Kronikë

“Minoriteti grek në Shqipëri t’i rikthejë Greqisë pensionet e janarit e të shkurtit”

  • Eliona Lata
  • 09 Shkurt 2013, 09:42
  • Përditësuar 09:54

Qeveria greke ka vendosur që t’i bëjë më të rrepta kushtet për përfitimin e pensionit që jepet nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA)  që, pas reduktimit të këtij viti, ka vlerën e 330 eurove në muaj. Në të njëjtën kohë, pensionistëve minoritarë nga Shqipëria, iu janë dorëzuar kërkesat e para nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA), sipas të cilave përjashtohen nga marrja e pensioneve sepse marrin pension edhe në Shqipëri, për këtë qëllim, ata duhet t’i rikthejnë shtetit grek edhe pensionet e janarit e shkurtit. Kjo gjë ka sjellë shqetësim e revoltë tek pensionistët minoritarë, të cilëve u pritet burimi kryesor i të ardhurave dhe jo vetëm kaq, por edhe burimi kryesor i trajtimit shëndetësor në Greqi. Gjithashtu, ky ligj ka sjellë edhe përplasje brenda qeverisë, me deputetë të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut (si rasti i Pirro Dhimës) që të shprehen me shqetësim për këtë ndryshim drastik të ligjit, i cili nuk kishte qenë në asnjë program të mëparshëm të votuar. Që këtej e në vijim, kushti kryesor do të jetë që të interesuarit të kenë 20 vjet qëndrim të përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit. Qeveria greke nuk ka sqaruar nëse masa në fjalë do të përfshijë vetëm aplikuesit e ardhshëm, apo edhe ata që faktikisht e përfitojnë këtë pension e që, nëse do të zbatohej kriteri i ri, do të duhej t’iu hiqej pensioni.


 Pasi është njohur me projektligjin që përmban edhe këtë masë të rreptë për minoritarët, ka reaguar deputeti i Demokracisë së Re dhe ish-zëdhënësi i kësaj partie, Janis Mihelakis. Në një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe atë të Punës, në janar të këtij viti, Mihelakis thekson se kushti që “përfituesit e këtij pensioni duhet të kenë jetuar në Greqi 20 vitet e fundit”, do të bëjë që rreth 18.000 vetë të humbasin të vetmen mbështetje financiare që marrin nga shteti grek; kjo, sipas Mihelakit, do të ishte ‘një goditje e papërballueshme’ për ta.


 Në argumentimin që shoqëron kërkesën për interpelancë, deputeti i Demokracisë së Re thekson: “Rreth 18.000 homogjenët nga Epiri i Veriut, që marrin sot pensionin në fjalë, shprehin protestën e tyre të drejtë ndaj qeverisë greke, pasi, pas rishqyrtimit të kushteve, rrezikojnë të humbasin të drejtën për pension. Më konkretisht, në kuadër të rishikimit të skemave të pensioneve, vihet si kusht për përfitimin e pensionit të pleqërisë, qëndrimi i përhershëm në Greqi gjatë 20 viteve të fundit. Mirëpo, po të marrim parasysh se shumica e kërkesave janë paraqitur në vitin 1998, atëherë kur u sanksionua kjo e drejtë, do të duhej që të interesuarit të ishin vendosur në Greqi që nga viti 1978, ndërsa të gjithë e dimë se vala masive e hyrjes në Greqi të voriepirotëve filloi që nga 1990-a e më pas. Më tej, sipas kushteve të reja që vendosen për përfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet përjashtimi i të gjithë atyre që përfitojnë pension nga çdo institucion sigurimesh në Greqi apo jashtë saj. Problemi për minoritarët shqiptarë, konsiston në atë se shumë prej tyre marrin pension edhe nga shteti shqiptar, por ky është një pension që në shumicën e rasteve nuk i kalon të 100 eurot në muaj. Është e qartë se humbja e pensionit të OGA do të përbëjë një goditje të papërballueshme për minoritarët tanë në Epirin e Veriut, në mesin e krizës më të rëndë ekonomike që ka njohur Greqia e pasluftë”.


 Por deputeti grek i jep dhe dimensione politike e diplomatike çështjes, duke kërkuar që qeveria greke të marrë masa për të ruajtur nivelin e jetesës të minoritarëve. “Në një moment kur kryeministri shqiptar Sali Berisha insiston në deklaratat provokative për ‘Shqipërinë e Madhe’, Greqia është e detyruar të marrë gjithë masat e domosdoshme për të eliminuar përkeqësimin e nivelit të jetesës së minoritarëve tanë dhe si rrjedhojë, për rrezikun e shpërnguljes së tyre”, e mbyll shkresën e vet deputeti i Demokracisë së Re, Mihelakis.


