Sociale

Florie Peçi: Nuk e dua fëmijën (video)

“Unë nuk e dua atë... Ai është i keq... Shpeshherë më shkelmon...” Janë këto copëza të shkëputura nga biseda që gazetarja e emisionit “Urbanika” në televizionin A1 REPORT! ka mundur të marrë nga Florie Peçi, studenten e mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës më 21 majin e vitit të kaluar. Studentja nga Librazhdi është 5 muajshe shtatzënë dhe familjarët e saj hedhin akuza se Floria është abuzuar seksualisht gjatë periudhës së rehabilitimit në klinikën e Vjenës, pasi shkoi për kurim në gjendje kome, pas aksidentit.


Shtatzënia e Florie Peçi është trajtuar sot në emisionin “Urbanika”, ku gazetarja Pranvera Bozhiqi ka mundur të bëjë një bisedë gati 3 orëshe me të në dhomën numër 3 të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në Tiranë. Pavarësisht se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, goditja e marrë nga aksidenti ka lënë pasoja në shëndetin e saj mendor, pasi shpeshherë Floria humb kujtesën dhe momentet e vetme të rrëfimit të saj janë kur ajo kujton diçka. Në bisedën me gazetaren, studentja e mbijetuar nga aksidenti i Himarës përmend emrin Uesli. Bëhet fjalë për nipin e saj, djalin e vëllait, të cilin Floria e do shumë. “Uesli do ta rrahë”. Kështu shprehet studentja për “mbrojtësin e saj të vogël” i cili sipas saj do ta shpëtojë nga e keqja që ajo mban në bark, siç e mendon ajo.


Floria vazhdimisht shprehet se fëmija që ajo mbart në trupin e saj është i keq, ndërsa kërkon me ngulm që nipi i saj të vijë ta vizitojë në maternitet. Për Florien shtatzënia e saj ka ndodhur përmes një gjilpëre. Ndërkohë, kur Florie Peçi është kthyer në atdhe, më 11 tetor pas kurimit në Austri, në aeroport aty ku e priste i vëllai, i ka folur këtij të fundit në formën e halucinacioneve për çështje morali dhe për një fëmijë. Nga ana tjetër, versione të ndryshme për këtë histori vijnë nga familja e Flories dhe shoqja e saj, e cila gjithashtu mori kurim në Austri, por jo në të njëjtin spital, Eriselda Gubere.


Sipas motrës së Flories, e cila tregon se i ka ndenjur gjithmonë pranë, shtatzënia e studentes nuk mund të ketë ndodhur në familjen kosovare, atje ku Floria ndenji për disa kohë, gjatë rehabilimit. Ajo rrëfen se ndonjëherë e ka lënë vetëm sepse stafi i klinikës i thoshte që s’kishte nevojë pasi kujdeseshin vetë infermierët. Ndërsa Eriselda përjashton mundësinë e shtatzënisë në spital me arsyetimin se stafi ishte i specializuar dhe ajo vetë shprehet e kënaqur dhe se nuk ka pasur asnjë problem gjatë kohës që u kurua. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me "çështjen Florie", ku pritet të merret dëshmia e 10 personave , mes tyre edhe e vëllait të Florie Peçit, i cili ishte personi që bëri kallëzim penal në Prokurori se e motra ishte përdhunuar gjatë kohës së rehabilitimit në Vjenë.


Shtoni një koment
6 Komente
Edi_bg
po me bo xhigi-migi deshe? ptu ca race e keqe. ene u ngelni mqaf austriakve pale. shif kur te daln e verteta po se pate bo me qeff me nanji. po ik e byrazer ,pyte motren iher nga ka bredh masnaj dil ne publik e akuzo. katnar te trashe!
Agron
Pritni pak he shqiptare se shpejt nxeheni e edhe ma shpejt ftofeni! Po mos i ka ndodh naj xhilpan diten e kobshme apo nji dit para se saper qe kan eksperta mjeksore ne shqipni pa kurrfar dyshimi ja huqin daten e mbetjes shtatzane. Eskurzioni i vajzave bajagi ish kan me knaqsina te ndryshme....
Pa Emër
hahahahahahahahhaahh as micen?
nje shqiptare
Jo vetem Kosovaret por gjithe shqiptaret, vetem mices si hypine! Kjo per Lek Dugagjinin!
Shqiptar Kosova
Ore ti Pa Emer.Ti nuk je pa emer por e ke nji emer.E ai emer i yti esht SHKJA.Ti qdo gje mund te jesh por vetem shqipetar jo.Lueni me fatine nji femre shqiptare.Jo vetem ju komentues por edhe mjetet e informimit .Jan keto mjete te informimit qe ne momentete parat te aksidenit para kamerave televizive merrnin deklarata nga viktimat e aksidenit.Duhet te ju vije turp si ju si gazetarve e sidomos ketij klyshit te shkjaut Pa Emer qe ky gjithqka mund te jet vetem shqiptar jo.
X
,Pershendetje shqipetare ,kosovare apo ku di une nga shkruani. Une jam shoqa e florie peci qe kam kater vite qe e njoh, i kam qen,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 2 =