Opinion

Betejën nuk e keni me Greqinë

  • 09 Shkurt 2013, 12:03
  • Përditësuar 12:44

Leonard Mitro/gazetar 


-Një kolegu im gazetar, i nxitur nga intervista e Artur Zhejit me deputetin e Agimit te Artë, Kristo Papas më pyeti nëse të gjithë grekët mendojnë si Kristos Papas! Ishte një nga ato pyetje me kënd 360 gradë që sido që ta rrotullosh të lë pezull. Dilema e kolegut m'u duk e sinqertë, por disi pedante për moshën dhe angazhimin e tij publik si gazetar në një prej televizioneve kombëtare më të rëndësishme në vend. Nuk ishte as më shume e as më pak gromësima e një supe mediatike që kapërdihet kollaj në një Shqipëri të çakërdisur, të zvarritur dhe me defiçenca të mëdha demokratike. Patriotët kanë dalë në modë duke ushqyer me lugë të mbushura keq stomakët e lirë të audiencës transurbane, që këtu e 20 vjet gdhihet e ngryset me qyfyret e politikës dhe ëndrrën e Shqipërisë Europiane. Zelli i medias për të raportuar si provokim të palës greke çdo avari në pikat kufitare, është në sintoni të plotë me retorikën nacionaliste të Aleancës Kuq e Zi dhe konkurrentëve të saj në opozitë e qeveri. Garë për të promovuar patriotizmin antihelenik dhe për të rikonfirmuar veten si partizanë të Shqipërisë dinjitoze. Të kujt Shqipërie dinjitoze pyes unë? Asaj që në 20 vite nuk di të bëjë zgjedhje të lira, asaj që udhëhiqet nga feudalë politikë me talent në biznes dhe ekrano-estetikë, vendit më të armatosur në kontinent me pisqolla e kallashnikovë, vendit më të ndotur nga plehrat dhe pshurrjet në bregdet? Kujt Shqipërie dinjitoze pyes prapë? Asaj me fantazma betoni e me “tokë të xanun”,  asaj të monumenteve të kulturës ku ndyhet pa frikë ditë e natë? Në menynë e kuzhinës analitike të një pjese të medias shqiptare, gjella e preferuar është antigreqizmi dhe antiortodoksizmi. U tërheq vëmendjen drejtimi i Kishës Ortodokse nga kryepeshkopi Janullatos, në një kohë kur në Shqipëri ka me qindra klerikë të huaj, turq, italianë, amerikanë, që shërbejnë si barinj të besimtarëve shqiptarë. Për grekët që jetojmë në Shqipërinë politike dhe administrative të shekullit të XXI nuk është e habitshme që shumica e shqiptarëve të karikohen me një qasje të tillë, pasi kulturalisht janë të ndryshëm. Jemi të ndryshëm. Shqiptarët e sotëm janë në shumicë myslimanë dhe këtë veçanti të identitetit të tyre, kulturor faktori politik mund ta përdorë si revansh ndaj botës ortodokse, duke mos përjashtuar nga ky eksorim as shqiptarët ortodoksë. Nëse ky është antagonizëm i dy ekstrakteve kulturore, që sot përfaqësohen, në njërën anë nga grekët dhe shqiptarët ortodoksë dhe në anën tjetër nga shqiptarët myslimanë dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, atëherë jemi në një betejë. Po a mund të rishfaqet në kohët e demokracicë një konflikt me natyrë të këtillë, i cili dikur bashkoi grekë e shqiptarë të krishterë përballë mësymjes së osmanëve? Por dhe mjaft shqiptarëve të konvertuar në myslimanë? A ka një projekt antigrek dhe antiortodoks, apo gjithçka është rrjedhë e një histerie kuturu? Censusi që prodhoi qeveria tregoi se ortodoksët dhe minoritetet në Shqipëri janë gjithmonë e më të paktë. Në raport me grekët dhe Greqinë po krijohet një frymë urrejtjeje, mbushur me mllef, patriotizëm fals dhe protagonizëm anadollak. Absurde dhe mosmirënjohëse kur mendon se në vendin fqinj jetojnë më shume se gjysmë milionë shqiptarë. Greqia sot është një vend në sprovë dhe kjo nuk mund të na gëzojë. Grekët  e Shqipërisë nuk e kanë parë veten të ndarë nga e ardhmja e shoqërisë shqiptare, por fryma e krijuar është në dëm të bashkëjetesës. Dhe gazetaria analitike megjithatë ka gati supën mbi Greqinë, mbi kryepeshkopin, mbi varrezat e të rënëve të luftës italo-greke në Këlcyrë. Unë i besoj thënies se atdheu i një burri është atje ku ai bën të lumtur familjen e tij. Në këto 20 vite shumë shqiptarë e kanë gjetur atdheun e tyre në vendet e Europës së Bashkuar, por edhe më tej, në Amerikë, Australi e Kanada. Të gjithë ne kemi nevojë për atdheun tonë dhe këtë nuk mund të na e servirin ata që punojnë për 1 votë më shumë dhe për një tjetër mandat. Aq më tepër sepse të gjithë e dimë që Shqipëria sfidën e vërtetë nuk e ka as me grekët dhe as me Greqinë, shoqëria shqiptare betejën e ka me veten, e ka me demokracinë, me të vërtetën dhe sinqeritetin me historinë.