 Ndërkohë, edhe deputeti i PASOK-ut, me origjinë nga Himara, Pirro Dhima, ka reaguar ndaj këtij vendimi të qeverisë greke. Ditët e fundit ai ka kryer një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të qeverisë, me ministrin e Punës si edhe me një sërë ministrash të tjerë. Qëndrimi i tij ka qenë që të rishikohet edhe një herë mundësia e mosndërprerjes së pensioneve të minoritarëve nga Shqipëria, pavarësisht se këta të fundit mund të jetojnë aktualisht në Shqipëri. Për këtë çështje ai ka kërkuar edhe interpelancë në komisionin përkatës në parlamentin grek, por duket se të gjitha përpjekjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhër dhe nuk do të kenë asnjë rezultat konkret.


 Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja. Com”, Pirro Dhima është shprehur pesimist për abrogimin e ligjit për ndërprerjen e pensioneve të minoritarëve; ai është shprehur se shifrat në para që përfitojnë minoritarët nëpërmjet pensioneve të OGA-s, janë të papërfillshme në krahasim me shumat e grabitura e të vjedhura të pensionistëve grekë gjithë këto vite, që përfitonin dy ose tre pensione me dokumente të falsifikuara dhe që në regjistrimin e fundit nuk u paraqitën fare. Pirro Dhima ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur që të mos iu ndërpriten pensionet minoritarëve, por e sheh me pesimizëm dhe pothuajse të pamundur ndryshimin e ligjit. Ndërkohë, partia neonaziste greke “Agimi i Artë” ka dalë me një deklaratë, në të cilën thuhet se: “Duhet më së fundi të përfundojë rrjedhja e parave greke drejt Shqipërisë së nacionalistit Berisha e politikanëve të tjerë nga i gjithë spektri politik, të cilët janë ushqyer nga Greqia për 25 vjet dhe kanë edhe pretendime territoriale. Më në fund, shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk duhet të jetojnë si shushunja në kurriz të Greqisë! Ne do t’ua japim shqiptarëve së shpejti, përgjigjen përfundimtare dhe për këtë do të ndihmojmë vëllezërit tanë vorioepirotë në Shqipëri, ashtu siç do të ndihmohemi edhe prej tyre”.


 Kushtet e përfitimit të pensionit të OGA-s sipas ligjit të ri


 1. Të interesuarit të kenë 20 vjet qëndrim të përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit.


 2. Sipas kushteve të reja që vendosen për përfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet përjashtimi i gjithë atyre që përfitojnë pension nga çdo institucion sigurimesh në Greqi apo jashtë saj.


