Jetë

“Shtetiweb” i Ylli Bufit, shteti online më i ri në botë

  • 22 Shkurt 2013, 13:48

Entela Resuli 


-Pasioni i tij për teknologjinë e ka bërë që këto kohë të angazhohet intensivisht në një projekt interesant. Është një ide e re për të sjellë historinë e shtetit shqiptar e përmbledhur në një faqe webi. Ish- kryeministri Ylli Bufi mblodhi në një tryezë të gjithë ata personalitete që kanë qenë pjesë e shtetit shqiptar këto kohë, dhe u prezantoi idenë dhe projektin e tij. Në të gjendet e gjithë historia e shtetit shqiptar që nga 1912-ta, por dhe debatet e mëdha në përsosjen e shtetit, kryesisht pas viteve 1990. 65-vjeçari mendon se web-i ka avantazhe më të mëdha se sa libri. Informacioni aty përditësohet dhe plotësohet me të rejat në mënyrë më të shpejtë dhe komode. Ish-deputeti, ka zgjedhur këtë formë për të punuar dhe për të qenë i angazhuar këto kohë. Ne biseduam me Z. Bufi mbi idenë e tij, që mund të quhet e rrallë për moshën dhe fanatizmin që ky brez ka ndaj librit. Ndaj iniciativa e tij është interesante dhe duket se bota e internetit i ka përshirë të gjithë, pa dallim. Në këtë takim nuk mund ta linim, ish- deputetin pa e pyetur për situatën politike dhe zgjedhjet që kemi përpara. Ndoshta kjo ishte një temë që kërkon një bisedë të veçantë më të, por përgjigja e tij ishte e prerë: “Vendi ndodhet përpara një ndryshimi të pushtetit..Kjo është një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.” 


Z. Bufi, një web për shtetin! Si lindi kjo ide dhe nga u ngacmuat? 


Si ide është e hershme. Ndoshta lidhet me eksperiencën e gjatë të punës sime në institucione të ndryshme të shtetit. Por edhe veprimtaria politike, në mënyrën se si e kam zhvilluar, ka qenë e lidhur më shumë me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të strukturave shtetërore sesa atë partiake. Sidoqoftë ato të dyja janë të lidhura me njëra tjetrën. Mbas kalimit në opozitë në vitin 2005, tek unë, procesi i reflektimit për mënyrën e qeverisjes, ka qenë vazhdimisht i pranishëm. Duke pasur edhe më tepër kohë në dispozicion, fillova të lexoj më shumë për politikat publike, që përbëjnë bazën e qeverisjes, si dhe për reformat e shtetit. Me këtë predispozicion si deputet, si në mazhorancë, ashtu dhe në opozitë, kam marrë pjesë apo kam drejtuar komisione të ndryshme parlamentare, veprimtari e të cilave ka qenë e lidhur me këtë tematikë. Në një farë mënyrë kjo eksperiencë u bë pjesë e preferuar e punës sime. Tashmë, e kam më të lehtë që këtë eksperiencë ta shkruaj, ta paraqes në formën e librit apo të një web-i. Në thelb, është e njëjta gjë. 


Cili është qëllimi i këtij projekti? 


Edhe unë kështu e kam konsideruar, si një projekt për të ndërtuar një platformë që jep shtetin në veprim. Katër kolonat e kësaj platforme janë Institucionet Publike, Politikat Publike, Administrata Publike dhe Financat Publike, të cilat shihen si ingranazhe të një mekanizmi funksionues, të një procesi të quajtur qeverisje. Këtu theksohet ideja se funksionimi normal i shtetit kërkon sinkronizimin e mekanizmave që përbëjnë makinën e shtetit. Sa herë lindin "kriza", tregon që ky mekanizëm është i bllokuar, apo nuk punon siç duhet. Për këtë shërbejnë reformat. Qeverisja realizohet përmes politikave publike që bën Shteti. E thënë ndryshe, Politikat publike janë Shteti në veprim. Kjo është dhe qasja kryesore e “ShtetiWeb”, të paraqesë një shtet në veprim. Dua të theksojë këtu se politikat publike dhe reformat përbëjnë pikat më të dobëta dhe problematike të mënyrës se si qeveriset shteti sot. Ato janë ende shumë larg standardeve të gjithëpranuara për mirëqeverisjen. 