Shtoni një koment
22 Komente
emigrant gr
shkrimi shume i sakte.
ali demsi
Cfare shkruan mer gamor a i ke mendjen ne vend apo te kan fluturu prap me te tilla shkrime ku na lavderohet Greqia ha ha ha ha ha ha nuk ka mundesi nuk mund tju menexhosh ju grekeve tjeter mendim pervec ati qe keni se ju "jeni me te miret dhe se ju keni gjithmon te drejte dhe te tjeret ju duan te keqen" me paranoide nuk ka ku shkon me edhe nje here ore korrofillak keto shkrime nuk pin me uje ju ka dale boja me kohe populli yne ju njeh mire se cfare m... jeni prandaj na i kurse keto shkrime dilitantesh ore tellall i janulles sa per AK beni mire te luteni ne kishen e janulles qe te mos vijn ne pushtet se po erdhen mori fund nje here e pergjithmon teatri qe ju keni luajtur deri tani ne kurriz te shqiptareve per kete te jesh i sigurt o "gazetare" me emrin Leonpi... Mitra
Ana Aliaj
Nje artikull vertet objektiv qe i nxjerr keta dallkauket tane politikane lakuriq. Pergezime per penen e holle dhe mos u tut nga kasta e injoranteve pseudo-intelektu-hale qe gatuajne cdo dite ne guzhinen e politkes shqiptare vetem urrejtje mes popujve. Turpi ne fund le t'i mbetet klases sone politike qe per vota e mantel deputeti po tredh disa mjerane e injorante votues qe per ironi te fatit i ben te masturbojne nga mengjesi deri ne darke me objektin tundues e eksitues"Greket dhe ortodoksia". Turp per ata qe behen pale e nje politike vulgare, si kjo qe na servir nga Berisha, Rama, e deri tek Kreshnik Spahiu.
Anna
Po teresisht dakort. Shkrimtari i madh grek, qe ka marre de nobel ne letersi ka shkruajtur "Po kur te mos jene me barbaret me ke do merremi", kjo eshte politika e politikaneve shqiptare sot. Kane gjetur barbaret e tyre dhe jua a shesin perdite njerezve duke u shtirur si martire dhe luftetare te ketij vendi. Boll jua shiten njerzve sapunin per djath, ka mbaruar koha e injoranteve jetojme ne shek e 21-te. Jam shume dakort problemi me i madh i shqiperise sot nuk eshte kryepeshkopi Janullatos e as Greqia dhe greket, problemi eshte se vriten njerez ne mes te sheshit dhe askujt nuk i ben pershtypje. Nuk na vet greku perdite na vret shume me shume menyra se si jetojme. Na vrasin politikat dhe politikanet tane, na vrasin vellezerit tane cdo dite.
Ps nje koment te shkurter per ata qe komentojne: Menyra se si shkruan secili nga ne ketu tregon se cilet jemi ne te vertete dhe sigurisht diferencen ne vlerat e gjithesecilit.
selo
shkrim i shkelqyer. por jo per tru shplaret.
radio Londra
Ky shkrim 'lexohet shqip',ky shkrim te jep shprese se po ringjallet truri dhe po funksionon zemra.Femijet e uritur shqipetare mund te harrojne per 22 vjet 'filmat horrorr' me kanibale,psiqike e manjake seksuale te 'politikes' qe u çfaqen dite e nate duke perdhunuar njeri tjetrin per te 'HARRUAR URINE'.Krishterimi e myslimanizmi nga keta politikane te pa fe eshte pare si orgji e kanibalizem.
katarakti
Shkrim me te vertete realist. Nuk ke ?fare te shtosh dhe te heqesh. Urime autorit.
glen
Shkrim I sakte?? Pike se pari une nuk po e mar vesh si po flet ky zotria, si grek apo si ortodoks. Se dyti lerini ato perrallat me konspiracion ndaj ortodokseve se jane gatuar ne nje fabrike diku tej nga athina. Nese flet si ortodoks shqiptar, duhet ta dish ti qirje , qe kete vend qe ti me zor permbahesh te vjellesh vrer, e kane ndertuar me gjak shqiptaret sidomos ata ortodoks. Eshte nje liste e gjate entyre qe luftonin me te njejten vendosmeri si turqit ashtu dhe greket. Nese ty kjo ste intereson sepse je I mufatur nga nje census idiot I kundershtuar ngabte gjithe shqiptaret, mua sme ngel gje tjeter te them vecse te rrosh vete se mendja duket se te ka len miku im.
