i rritjes së numrit të nxënësve ka tendencë rritjeje çdo vit shkollor,si rrjedhojë e ardhjes në qytet të shumë banorëve nga zonat rurale të rrethit. Është një fenomen tashmë i pranuar, ndërsa shihet se shumë fshatra thuajse janë zbrazur tërësisht, ndërsa banorët e tyre kanë zbritur ose në qytetin e Bajram Currit, ose janë larguar në zonën fushore. Kjo ka sjellë që popullsia e rrethit të Tropojë të ulet në 50 për qind në krahasim me fundin e viteve nëntëdhjetë.


Shekulli Online/Gjon Neçaj/

Shtoni një koment
6 Komente
Pa Emër
Protestoi. duhesh vene emrin,Sali Rame Berisha.
cimka
kujtoijme qe allbania per emertime ka edhe te krishtere more turkoshake.
ADULLAH
SHKOLLA ME E MIRE NE TE GJITHE SHQIPERI
ADULLAH
SHKOLLA ME E MIRE NE TE GJITHE SHQIPERI
Pa Emër
tropoja ka njerez ma shum se kan ra,po le cka thon kta hutat ,se jam vet prej tropoje e i di senet.
Pa Emër
tropoja ka 28 mij banor ose 31 mij.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 4 =