Thatë që ishte një ide e hershme, por sa kohë u desh që ta bënit reale atë? 


Nëse ideja ishte e hershme, puna për ta realizuar atë deri në këtë moment është 6 muaj. Por, Webi nuk është si libri, për të cilin data e botimit konsiderohet si data e përfundimit të librit. Web-i nuk ka datë përfundimi. Ai është vazhdimisht në funksionim, në rifreskim, ashtu si shteti; mund të funksionojë mirë apo keq kjo është një çështje tjetër. Për mua web-i është në momentin fillestar. 


Si është i ndërtuar ai dhe çfarë informacioni të jep? 


I gjithë informacioni burimor është i strukturuar sipas kategorive, nënkategorive dhe rubrikave, dhe paraqitet në katër forma. 1-Në skedat (apo fishat), të përgatitura dhe formuluara nga “Shtetweb” në formë enciklopedike. Çdo skedë është e pajisur me shumë lidhje (linke) që të çojnë në ëebsite të tjera shpjeguese, në legjislacionin e referuar, në dokumente të tjera plotësuese, në biografitë e autorëve apo personaliteteve të cituara. 2-Në analizat dhe opinionet e publikuara në internet dhe të përzgjedhura nga “Shtetiweb”. Ky informacion është i lidhur me një kategori (ose nën-kategori) të caktuar dhe shfaqet automatikisht në rubrikën Plus, sapo klikohet kategoria (ose nën-kategoria) në fjalë. 3- Në dokumentet zyrtare, si strategjitë, programet, studimet, të dhënat statis- tikore, përfshirë legjislacionin përkatës, që lidhen me politikat publike dhe reformat e ndryshme të shtetit, të cilat janë të vendosura në Librarinë e faqes, dhe janë sistemuar sipas Dosierve të posaçëm, të krijuar për këtë qëllim. 4- Leksionet të autoriteteve akademike në fushat dhe disiplinat teorike që mbulon “Shtetiweb”, ato do të plotësohen së shpejti me desertacionet apo doktoraturat e lidhura me temën e shtetit. 


Në këto momente që po flasim, çfarë ngarkese ka ky Web. Sa është numri i tyre në memorien e websitit? 


Në këtë moment fillestar numri i materialeve të futura në memorien e websitit është mbi 1100. Synimi është që përmes përditësimit dhe plotësimit, volumi i këtij materiali të vazhdojë të pasurohet duke ruajtur cilësinë, objektivitetin, pa-anshmërinë dhe profesionalizmin. 


Pra, do të jetë një faqe që do të rifreskohet herë pas here? 


Të gjitha materialet që përmenda do të jenë në një proces të vazhdueshëm rifreskimi dhe plotësimi. Por dy do të jenë synimet kryesore të “Shtetiweb” për të ardhmen, Politikat Publike dhe Reforma e Shtetit. Nëpërmjet projekteve do të synohet të realizohet memorizimi i të gjithë dokumentacionit përkatës që nga viti 1991, dhe pas sistemimit, klasifikimit dhe dixhitalizimit, të bëhet vendosja e tyre online. Gjithashtu nëpërmjet forumeve dhe rrjeteve do të bëhet e mundur përfshirja e figurave profesioniste nga fushat e politikës, bota akademike dhe shoqëria civile në diskutimin dhe përgatitjen e dokumenteve për politikat dhe reformat e shtetit. 


Z. Ylli, cila është lidhja juaj me teknologjinë? Pse nuk preferuat ta sillnit në një libër? 


Unë nga formimi universitar jam teknolog, jo i informatikës, por i inxhinierisë kimike. Jam shumë i pasionuar pas teknologjive të reja të informacionit. Ky pasion i veçantë ndikoi në marrjen e vendimit për "një libër apo një web". Web-i ka avantazhe të mëdha kundrejt librit sidomos për interaktivitetin. Lidhjet të krijojnë mundësi të mëdha për të përfshirë informacione kaq të ndryshme dhe të shumta. Gjithashtu webi përditësohet dhe plotësohet me informacione në mënyrë më të shpejtë dhe komode. Është një fakt që në saj të internetit web-et kanë fituar terren përkundrejt librave. E-book është një formë e ndërmjetshme, megjithatë libri vazhdon të jetë i pa zëvendësueshëm për rolin e tij. Ndoshta një ditë “Shtetiweb” mund të marri edhe formën e një libri. Libri "Tempulli i demokracisë" që botova vitin e kaluar më dha një kënaqësi të veçantë. 