Pena
Ketu nuk eshte pune beteje,ndaj mos u perpiq te vesh ne gjume e largosh vemendjen e njerezve.Sipas teje,duhet lene i qete Janullatosi te punoje lirisht per helenizimin e mbare Shqiperise,duhet lene "Agimi i Arte"te punoje i qete e te helmoje e gjakose ate pak gje pozitive qe ka mbetur greko-shqiptare,duhet heshtur perpara thirrjeve te ushtrise greke qe do te beje litare me zorret e shqiptareve dhe idjotet (deri ne kstrem)politikanet e shtetaret me te larte greke te bejne sehir i ti nxitin me tej ata,qe kleri grek prej vitesh e ne vazhdimesi edhe me intensivitet te mos njohe fare shqiptare permbi dhe,e sa e sa te tjera qe nuk numurohen,kurse ti ,me keqdashgje te thelle perpiqesh te perdorish tymuese,per te turbulluar shikimin e shqiptareve.Dhe ka zagare te paguar nga ju,qe te bejne iso e u "qajne hallin"shqiptareve.Larg ,larg e mos u merr me punet tona,se keto jane tonat e jo tuajat,dhe mos u perpiq te ngaterrosh ortodokset shqiptare me gjarperinjte klerike greke.
Po
Ja ky mund te jete greku "me i mire".Jane greket qe merren me ne,dhe nuk jemi ne qe merremi me ta.Midis nesh nuk ka per te pasur kurre mirekuptim,ne se nuk do te kete reciprocitet e respekt te ndersjellte.Vetem juve nuk iu zihet bese.Tani na beni thirrje tu leme te qete te punoni per te shperbere krejt ate cfar ka mbetur pas kaq vjet sjellje te eger e cnjerezore ndaj shqiptareve.Jo vetem nuk jeni bere aspak me njerezore,por jeni bere edhe me te rrezikshem se u futet me ushtrine e veladoneve te zes,i jini pershtatur kohes,por jeni bere edhe me te rrezikshem per ne,bile me keto "Agimet e Arta"po behi te rrezikshem edhe per rajonin.Fare e urryer.
Pena
Ketu nuk eshte pune beteje,ndaj mos u perpiq te vesh ne gjume e largosh vemendjen e njerezve.Sipas teje,duhet lene i qete Janullatosi te punoje lirisht per helenizimin e mbare Shqiperise,duhet lene "Agimi i Arte"te punoje i qete e te helmoje e gjakose ate pak gje pozitive qe ka mbetur greko-shqiptare,duhet heshtur perpara thirrjeve te ushtrise greke qe do te beje litare me zorret e shqiptareve dhe idjotet (deri ne kstrem)politikanet e shtetaret me te larte greke te bejne sehir i ti nxitin me tej ata,qe kleri grek prej vitesh e ne vazhdimesi edhe me intensivitet te mos njohe fare shqiptare permbi dhe,e sa e sa te tjera qe nuk numurohen,kurse ti ,me keqdashgje te thelle perpiqesh te perdorish tymuese,per te turbulluar shikimin e shqiptareve.Dhe ka zagare te paguar nga ju,qe te bejne iso e u "qajne hallin"shqiptareve.Larg ,larg e mos u merr me punet tona,se keto jane tonat e jo tuajat,dhe mos u perpiq te ngaterrosh ortodokset shqiptare me gjarperinjte klerike greke.
Jimmy
Artikull shume real! Urime autorit!
FY
Ju dhj.a mendjen... shqiptaret ortodokse jane ata qe kane luftuar dhe dhen jeten per kete vend dhe jo qurrashe si ky qe shet dhe nenen per 300 eVro. Ne cgjuhe te flet zoti ty mer qurravec? Me duket greqisht..
Iliri i rremë
Shkrim jashtëzakonisht i bukur!
Të lumtë, Leonard!
Shqiptarët e kanë për zakon që problemet dhe dështimet t'ua veshin fqinjëve, sidomos grekëve e serbëve, me moton foshnjore të fëmijës që thotë: pjatën nuk e thyeva unë. E thyeu miu!
Gjithashtu kanë fokusim defektoz për patriotizmin.
Patriotizëm nuk është urrejtja ndaj fqinjit.
Patriotizëm është dashuria për vendin.
Iliri i rremë
ALI DEMSIT