/Shekulli Online/ E.L/


 
Shtoni një koment
26 Komente
mergimtari
Po me vjen shume keq per nje vendim te tille sepse ajo ndihme ishte ndihme jo vetem per minoritetin por edhe per gjithe popullin sepse nuk ke keq kurre nga ai qe ka, por duhet kuptuar edhe gjendja e rende ekonomike ne Greqi, por shpresoj se me nje preokupim e dashamiresi shteti grek do te gjeje forma e menyra per ta vazhduar kete ndihme apo pension si do qe te quhet edhe pse ajo ndihme eshte dhene me prapavija politike ne kundershtim me te gjitha ligjet e nje shteti apo edhe ato nderkombetare sepse eshte direkt nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit shqiptar, por perseri duke pare gjendjen ekonomike ne shqiperi (pension e paga) une prap e quaj nje ndihme jo te vogel per te gjithe. Urime dhe shprese per ata qe e perfitojne kete ndihme!
mergimtari
Po me vjen shume keq per nje vendim te tille sepse ajo ndihme ishte ndihme jo vetem per minoritetin por edhe per gjithe popullin sepse nuk ke keq kurre nga ai qe ka, por duhet kuptuar edhe gjendja e rende ekonomike ne Greqi, por shpresoj se me nje preokupim e dashamiresi shteti grek do te gjeje forma e menyra per ta vazhduar kete ndihme apo pension si do qe te quhet edhe pse ajo ndihme eshte dhene me prapavija politike ne kundershtim me te gjitha ligjet e nje shteti apo edhe ato nderkombetare sepse eshte direkt nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit shqiptar, por perseri duke pare gjendjen ekonomike ne shqiperi (pension e paga) une prap e quaj nje ndihme jo te vogel per te gjithe. Urime dhe shprese per ata qe e perfitojne kete ndihme!
Pa Emër
po tani si do ja bejn keta greket 300eyroshat?do jen me grek apo do behen shqiptar tani
indinjata
O vorioipirot a e shihni sa ju v len lekura ne ate qe ju e quani atdheun tuaj ! Ju hodhen ne mes te kater rugeve si qent e nates e ne vend qe ti kerkojn parat atyre qe kan vjedhur me trasta ,tani duan te nxjerin dhjam nga pleshti me pleqt e mjer vorioipirotas ! Turp e faqe e zez ! Shko o Piro Dhima mer edhe ndo nje medalie tjeter ja tin Eladhasu qe ti nderosh kta hajdut dhe tradhtar te lindur ! Shkoni o vorioipirot e gjeni ndonje kazan plerash te ushqeni vehten tani se "atdheu" juaj ju mbylli te gjitha ruget e shpreses !Kushtet qe kerkojn jan te tilla qe ska snje brim shprese se kte lloj maskaralliku e njohin mir ata qe ndertuan tradhetin Mjer ju pleqt qe jetoni aq vite ne greqi dhe nga shqiperia gezuat nje gjysem pensioni e ketu ne greqi nuk ju dha rasti te plotesonit ensimat o VORIOIPIROT besnik !TURP E FAQE E ZEZ !FTU ...RE KSEFTILES......
Burri
Perse qeveria Shqiptare nuk i kerkon para europes,sikur qeveria greke,qe edhe shqiptare te marrin pensione. Perse qeveria Italiane nuk u jep pensione katolikeve? Qeveria shqiptare tu jape pension Arberesheve,Arvanitasve, Maqedoneve,Kosovare,Malazezeve,Shqiptareve anembane.Pse jo?
populli
Shume mire e ka greqia, fshatare epiriote me toka,bageti,hotele, e dhe pensione NGA shqiperia duan edhe tjeter pension dhe NGA greqia e mbytyr me borxhe.turp te protestosh.......
Iliri i rremë
PËR INDINJATËN
shumë i indinjuar je o indinjata. Ç'të gjeti kështu? Çfarë je ti: shqiptar a grek? Nëse je shqiptar, përse po të digjet kaq barku për grekët? Ata edhe sikur të mos marin më gjë, kanë mbi njëzet vjet që kanë marë. Ti ke marë gjë nga shteti tënd? Leshtë e Currës ke marë dhe mer.
Iliri i rremë
PËR INDINJATËN
shumë i indinjuar je o indinjata. Ç'të gjeti kështu? Çfarë je ti: shqiptar a grek? Nëse je shqiptar, përse po të digjet kaq barku për grekët? Ata edhe sikur të mos marin më gjë, kanë mbi njëzet vjet që kanë marë. Ti ke marë gjë nga shteti tënd? Leshtë e Currës ke marë dhe mer.
Iliri i rremë
PËR INDINJATËN
shumë i indinjuar je o indinjata. Ç'të gjeti kështu? Çfarë je ti: shqiptar a grek? Nëse je shqiptar, përse po të digjet kaq barku për grekët? Ata edhe sikur të mos marin më gjë, kanë mbi njëzet vjet që kanë marë. Ti ke marë gjë nga shteti tënd? Leshtë e Currës ke marë dhe mer.
Iliri i rremë
PËR INDINJATËN
shumë i indinjuar je o indinjata. Ç'të gjeti kështu? Çfarë je ti: shqiptar a grek? Nëse je shqiptar, përse po të digjet kaq barku për grekët? Ata edhe sikur të mos marin më gjë, kanë mbi njëzet vjet që kanë marë. Ti ke marë gjë nga shteti tënd? Leshtë e Currës ke marë dhe mer.
Pa Emër
Shuma vjetore e pensioneve ishte 80.000.000 euro.Kjo shume konsumohej ne Shqiperi dhe shume pak pensioniste jetonin ne Greqi. Po te llogaritesh edhe ndihmen mjekesore,dmth spitalet edhe ilacet pasi te gjithe kuroheshin ne Greqi shuma eshte e dyfishte.Pra pervec parase qe futej ne Shqiperi llogartni edhe fitimin qe kishte ISSH ne Shqiperi nga ndihma mjekesore.
ali demsi
Ngadale ngadale greket po i kthehen realitetit po ketij realiteti do ti kthehen edhe "vorio epiriotet" qe kujtuan se u be deti kos e mund te fusi kushdo lugen ha ha ha ha ha si i ke marre ashtu do ti leshe thjesht ligji i natyres qe nuk ben dallim as per greket e "vorio epiriotet"
sokoli
Me vjen cudi qe nje shtet legen me breke neper kembe te jape pensione te tilla per interesa nacionaliste.Nga ana tjeter ajo para hyn ne shqiperi dhe ndihmon interesat e saj gjithsesi.ku eshte ai legeni shqiptar b..qir Karathanos a si e ka emrin se spo e shof me neper media qe ti fryje zjarrit vorioepiriot
Iliri i rremë
SOKOLIT
Ai Karathanosi u tremb prej teje, Kolkë!
Iliri i rremë
SOKOLIT
Ai Karathanosi u tremb prej teje, Kolkë!
Pa Emër
Rrace legenash greket,por edhe keta vorioepiriotet e leshit,me pake fjale m..i pari e k..i dyti.