Cili ishte mendimi i të ftuarve në atë tryezë. Mund ta quajmë këtë një medium për intelektualët? 


Pjesëmarrja dhe vlerësimet ishin mjaft inkurajuese, por jo vetëm e tyre. Megjithëse “Shtetiweb ka vetëm pak ditë që është online, numri i vizitorëve po rritet mjaft. Kam shumë telefonata vlerësuese. Besoj se kjo faqe interneti do të ketë vendin e vet në këtë rrjet të madh të informacionit, si një faqe e specializuar në një tematikë të veçantë, por të rëndësishme, siç është ajo e shtetit. 


Një mendim për fushatën dhe zgjedhjet që kemi përpara? 


Ajo që mund të them tani është vetëm se vendi ndodhet përpara një ndryshimi të pushtetit. Kjo është një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit. Nuk është një ndryshim i rastit, e theksoj se është një domosdoshmëri që duhet të ndodhi.


Shtoni një koment
12 Komente
weber
O Bufi bej nje web virus si te heqim salen se po fitoj prap ne 5 vitet e ardhshme sdo te ket me shtet shqiptar, e cna duhet e kaluara kur skemi te ardhme
Vlora
Cila eshte adresa e kesaj websiti o shoqja gazetare?
Mark uk
Ylli Bufi mbahet mend per thenjen e tij ne parlament se populli ka vetem 6 dite buke.Mbrenda 24 oresh me dhetra rezerva shtetit u thyen,bile pati edhe shume viktima.Duhet te hapet proces gjyqsor per ket krim qe ka bere.
Lui
http://shtetiweb.org/
Pa Emër
Mark, per ty eshte me mire te mbahen njerzit sic mbahen tani? atehere kur ishte ylli bufi, politikanet s ishin aq te rrahur sa jane tani qe mund te genjejne ne sy...ylli bufi ishte ekonomist, vendosur ne post as an emergency!
Mark uk
pa emer:Politikanet dihet se rrejn dhe njerzit ju besojn,kjo eshte e verteta.Ju thuani se Bufi nuk ishte politikan kjo eshte me keq.Ju pyes ju se pse e beri ket gaf[krim ma e sakt]ce shtyni.Pergjigjeja eshte kjo destabilizimi i vendit per ti ulur vlerat pluarizmit qe sa kishte fillar,dhe me zhduk dokumentat e krimeve te shokve te tij komunist.
Pa Emër
Edhe dy dite buke na ka mbetur
Pa Emër
Edhe dy dite buke na kane ngelur...
ACARI
ky eshte bythq,,ri me i madh qe njof une
megi
Ylli bufi njohes i teknologjise, ha..ha.hha. Tani po pergaditen listat per deputet dhe Ylli kerkon te marre nje karrike per te vjedhur se nuk i kaftojne ato qe ka vjedhur kur ishte ne pushtet.
Edi Rama ka bere shume gabime si lider i PS, por fakti qe largoi mostrat e tipit Ylli bufi ka bere shum, shume mire.
MEGI
megi
Ylli bufi njohes i teknologjise, ha..ha.hha. Tani po pergaditen listat per deputet dhe Ylli kerkon te marre nje karrike per te vjedhur se nuk i maftojne ato qe ka vjedhur kur ishte ne pushtet.
Edi Rama ka bere shume gabime si lider i PS, por fakti qe largoi mostrat e tipit Ylli bufi ka bere shum, shume mire.
MEGI
dani
Nuk e di o zonja o zonjusha megi, ne ka vjedhur ylli bufi apo jo apo po i lutet rames per nje karige per tevjedhur perseri ( ja cfare kulture kemi ne si popull kur komentohen lajme qe nuk kane fare karakter politik apo vec me ofendu edhe ne lajme kulturore jemi te prishur ne zemer) veq nje gje e them eshte nga te paktet ish politikan qe kur Rama rinovoi stafin e PS nuk shkoi per karige me kokmadhin por kaloi ne jete private. te faleminderit.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 3 =