Po mirë mo, nuk të vjen rëndë për banalitetin tënd? Njeriu kulturohet, zhvillohet, stërhollohet. Ti, po ai halabak që ke qënë, po ai halabak ke mbetur.

Lexo mor njeri shkrimet e të tjerëve dhe krahasoji me paçavuret e tua. Shiko sa lart qëndrojnë ata dhe sa poshtë je ti.

Ti këtu përfaqëson kontigjentin e halabakut.
Genti
Nje verejte do kisha si fillim per te gjithe ata patriotet e i qe perdorin nje fjalor vulgar e qemtojne dukshem injorancen e tyre me fjalorin e retoriken qe perdorin ne komentet e tyre. Se dyti artikulli i gazetarit, te cilin personalisht se njoh mu duk interesnat ne dy ceshtje qe tarnajtonte. se pari ne shqitaret poblemin me te madh ne raport me gjithcka na ndodh dhe na ka ndodhur nder shekuj nuk e kemi me fqinjet tane, greke, italiane apo serbe, por duhet ta shohim me veten. Duke u viktimizuar nuk ndihmojme aspak vetn tone. Dhe se dyti , ata qe kane sadopak grame mendje e dine fare qarte qe teza e nacionalizmit hidhet ne tregun olitiko mediatik pikerisht atehere kur politikat sociale ekonomike vdesin dhe ne vend te tyre turmes apo thene ndryshe ne te dashur vellezer na ofrohet per te ngrene teza e nacionalizimit, qe ne thelb ehste e frikshme ta mendosh. Ne mer te flamurit patrote kane dhene jeten e gjakun kur u jane bere padrejtesi, po sot per cafre padrejtesie flasim. per ate te Spahiut qe kekon te behet deputet, apo ate te camerise te Shpetim Idrizit qe ju faneps pas 50 vjetesh amaneti i gjysherve te tij, mos balle flasim per gjakun shqiptar te Sali berishes qe mbante ne nafte e arme ushtrine serbe, apo Edi ramen qe per ca vota amorale doli ne mbrojtje te kauzes se ujit. Kete kaste politke e marrte deti e zente dheu per fund, por ne duhet te kuptojme nje gje te dashur miq, pavaresisht etnise apo besimit qe kemi, feja jone eshte shiptari, ndaj dhe me fisnikerine qe na karakterizon te mos biem viktima te ca politikaneve te shitur, por te degjojme zerin e arsyes qe na ofron drejt paqes mes popujve. vetem pasi te kemi bere kete do jemi te denje dhe per miqte qe na rrethojne ne rajonin tone fuci baruti.
ali demsi
