Politikë

Plani Urbanistik i Tiranës, Berisha: “ Fundi i klientelizmit, Rama mashtroi 11 vjet”

  • 16 Shkurt 2013, 18:21
  • Përditësuar 08:57

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar në rrjetin social ‘Facebook’ Planin e ri Urbanistik të Tiranës, i cili u miratua një ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.


Berisha shkruan se plani i ri, parashikon zhvillimin e qytetit, i cili do t’i japë fund betonizimit të kryeqytetit dhe klientelizmit të lejeve të ndërtimit si dhe betonizimit të qytetit. 


“Te dashur miq! Dje miratuam Planin Rregullues të Tiranës së shekullit të 21-te. Ky Plan, bën të mundur zhvillimin e Tiranes si qytet i shëndetshëm, ekologjik, modern, me shumë qendra, shkolla, parqe, kënde lojërash e terrene sportive, sistem modern transporti.”


“Ky është Plani i shanseve të barabarta që zhvillon pronën, duke shpërblyer njëlloj pronarin e truallit dhe pronarin, te cilit toka i mbetet oborr apo lulishte dhe i jep fund politikës së lumturimit të klientëve me leje ndërtimi dhe ndëshkimit të qytetarëve me njollat e ndërtimit.”


“Ai parashikon zhvillimin e qytetit pa u bllokuar nga Këshilli i Bashkise, Këshilli Kombëtar i Territorit apo nga ndonjë sekser. Plani Rregullues i Tiranës do te shëroje Tiranën nga virusi i betonit qe i zhduku më shumë se 4/5 e mushkërive, sipërfaqes të saj te gjelbër”, shkruan Berisha. 


Ai nuk harroi as të kritikonte ish-kryetarin e Bahskisë Tiranë, Edi Ramën duke thënë se Rama mashtroi për 11 vjet me planin duke mos e miratuar atë. “Duke filluar nga ky vit, nis rritja e sipërfaqes së gjelbër nga 0.8 m katror që është tani, në 4.2 m katror për frymë, në vitet e ardhshme.”


“Z. Rama mashtroi 11 vjet me radhë dhe nuk e bëri Planin, sepse në mungesë të tij, ai ishte i lirë të favorizonte e penalizonte këdo e kudo qeëi përgjigjej ose jo interesave te tij. Z. Basha e bëri atë në 18 muaj. Urime Tiranë, Planin e këtij shekulli! Ne mbajmë premtimet tona! Sb”, përfundon Berisha.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Shtoni një koment
13 Komente
real
realiteti sali.
kur ilustrohet fakti qe njeriun nuk e drejton logjika por alogjika shpallja e 21 janarit nga saliu feste kombetare,verteton kete teori.
i gjithe sundimi i saliut verteton si i pa afti ngjitet ne maje te nje shteti.
Pa Emër
Supozojme qe mashtroi 11 vjet.Po ti per vete ke mashtruar ndonjihere dhe sa vjet.
Nese mashtroi 11 vjet nuk solli asgjhe te kundert me shoqerine.
Po ti vete cfare ke sjelluar nga mashtrimet e tua te cilat mbeten qe ti perplasin gjykata surratit tend.
Ti porsa zgjohesh nga gjumi,fjalen e pare e ke rrene,mashtrim.Dhe kur ngrysesh te duhet te notosh mbi mashtrimet e dites qe te arrish shtratin e endrrave per te mashtruar te nesermen.
Pa Emër
CI AVETE ROTTO IL CAZZO
SI NJONI ENE TJETERI,RAME E SALI BASHKE.....
Pa Emër
kemi besim tek ky plan se ka per te ndryshuar rrenjesisht zemra e kryeqytetit qe e ka pas nevoje kaqe vjet e kane nevoj vete qytetaret maska e ramisteve ra tregoi edhe nje here se te tille njerez interesohen vetem moslejimin e ketyre veprave
Arber
Shume e vertete. Nuk loz dot as topi nga vendi. Ai legeni mashtron, mashtron, mashtron e nuk ben do gje. 11 vjet ndejti ne ate post kush e ndaloi te bente nje plan?????? Kush me thoni.
reformer
ha ha ha ha

klientelizmi u zevendesua nga Lulezim Basha qe nuk do ti ndaje me parate me te tjeret por do ti marre te gjitha per vete!
Pa Emër
Ky eshte vertete nje "Skizofren" .
pilo lala
Ky eshte aq dredharak, sa mendon qe mund te mbroje dhendrrin.

Kur te ikni ne Qershor do ju fusim ne burg edhe qenin e Argites, juve po e po.

Si do e duroj burgun ai kaqoli i Suedise? Do behet dashnorja e ndonjerit.
albangjakova
Planin me u fut n? burg a e ke!!!
Pa Emër
ikjen tende shqiptaret do ta quajne ate dite feste kombetare prandaj beje kete ik se do te bejme hero i clirimit te shqiperise
Pa Emër
ikjen tende shqiptaret do ta quajne ate dite feste kombetare prandaj beje kete ik se do te bejme hero i clirimit te shqiperise
Pa Emër
ikjen tende shqiptaret do ta quajne ate dite feste kombetare prandaj beje kete ik se do te bejme hero i clirimit te shqiperise
al
sale mire ja bone edit, megjithese e pa gjithe bota on line qe fitoi.ai e shpalli planin per tiranen por prap ti u tregove me i shkathet se miratove ,qe ta kishte gati luli.megjithate duhet me be nje deklarate falenderimi partise komuniste qe i mori edit 1350 vota. gjithmone komunistat luajn rol te forte ne momente kthese.po per mushkerite qe na i demtoi edi ku do ti vendosim tani se na u mor fryma. perqark tirones eshte shume larg, ne dum mu ne mes te kemi mushkeri.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 4 =