Sociale

Provimi i Shtetit, mjekët e rinj, mundësi punësimi jashtë vendit

  • 08 Shkurt 2013, 12:39


Spitalet europiane preferojnë të punësojnë mjek apo inferimierë të rinj që kanë përfunduar studimet në fakultetet tona. Pavarësisht problemeve të vazhdueshme që ka pasur në Fakultetin e Mjekësisë vitet e fundit, qoftë me tekstet apo me moskryerjen e praktikave ashtu siç duhet, këta studentë kanë filluar të preferohen nga spitalet e huaja. Italia zë vendin e parë për kërkesat në infermierë, ku falë një marrëveshje mes dy fakulteteve shumë infermierë shkojnë jashtë. Kjo vlen edhe për studentët e mjekësisë, të cilët nuk preferohen vetëm në Itali, por edhe në Gjermani, Greqi dhe vende të tjera. Vetëm brenda këtij viti 16 mjekë të rinj që sapo kanë mbaruar Provimin e Shtetit, janë kontaktuar dhe punësuar në spitalet e Italisë dhe Gjermanisë. Drejtori i Provimit të Shtetit, Niko Terezi, shprehet se vendet e huaja kanë filluar të njohin Provimin e Shtetit që jepet në Shqipëri, si një filtër i mirë për të gjithë që kanë mbaruar studimet dhe kërkojnë të punësohen. Tani pritet që me provimin e fundit të mjekësisë dhe infermierisë të mbyllet sezoni i tretë i Provimeve të Shtetit. “Javën e fundit të shkurtit do të zhvillohet pjesa e dytë e Provimit të Shtetit në Mjekësinë e Përgjithshme. Në këtë provim do të marrin pjesë rreth 65 kandidatë, që janë diplomuar nga mesi i vitit të kaluar. Ata kanë kryer edhe praktikën profesionale dhe kontrrollin e aftësimit praktik pranë Urdhërit të Mjekëve dhe Urdhërit të Infermierit. Me këto provime mbyllet sezoni i tretë i Provimeve të Shtetit”, informoi Niko Terezi. 


Në testim nënspecialitete të Infermierisë  


Provimit të Shtetit do t’i nënshtrohen për herë të parë edhe 3 nënspecialitete të Infermierisë. Aplikantët i përkasin brezit të parë që kanë përfunduar këto specialitete, pasi më parë ato përmblidheshin në Infermieri, Mami dhe Fizioterapi. “Gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe 3 provime për kandidatët që përfundojnë Fakultetin e Infermierisë. Konkretisht janë kandidatë në specialitetet: Logopedi, Imazheri dhe Teknik Laboratori. Ky është një provim që bëhet për herë të parë, për shkak se në Ligjin e Profesioneve të Rregulluara, këto nuk ishin cituar me emër, por ishin cituar me Infermieri, Mami dhe Fizoterapi. Kështu që u bë amendimi i ligjit dhe tani do të fillojë testimi i tyre. Janë rreth 17 kandidatë që do të marrin pjesë në provim dhe janë të parët që do të hyjnë në këtë provim”, u shpreh Terezi. 


 

Shtoni një koment
5 Komente
shqiptari
Eshte mese e vertete qe Punesimi i Mjekeve dhe i Infermiereve nga Shqiperia.Eshte e mundur te punosh ne vendet e EU. Sidomos Gjermania,ka kerkuar dhe po kerkon Mjeke. Te Interesuarit per tu punesuar si Mjeke ne Gjermani. Mund te marin Kontakt dhe Informacione: ne kete Adrese Mail. AT_AL@hotmail.de Suksese.
shqiptari
Eshte mese e vertete qe Punesimi i Mjekeve dhe i Infermiereve nga Shqiperia.Eshte e mundur te punosh ne vendet e EU. Sidomos Gjermania,ka kerkuar dhe po kerkon Mjeke. Te Interesuarit per tu punesuar si Mjeke ne Gjermani. Mund te marin Kontakt dhe Informacione: ne kete Adrese Mail. AT_AL@hotmail.de Suksese.
sako
infermier,po,pa per mjeke duhet diploma e vendit ku punon
gjykatesi
Ne USA.nuke te fute njeri kure si mjek pa dhene tere teorine nga fillimi ne fund, kurse per infermjer,njihet shkolla e infermjerise me ndonje provime shtese,pra edhe mjeku i shqiperise nuke punon dote si infermjere ,se quhet shkolle profesionale ...
rrota
Irelanda po kerkon gjithashtu mjek shqiptare se te thajne per te vjedhur,oooooo milet po kush e puneson mjekun shqiptare jashte me thoni nje rast,anija europes po zhytet nga papunesia ndrsa ju akoma ne gjumin e shpifjeve dhe mashtrimeve
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 3 =