Politikë

Berisha: Rëndësia e Pavarësisë së Kosovës, pas luftërave të Skënderbeut

  • Eliona Lata
  • 17 Shkurt 2013, 11:18
  • Përditësuar 14:52

Kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen  5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Berisha i ka shprehur urimet e tij nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku ka thënë se çlirimi i Kosovës, është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme.  


“Sot, mbare kombi shqiptar feston 5- vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë 5-vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri i vendit. 


Berisha ndër të tjera ka shprehur  në emër të shqiptarëve ka shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës.


“Sot, ne shqiptaret shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vëllazërore le t’iu dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon. Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë”,- përfundon urimi i Berishës në “Facebook”.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


 
Shtoni një koment
14 Komente
beni
Te kishte qen Skenderbeu,kish me ja u pre kokat, e jo me diskutue Pavarsi!?
al
z.sali pamvaresia e kosoves me ndihmen e padiskutueshme te aleances se natos dhe luften e uck eshte me te vertete ngjarje e madhe por me ben pershtypje qe pas lufterave te skenderbeut nuk permend ngjarjen me te madhe te pamvaresise se shqiperise nga pushuesit turq,pse nuk permend clirimin e sjhqiperise nga pushtuesit nazifashiste. nuk e kuptoj qe per cdo problem ngren kosoven dhe nuk permend shqiperine qe eshte shteti ame. ju mos harroni jeni ktyeminister i shqiperise,me vote e pa vote.rrofte kosova e lire.
Dari
Ne kroniken e ngjarjeve Sali Berisha ne France u rekrutua nga U.D.B ne 1974. Gjate luftes ne ish Jugosllavine nuk kurseu te furnizonte me nafte kriminelin e Ballkanit Miloshevicin! Miloshevicin kurre e pyeten per Shqiperine ai tha ate une e marre me gjuetare. Eshte pikerisht ky gjuetar i njemije prapaskenave kriminale qe pikerisht sot perpara zgjedhjeve te 2013 lakon gjuhen e tradhetarit si nje best seller duke trazuar ne Kosove me fjalet pa rrenje rendesia e pamvaresise se KOsoves pas lufterave te Skenderbeut! Kosova ne zemren e saj ka burra atdhetare dhe nje popull me tradita te forta!Berisha eshte anti-shqiptari me i madh deri me sot!
Nikolaj
Ky pseudo patriot nuk la pa thene kunder Dr.Ibrahim Rugoves dhe luftetareve te Ushtris çlirimntare te Kosoves me etiketime Tradhtar te kombit,Terrorista etj.Nder kohe furnizonte me Nafte Millosheviçin per te sdhtypur Revoltat qe kishin shperthyer ne Jugosllavi.Kur gjith Bota i bene Embargo ky i pa fytyr dhe armik i betuar i çeshtjes Shqipetare u reshtua perkrah Millosheviçit.Ky eshte Sali Drakula qe po i "digjet" bytha per Kombin ton Shqipetar.
Nikolaj
Ky pseudo patriot nuk la pa thene kunder Dr.Ibrahim Rugoves dhe luftetareve te Ushtris çlirimntare te Kosoves me etiketime Tradhtar te kombit,Terrorista etj.Nder kohe furnizonte me Nafte Millosheviçin per te sdhtypur Revoltat qe kishin shperthyer ne Jugosllavi.Kur gjith Bota i bene Embargo ky i pa fytyr dhe armik i betuar i çeshtjes Shqipetare u reshtua perkrah Millosheviçit.Ky eshte Sali Drakula qe po i "digjet" bytha per Kombin ton Shqipetar.
Pa Emër
Mirpo kandari i drejtesise i Berishes ndryshoj me fjalimin e kandarit te drejtesise qe u shpurpurish ne tribunen e Pogradecit(viti 1990) me ligjerata superlative ndaj heroizmit te luftes nacl bile te udhehequr nga R.Alia deri ne Vishograd te ish jugosllavise.Tashti e ndryshon torrlen dhe duhet te lepije Ameriken si ne dashuri per shpullen qe deklaroi diplomati"Mos na detyro te bejme denim publike".Ku gjen rastin dhe shpupurishet per superlativa qe ia ka thene gjumi i nates.Per te shpetuar koken diten.
media
E dini more apo s'e dini? edhe pavaresine e kosoves sala e realizoi.
Pa Emër
AMIN!!!
lemi
Berishe/po tishte gjalle sot Skenderbeu gjuhen shqipe nuk do ta folshim,car Lazarat dhe car Uroshat do te ishin ne Kosove,e ti sigurisht nuk do te ishe kryminister i shiprise.
bond
Po te ishte skenderbeu gjalle ky llumi, lemi domethane, nuk do te ishte ktu me shkrujt. Sali berisha nuk do te ishte kryeminister dhe shqiptaret do te ishin ne europe me shqipen e tyre te bukur.
aida
sai jer shume kontradiktor nuk di cfar flet ke furnizuar me nafte miloshevicin nuk te takon ta zesh ne goje as kosoven e as ameriken aq me teper skender beun .hap rruge ne do te jesh mire ketej e tutje ndryshe do ngaterrohesh me vet vehten.
VL.HAS
Sali Berisha eshte idioti me i harlisur ne SHqiperi . Ky palaqo kur thot se Ibrahim Rugova ishte akitekti i pamvaresise se Kosoves ai me qellim per te ulur vlerat e luftetarve te vertete spekullon hapur , kur dihet se Ibrahimi ,kerkonte republike nene jugosllavine qe ndryshe perkthehet nen Serbine . edhe per sa thote se PAVARSIA E kOSOVES ESHTE NGJARJA ME E MADHE PAS ATYRE TE KOHES SE sKENDERBEUT , PRAP SHTREMERON HISTORINE . PAVARESIA E KOSOVES , TASH ME DIHET , EDHE AJO KA RENDESINE E MADHE , POR ME TE MADHE SE ATE QE U ARRIT NE VLORE NE 1912 JO E JO . Ky njeri qe do u mesoj te tjereve historine ne nje kohe kur ka harruar edhe profesionin e tij , eshte ne interese edhe te Kosoves dhe te krejt shqiptarise qe te mos degjohet me ...
al
o vllezer kosovar nuk e kuptoni qe ai don te perfitoje me ju se ne shqipni ja kan pi langun.kush ndihmoi dhe luftoi ne kosve dhe kush sabotoi qe kurr mos firmosej rrambujeja.kosoven e cliroi populli i kosoves me naton mike dhe e ndihmoi qeveria socialiste e majkos qe ai nuk ka qef me e permend. por shumica e popullit kosovar eshte bind se kush jane miqte dhe kush jane armiqte.
Mark.uk
Mire e ka Berisha se turqit ala nuk kan ikur.Para pake u tha vllezer.Biles mbas 28 nendorit te vitit 1928 ne shqiperin e mesme hoqen flamurin e rekomanduar te turqve dhe ngriten ate turk me gjus hane,bile thoshin duam babeb[pra sulltanin]
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 4 =