ha ha ha ha ha sa po gezoj.....
Iliri i Vertet
Sa lezet qe ka kur lexon komentet e Grekerve qe shkruhen ne gjuhen e embel ametare Shqipe. jo per gje por eshte gjuhe qe iliret kane pas fol dikur.
Eshte mese e vertete se te dish te flasesh gjuhen shqipe nuk eshte kushti i vetem per te qene Ilir te vertet.
Ilirat e rreme i kemi Semite me prejardhje cifute, madje dhe krenar :) ashtu si tere Semitet e tjere Gaddafi and Co.
fatmiri
Po greku kur kishte kaq shume para pse e katandisi Greqine ne kete situate, kujtonte se do blente Shqiperine e jugut me lek? Nje mut do se i tille eshte. Minoritaret ta marrin pensionin ne fund te fundit po e çfrytezojne grekun dhe ata po zvarriten duke thene se dashit do i bien topet aty e do i bien ketu si dhelpra. Ja merrni atij qeni se ne kete bote kush eshte i zoti e çfrytezon.
lali
shume e drejte tako vetem pencioni ne shqiperi ku kane punuar po edhe pencioni social ne qofte se jetojne ne greqi.jo merr leeket e grekut e hajde jeto ne shqiperi .tako vetem se jeto ne greqi qe skane punuar 1 dite atje.edhe mua do me vinte inat qe shteti jone te ipte pencion te gjithe shqiptareve jashte territorit te shqiperise
lali
shume e drejte tako vetem pencioni ne shqiperi ku kane punuar po edhe pencioni social ne qofte se jetojne ne greqi.jo merr leeket e grekut e hajde jeto ne shqiperi .tako vetem se jeto ne greqi qe skane punuar 1 dite atje.edhe mua do me vinte inat qe shteti jone te ipte pencion te gjithe shqiptareve jashte territorit te shqiperise
Pa Emër
Fatkeqesi trunore natyrore.Turre apo jaze(Koke a Pil).Nga do vejne keto minoritaret.
Minoritaret jane bere komedi.Politika shoviniste i don ti mbaj me para.Populli kerkon te kthejne dhe ato qe i moren ne muajt Janar dhe shkurt.
ZHITA LLAP ZEMER SHQIPTARE
SI PO SHIFET GREKU PO I LARGON DURT NGA QAMERIA;KOSOVA ME ARMAT TE RREGULLT ;KTA PIRRO DHIMAT MA MIR LET MBYTEN VET ME BOLLANO E KSI QENEFA SE NE KOSOV TRADHTARET VET I MBYTUM EDHE U MBYTEN NGA SLLAV MAGJUPI I BARDH
Pa Emër
une mendoj qe dhe ne te shqiperise se mesme si dhe ata te veriut te marrin pension nga grekeqiret pasi ata thone se dhe skenderbeu grek eshte dhe e gjithe shqiperia eshte greqi...dhe ne duam nga 400? ne muaj...qe neser ne demostrate shoke per te drejtat tona ne duhet te marrim dhe per 400 vitet e kaluara pensione nga greqira...
olldashi
cjan keto shkrime qe beni mornjerez.cfar te keqe pat ju nga greqia nga populli grek dhe aq me teper nga minoriteti grek ne shqiperi.pensionin dhe shebimi shendetesor i ketyrenjerezve ishte me vler jo per ta po per te gjith populin shqiptar se ishin ca lek qe futeshin per dit ne shqiperi.por sa ndryshoi mendje turku kaq do ndryshoni dhe juve njerez te mbaruar e te shuar.haram buken punen dhe leket qe kini kaq vite qe merni nga greqia.turp....turp..........
vasi
Pensionet qe u prene me nderhyrjen e TROJKES(EVROPES), ne fakt jane pensione te shtetasve shqiptare dhe qe luajne rol pozitiv per situaten ekonomike ne Shqiperi.Keshtu duhet pare ceshtja dhe jo me komente nacionaliste,me pak fjale mijra shtetas shqiptare do jetojne tani e tutje me pensionin e shtetit shqiptar.Ai qe humbi ne kete rast eshte shteti shqiptar,te tjerat jane pallavra.
vasi
Pensionet qe u prene me nderhyrjen e TROJKES(EVROPES), ne fakt jane pensione te shtetasve shqiptare dhe qe luajne rol pozitiv per situaten ekonomike ne Shqiperi.Keshtu duhet pare ceshtja dhe jo me komente nacionaliste,me pak fjale mijra shtetas shqiptare do jetojne tani e tutje me pensionin e shtetit shqiptar.Ai qe humbi ne kete rast eshte shteti shqiptar,te tjerat jane pallavra.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 9 =