Iliri i rreme rracat e juaja barbare e te felliqura si puna jote dhe e ketij legeni "gazetare" kuptojn vetem gjuhen harbutit dhe kete po e kupton shume mire populli shqiptare nga dita ne dite o palaco minoriteti dhe kjo gje ju ben ju zagaret e junalles me dhimbje koke prit prit se sa ka filluar muzika vallen te cilen e keni zgjedhur vete do ta kerceni deri ne fund ore fudrrina kesaj rradhe do ta ndajm shapin nga sheqeri te jesh i sigurt o sahanlepires i janulles greku po grek mbetet i pabese gjate gjithe jetes se tij kjo eshte qe duhet te dine shqiptaret dhe kjo mjafton per tju dhene ju pergjigje ore mercenare e bastarde
epiri
ik ore ali dems bythegrisur se nuk merr vesh ti nga keto gjera, ha ndonje tas me gjize qe te ka gatu komshija..
Gy
Odjalosh.Populli shqiptar nuk ka ushqyere kurr urreitje per popuit fqinje,kete mesohe mire .Po ki parasysh qarqet shoviniste greke dhe serbe,cfar kane pregatitur e prgatisin ne dem te popullit e trojev te kombit shqiptar,mbasi ti mesosh mire keto haide na bei ne ve lekjon....
Pa Emër
Per te gjithe larvat e Greqise. Shqiptaret i duan Greket me shume se Greket Shqiptaret, por kurre Greket s'mund te urrejne nje Shqiptare me shume se nje Shqiptar Grekun.

Keni hesape per te lare, para Zotit dhe para robit ore te pabese dhe mosmirenjohes. E mire gjithmone fiton mbi te keqen.
PER EPIRI
SE CME THOTE KJO FJALE.epiri!

AHHAAAA PO.

ESHTE RIMA NE MES...


epiri = BYTHEQIRI.

PO VRISJA MEN,JEN PO NUK PO ME VINTE,PO E EGJETA,DHE SE AJO ESHTE,QE THASHE ME SIPER.

HAJTE PRA,E KKRUJE SUMEN.

TE SHKERDHEFESHA RRACEN E KURVES QE JENI.
dashnor
Shkruan shume bukur , zoti Leonard , te lumte pena , sepse ortodokset shqiptare kane qene e jane , jo vetem patriote , te kulturuar e te edukuar , po edhe zemer gjere e miq me te gjithe fqinjet . E keqia eshte , per ke shkruan ? Lexoni vetem komentin e nje rrugaçi ketu me poshte , e do te kuptoni se sa e kote eshte te meresh me dallkauke e anadollake , qe vetem urrejtja ndaj fqinjeve dhe dashuria per"baban" , i mban gjalle . Megjithate , complimenti per shkrimin tend te sakte , realist , miqesor e konfidencial , per cilindo qe ka sadopak mend ne koke dhe sadopak dashuri e patriotizem jo te semure . Dashnori .
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 7 =